Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Hetimet për rastin në fjalë nisën mbi bazën e kallëzimit të firmës Gjoka e Rrok Gjokës, e cila pretendonte se ishte skualifikuar padrejtësisht nga tenderi i rrugës Kardhiq Delvinë. Por, atëkohë argumenti ishte se kompania Gjoka kishte paraqitur një dokument me të dhëna të rreme, sipas të cilit kishte kryer 70 për qind të punimeve të njërit prej tuneleve të rrugës së Arbrit.
TIRANË- Pas Sonila Qatos, ish-drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Elona Gogos, ish kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, SPAK merr të pandehur për shkelje të barazisë në tendera për lotin 7 të rrugës Kardhiq Delvinë edhe tetë persona të tjerë zyrtarë të tjerë, ndërsa po heton dy kompanitë fituese dhe administratorët e tyre.
Referuar dosjes hetimore, Erdit Salillari ixhinier gjeodet do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. E njëjta akuzë është ngritur edhe ndaj të pandehurve, Armir Pahumi, Miranda Shkurtit dhe Nikollaq Mihalit. Simon Prendi me profesion inxhinier hidroteknik Arbër Troka, inxhinier gjeodet, akuzohen për “falsifikim dokumentesh”, shkelje të barazisë në tendera”. Ndërsa Almir Hoxhaj, Arjana Hasani, akuzohen për “falsifikim dokumentesh”.
Hetimet për rastin në fjalë nisën mbi bazën e kallëzimit të firmës Gjoka e Rrok Gjokës, e cila pretendonte se ishte skualifikuar padrejtësisht nga tenderi i rrugës Kardhiq Delvinë. Por, atëkohë argumenti ishte se kompania Gjoka kishte paraqitur një dokument me të dhëna të rreme, sipas të cilit kishte kryer 70 për qind të punimeve të njërit prej tuneleve të rrugës së Arbrit.
Sonila Qato me autoritetin e drejtoreshës së rrugëve ngriti një grup pune të inspektonte punimet dhe ata dolën në përfundimin se dokumenti ishte i falsifikuar. Por grupi I ekspertëve që përpiloi raportin tashmë akuzohen për falsifikim të dokumenteve.
Në dosjen e SPAK thuhet gjithashtu se nën hetim janë vënë dy kompanitë “Vëllezërit Hysa” shpk dhe “Sulova ndërtim prodhim” shpk si dhe ortakët e aksionerët e këtyre shoqërive, Agron Hysa dhe Elton Musta. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Të pandehur:
Sonila Qato, ish drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;
Erdit Salillari, inxhinier gjeodet (topograf). Akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;
Elona Gogo, akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;
Simon Prendi, inxhinier hidroteknik. Akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, shkelje të barazisë në tendera”.
Admir Pahumi, jurist. Akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;
Miranda Shkurti, akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;
Nikollaq Mihali, akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;
Arbër Troka, inxhinier gjeodet. Akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, shkelje të barazisë në tendera”.
Almir Hoxhaj, arkitekt. Akuzuar për “falsifikim dokumentesh”.
Arjana Hasani, akuzuar për “falsifikim dokumentesh”.
Nën hetim:
Agron Hysa
Elton Musta
Shoqëria “Vëllezërit Hysa” shpk
Shoqëria “Sulova ndërtim prodhim” shpk
Marrë nga BW
Lefter Koka TIRANË- Është shtyrë sërish seanca në gjyq ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet pas h...
GjERMANI- Një 37- vjeçar është arrestuar sot nga policia fedrale në Gjermani. Sipas mediave gjermane, shqiptari është arr...
Arma e zjarrit KAMËZ- Fatmir Musteqja, 39 vjeç është personi që vuri në panik Kamzën një natë më par&eu...
Foto Ilustruese VLORË- Një efektiv policie në Vlorë është dhunuar nga një grup të rinjsh dhe ka përfunduar n&e...
Policia e Tiranës TIRANË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën në...
Tërmeti, Durrës DURRËS- Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshëm 4 persona ndërsa 3 të tjerë janë d&eu...
Xherxh Laçi TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi, radikalisti 52-vjeçar që kishte burgosur gruan e dy fëmijët e tij pë...
Shfrytëzonin fëmijët dhe nipërit për të lypur, 11 të proceduar...
Ilir Turja TIRANË- Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Duurës Ilir Turja është shkarkuar nga detyra. Vendimi u m...
Besnik Simoni LEZHË- Kanë përfunduar hetimet për përplasjen me armë zjarri në prill të këtij viti në Kall...