LIVE UPDATES
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

Në qendrën shëndetësore të Gjoricës, mjeku Telmond Veliu thotë se i ka dhënë shërbim të ndjerës, por skedën nuk ia bënte dot pasi nuk e kishte paciente. Ai thotë se e ka pajisur me një vërtetim që e moshuara ka ndërruar jetë. Sipas mjekut, skeda e vdekjes do një numër dhe një kod që ka pasur pacienti i cili duhet të figurojë në vendbanim.

1 Korrik 2025, 21:12 Nga M.B
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”,
Foto nga emisioni

BULQIZA- Muhamet Koçi nga Bulqiza tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan që nëna tij ka ndërruar jetë më 2 shkurt 2025, por nuk e çregjistrojnë pasi pasaportizimi i saj figuron në Xhafzotaj, ndërkohë që ajo ka marrë marrë shërbim mjekësor në Gjoricë të Bulqizës ku edhe jetoi deri në fund.

Muhamet Koçi: Me datë 2.2.2025 mua më ka ndërruar jetë nëna. Ka ndenjur në Xhafzotaj, pasi djali i vëllait u largu në emigrim. Nëna u kthye te unë në fshat, fshati Çernec i komunës Gjoricë, Bulqizë, e ka banuar me mua. Kam shku në Xhafzotaj për të bërë çregjistrimin e nënës. Ato më shpjeguan,që gjoja duhet të kisha hapur një kartelë te qendra shëndetsore në Xhafzotaj, unë në fakt nuk kam hapur. Nëna, lejen e banimit, e ka pas në Xhafzotaj, shërbimet ia ka bërë mjeku i familjes atje në fshat.

Gazetarja: Ndërkohë ju skedën e vdekjes nuk arritët ta merrnit për çfarë arsyeje?

Muhamet Koçi: Për arsye se atje në Xhafzotaj nuk kisha kartelë të hapur, në Gjoricë nuk kishte lejen e banimit edhe kështu, unë nuk e mora askund.

“Stop” provoi edhe në varreza se e ndjera Fatime Koçi kishte ndërruar jetë.

Gazetarja: E konfirmon që është kjo, Muhamet?

Muhamet Koçi: Po, po e sigurt, ka dy kurora, një te këmbët, një te koka.

Gazetarja: Është në krah të Rrahman Koçit?

Muhamet Koçi: Po, është babai.

Gazetarja: Këtu keni varrosur nënën.

Muhamet Koçi: Nënën.

Në qendrën shëndetësore të Gjoricës, mjeku Telmond Veliu thotë se i ka dhënë shërbim të ndjerës, por skedën nuk ia bënte dot pasi nuk e kishte paciente. Ai thotë se e ka pajisur me një vërtetim që e moshuara ka ndërruar jetë. Sipas mjekut, skeda e vdekjes do një numër dhe një kod që ka pasur pacienti i cili duhet të figurojë në vendbanim.

Punonjësja: Është në Peshkopi në mbledhje.

Mjeku Telmond Veliu: Unë jam.. kemi një vdekje!

Gazetarja: Ngushëllime! Ne i kemi shërbyer dhe kaq.

Gazetarja: Të ka ndërruar jetë një pacient në zonën që ti mbulon me shërbim. Nuk ka pasaportizimin këtu, ka pasaportizimin këtu, është histori tjetër. Skeda e vdekjes lëshohet nga mjeku i qendrës shëndetësore, mjeku i urgjencës, nga çdo lloj mjeku, mjafton të bëhet shkaku i vdekjes.

Mjeku Telmond Veliu: Po pra po, pikërisht ne i kemi dhënë një vërtetim, për të cilin…

Gazetarja: Po me vërtetim nuk çregjistrohet njeriu!

Mjeku Telmond Veliu: Epo tani, skeda e vdekjes do dhe një numër, do dhe një kod, që ti e ke pasur atë pacientin. Ne vërtetojmë, aq sa dimë. Më kupton? Sepse skeda e vdekjes është për çregjistrim. Si ta plotësojmë skedën e vdekjes, kur nuk e kemi në vendbanim?

Gazetarja: Po ka ndërruar jetë pacienti!

Mjeku Telmond Veliu: Prandaj i kam dhënë një vërtetim që ka ndërruar jetë.

Në njësinë Xhafzotaj, aty ku e ndjera ka gjendjen civile, Fatime Koci figuron e gjallë pasi e vetmja mënyrë për çregjistrim është me skedën e vdekjes. E vetmja zgjidhje për të çregjistruar Fatimen është gjykata që duhet të provojë vdekjen e saj./TV Klan

bulqiza

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron