31 Maj 2025, 12:14
Nga M.L
Foto ilustruese
KORÇË- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar të fus kontrabandë në vendin tonë dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore. Mësohet se gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, iu gjetën dhe sekuestruan 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat ishin të fshehura në automjet.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kapshticë, Korçë/ Tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore, kapet në flagrancë dhe arrestohet 48-vjeçari. Sekuestrohen mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetin që drejtonte. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar një automjet me drejtues shtetasin S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat shtetasi S. L. tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”. Mallrat e konstatuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Aktualitet
31 Maj 2025, 12:11
M.L
Erkid Kazazi
DURRËS- Personi që shihni në foton e mësipërme është autori i dyshuar për plagosjen e 36-vjeçar...
Aktualitet
31 Maj 2025, 11:54
Foto
TIRANË- Në Gramsh, një grup fëmijësh u shtruan në spital me simptoma helmimi. Të gjithë kishin një pik&eu...
Aktualitet
31 Maj 2025, 11:32
N.F
Fshati Hardhishtë
SHIJAK- Mëngjesin e sotëm fshati Hardhishtëështë "zgjuar" nën pushtetin e tymit dhe zjarrit. Edhe sot ...
Aktualitet
31 Maj 2025, 11:36
M.L
TIRANA- Drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi duket se nuk është shqetësuar nga vendimi i GJKKO-së për ta d&e...
Aktualitet
31 Maj 2025, 11:14
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-v...
Aktualitet
31 Maj 2025, 10:59
N.F
Foto
KUKËS- Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Kukës -Milot. Raporto...
Aktualitet
31 Maj 2025, 10:47
N.F
Foto
DURRËS- Autori i dyshuar i plagosjes së 36-vjeçarit, Arber Gorgeja është identifikuar disa orë pas ngjarjes. Ai&n...
Aktualitet
31 Maj 2025, 10:44
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona për veprën penale ...
Aktualitet
31 Maj 2025, 10:35
M.L
Foto ilustruese
FUSHË MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot ditën e sotme. Mësohet se një...
Aktualitet
31 Maj 2025, 10:04
N.F
Armet
SHIJAK- Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Shijak. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi në...