All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve

Në një njoftim zyrtar, AKU bën me dije se mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ.

31 Maj 2025, 11:54 Nga DOSJA
Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i
Foto
All - Paragraf - 1

TIRANË- Në Gramsh, një grup fëmijësh u shtruan në spital me simptoma helmimi. Të gjithë kishin një pikë të përbashkët: kishin ngrënë në të njëjtin kopësht. Por në vend të alarmit dhe transparencës, institucionet zgjodhën heshtjen. Çfarë fshihet pas këtij helmimi masiv, që nuk ndodhi në hije, por në dritën e diellit, në tryezën e ushqimit të fëmijëve?

‘Hermetizmi’ i kësaj çështjeje, sa të rëndë aq edhe të pandëshkueshme, nis që në momentin e raportimit, lajmi për helmimin e fëmijëve pa dritën e publikimit katër ditë pasi fëmijët ishin shtruar në spital. Përse duhej të kalonin katër ditë që një lajm i tillë të merrte vëmendje publike?

Heshtja nga institucionet

ZËRI nisi kërkimet e njëpasnjëshme, duke përfshirë këtu edhe spitalin e Gramshit, që mohuan në mënyrë kategorike shtrimin e fëmijëve.

“Kanë ardhur dy fëmijë, vetëm dy fëmijë me simptoma të lehta dhe kanë ikur në banesën e tyre pas mjekimit. Nuk di më shumë,”- tha një nga mjeket që u përgjigj në telefon kur u kontaktua nga redaksia e ZËRI.

Kërkesës për të ditur më shumë të dhëna, nuk iu përgjigj askush. Nga ana tjetër, vetë drejtoresha e spitalit Greta Lena, në një prononcim për Report TV tha se në total ishin paraqitur tre fëmijë me të vjella, diarre, ethe dhe temperaturë.

“Fillimisht në urgjencë është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë. Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele. U krye menjëherë dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit dhe në vijim të paktën në spital nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma,”- tha Lena.

Që këtu lind pyetja e parë, ishin dy apo tre fëmijë?

Ushqimi i foshnjave, në dorën e të dënuarve për vjedhje tenderash

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i

Në orët në vijim, u raportua dhe emri i kompanisë që kishte fituar tenderin dhe kishte marrë përsipër të furnizonte kopshtet dhe çërdhet e Gramshit me ushqim cilësor. Bëhet fjalë për “Nelsa Sh.P.K.”, një kompani e zotërua nga Elsa Kamberi Balla, por që problemet me ligjin i ka të hershme. Në 2016, ‘Nelsa’ u përfshi në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit me ushqimin e të burgosurve. Në 2025, ushqen fëmijët e kopshteve publike. Goxha ngritje në hierarkinë e tenderimeve publike.

Pronari i “Nelsa shpk”, Nexhmi Balla rezulton i dënuar për korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike.

“Nelsa shpk” rezulton të jetë aktualisht në pronësi të Elsa Kamberi (Balla), por themelues dhe pronar fillestar është babai i saj, Nexhmi Balla, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 11 Korrik 2016, Policia e Shtetit arrestoi biznesmenët Ylber Kalaja, Nexhmi Balla dhe Shemsi Sinani, pasi Prokuroria për Krime të Rënda kishte zbuluar një rast korrupsioni në tenderët e ushqimeve për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku ishin përfshirë kompanitë e tyre “Vllaznimi” (sot, “Dajti Park 2007”); “Nelsa” dhe “M.B Kurti” (sot “Sinan Trading”).

Së bashku me biznesmenët, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan në atë kohë edhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi. Administratorët e kompanive "Dogel", "Vllaznia", "M.B.Kurti" dhe "Nelsa", konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime. Asakohe Gjykata dha dënimin me tre vite burg për administratorët. Pas skandalit Balla i kaloi pronësinë dhe drejtimin e kompanisë vajzës së tij, Elsës.

Në lidhje me skandalin e radhës, Elsa Kamberi Balla, administratorja e “Nelsa SHPK”, u shpreh e gatshme për ZËRI-n të vendosë dhe në dispozicion analizat e kontrollit të produkteve që ofron në kopësht, por në ditët në vijim nuk u bë më e gjallë.

Bashkia Gramsh

Të gjendur në këto rrethana, ZËRI kontaktoi dhe me Bashkinë Gramsh në mënyrë zyrtare, via e-mail. Në përgjigje zyrtare, kryebashkiaku Besion Ajazi, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga vetë prindërit dhe alarmit në media, u mjaftua duke thënë shkurt: Helmimi nuk është vërtetuar ende që ka ardhur nga ushqimi!

Protesta e vakët

Deklaratat e prindërve rrëzonin një nga këto të gjithë institucionet. Ata flisnin me radhë dhe tregonin se në spital ishin përballur me shumë fëmijë të sëmurë kur kishin dërguar të vegjlit e tyre për tu mjekuar. Ata gjithashtu publikuan dhe rezultatet e analizave paraprake në media, ku flitej për praninë e bakterit të salmonelës.

Të gjithë ishin të qartë që një grup fëmijësh që jetojnë në Gramsh dhe janë helmuar, i bashkonte vetëm një pikë: ushqimi në kopësht!

Vetëm institucionet përkatëse nuk e kishin kuptuar ende një gjë të tillë.

Por, mes prindërve ndihej dhe presioni. Madje njëri prej tyre, ku u pyet nga gazetarët se përse ishin të paktë në numër, foli për frikëra të largimeve nga puna.

E gjitha kjo për të mos ndëshkuar përgjegjësin që helmoi fëmijët!

Sot, kur ka kaluar thuajse dy javë nga helmimi, nuk ka ende një fajtor të cilit ata prindër që shtruan fëmijët në spital, t’i kërkojnë llogari.

Zyrtarisht, deri më tani, është bërë me dije se shkak për helmimin janë bërë vezët e konsumuara në kopësht, por as këto nuk ka qenë të kontaminuara. ‘Helmimi’ i tyre ka ndodhur në kopshtin që frekuentohej nga fëmijët, në mënyrë të pashpjegueshme.

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i

Në raportimet e sotme u fol për një kompani me seli në Shkodër, që furnizonte me vezë kopshtin në fjalë përmes “Nelsa sh.p.k” por emri i ka mbetur mister.

Madje në njoftimin më të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, e shfajëson totalisht duke dalë në përfundimin se vezët e konsumuara nga fëmijët në kopshtin publik nr.1 në Gramsh, janë kontaminuar në ambientet e vetë kopshtit.

Në një njoftim zyrtar, AKU bën me dije se mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).

Ndërsa mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp. Për rrjedhojë, sipas AKU, nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).

Në fund AKU shton dhe se kushdo që bën deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.

Në fakt, i gjithë ky rrugëtim, të vetmit njerëz që ka bërë ‘me faj’ për këtë helmim masiv, janë ose kuzhinierja e kopshtit në Gramsh, nëse ka, dhe nëse jo, edukatorët që kanë gatuar vezët.

Si mund të kontaminohen vezët?

Vezët mund të kontaminohen me salmonelë në disa mënyra:

1. Kontaminimi nga brenda (transovarial). Kjo ndodh kur pulat janë të infektuara me bakterin Salmonella enteritidis. Bakteri mund të kalojë nga vezorja ose traktin riprodhues i pulës direkt në të verdhën ose të bardhën e vezës para se të formohet guaska. Pra, veza lind e kontaminuar, edhe nëse guaska është e pastër dhe nuk ka dëmtime.

2.  Kontaminimi nga jashtë (përmes guaskës)

Veza mund të kontaminohet pas daljes nga trupi i pulës, kur guaska e saj prek: feçet e infektuara të pulës (zakonisht në ambiente me higjienë të ulët), sipërfaqe të ndotura si kuti vezësh ose duar të papastra. Guaska e vezës ka mikropore, dhe nëse veza lahet gabimisht ose ruhet në kushte të lagështa dhe të nxehta, bakteret mund të penetrojnë përmes poreve në brendësi.

Rreziqe të rritura për kontaminim:

• Pula të rritura në kushte industriale të dendura dhe pa kontroll veterinar.

• Mungesë higjiene gjatë grumbullimit dhe paketimit të vezëve.

•  Thyerje e guaskës ose çarje që lejon bakteret të futen brenda.

•  Mosruajtja në frigorifer, sidomos pas larjes së vezëve.

Cila nga këto ka ndodhur me vezët që kanë konsumuar fëmijët në Gramsh?

Prindërit meritojnë ta dinë shkaktarin që u shtroi fëmijët në spital për ditë me radhë dhe në rast se emri i kësaj kompanie furnizuese, siguria e të cilës mund të ketë çaluar në një nga hapat e mësipërm, duke përjashtuar infektimin e pulave bazuar në njoftimin e AKU-së, është kaq i 'shenjtë', hetimet duhet të nisin dhe në media duhet të ketë një njoftim zyrtar për këtë çështje, qoftë edhe me inicialet e shoqërisë.

Mbrojtja e emrit të një kompanie, i takon vetëm asaj, institucioneve u takon transparenca!

Sepse kjo çështje nuk ka më të bëjë thjesht me salmonelën dhe një rast të izoluar. Ka të bëjë me fëmijët tanë, me mbrojtjen që po i bëhet përgjegjësve dhe jo viktimës. Dhe nëse për një drekë kopështi askush nuk mban përgjegjësi, atëherë çfarë garancie kemi për të nesërmen që troket?/ZËRI

 

helmimi i femijeve ne gramsh


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta