44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Harta e anomalive të temperaturës së ajrit, e publikuar nga Copernicus Climate Change Service, e vendos territorin shqiptar kryesisht në zonën rreth 1 deri në 2 gradë Celsius mbi mesataren e qershorit për periudhën 1991–2020.

TIRANË- Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave mbi normalen që mbuloi pjesën më të madhe të Europës, duke paralajmëruar një fillim vere më të nxehtë.
Harta e anomalive të temperaturës së ajrit, e publikuar nga Copernicus Climate Change Service, e vendos territorin shqiptar kryesisht në zonën rreth 1 deri në 2 gradë Celsius mbi mesataren e qershorit për periudhën 1991–2020.
Kjo është një përllogaritje e përafërt vizuale nga shkalla e ngjyrave të hartës dhe jo një statistikë kombëtare e publikuar veçmas për Shqipërinë.
Ngrohja është më e dallueshme në zonat e brendshme dhe veriore të vendit, ndërsa përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon treguesi paraqitet më i moderuar.
Por pavarësisht këtyre luhatjebve asnjë pjesë e Shqipërisë nuk shfaqet qartësisht në territor me temperatura nën mesataren klimatike.
Pozicionimi i vendit në hartë e lidh Shqipërinë me të njëjtin model të ngrohtë që përfshiu Italinë, pjesën perëndimore të Ballkanit dhe një segment të gjerë të Mesdheut.
Sinjali për Shqipërinë ishte pjesë e një tabloje shumë më të gjerë evropiane. Temperatura mesatare mbi tokën evropiane arriti në qershor 19.14 gradë Celsius, ose 1.78 gradë mbi mesataren e viteve 1991–2020.
Ky ishte qershori i dytë më i nxehtë i regjistruar në Evropë në bazën e të dhënave ERA5, pas rekordit të vitit 2019.
Tetë nga nëntë muajt qershor më të nxehtë të Evropës janë regjistruar që prej vitit 2019, një tregues i përshpejtimit të trendit të ngrohjes. Europa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar, e nxitur nga një valë intensive të nxehti gjatë gjysmës së dytë të muajit.
Temperatura mesatare në rajon ishte 3.06 gradë mbi normalen, duke kaluar rekordin e vendosur vetëm një vit më parë. Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe vendet e Beneluksit regjistruan në disa zona anomali mujore prej 3 deri në 5 gradësh mbi mesataren.
Në pjesën më të madhe të Europës, temperaturat mujore qëndruan mbi normalen, ndërsa kushte më të freskëta u shfaqën kryesisht në Rusinë perëndimore dhe në pjesë të Turqisë. Në nivel global, qershori 2026 ishte qershori i dytë më i nxehtë në historikun e matjeve të Copernicus.
Temperatura mesatare globale arriti 16.54 gradë Celsius, ose 0.56 gradë mbi mesataren e periudhës 1991–2020. Ajo ishte gjithashtu rreth 1.39 gradë mbi nivelin e vlerësuar paraindustrial të viteve 1850–1900.
Sipërfaqja e oqeaneve jashtë rajoneve polare shënoi temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë për një muaj qershor. Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit arriti 20.86 gradë Celsius, duke kaluar me një diferencë të vogël rekordin e qershorit 2024.
Edhe Deti Mesdhe u rendit mes rajoneve me ujëra shumë më të ngrohta se normalja, një zhvillim me rëndësi të drejtpërdrejtë për vendet bregdetare si Shqipëria.
Të dhënat tregojnë se rekordet klimatike po shfaqen me intervale gjithnjë e më të shkurtra.
Për Shqipërinë, harta e qershorit nuk tregon anomali aq ekstreme sa në Europën Perëndimore, por e vendos vendin qartësisht në anën e ngrohtë të ndarjes klimatike./Monitor.al
TIRANË- Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tku...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet ...
Edmond Sula TIRANA- Personi që po shihni në foto është Edmond Sula, 50-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarr...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. T&...
Foto ilustruse SARANDA- Policia ka arrestuar këtë mbrëmje një43-vjeçar në Sarandë, pasi ka goditur me sende ...
Pedagogu TIRANA- Një pedagog ka deklaruar këtë mbrëmje se ka punuar më parë te RENEA, por ka dhënë dor&e...
I riu nga Kukësi TIRANA- Një i ri i cili kishe ardhur nga Kukësi tha se etërit e tyre vranë në litar poetin Havzi Nela. ...
Banorja e Durrësit TIRANA- Një qytetare e cila kishte ardhur nga Durrësi enkas për protestën tha se Berisha gjatë pushetit t&...
Profesor Lush Susaj TIRANA- Në kryeqytet po zhvillohet protesta e 43-të rradhazi, ndërsa njëri nga folësit ka qenë edhe profe...
Andi Tepelena TIRANA- Policia nisi pak ditë më parë një hetim policor për personat të cilat kanë lënë rev...