LIVE UPDATES
Aktualitet

Tentoi të vriste me armë pronarin e hotelit, lirohet nga qelia reperi i "Hellbanianz”

Vendimi për të është marrë që në korrik të këtij viti

22 Shtator 2023, 14:18 Nga A.B
Tentoi të vriste me armë pronarin e hotelit, lirohet nga qelia reperi
VINZ

TIRANË- Është liruar reperi Ervin Selita, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin ‘Vinzi’. Vendimi për të është marrë që në korrik të këtij viti por për shkak të interesimit të mediave Prokuroria ka dhënë sot njoftimin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 02.02.2022 rreth orës 02:00 nga salla operative Tiranë është marrë njoftim se në lagjen e quajtur “Vilat Gjermane”, në fillim të rrugës “Tre Vëllezërit Kondi”, Tiranë kishte një konflikt mes disa shtetasve, konflikt i shoqëruar edhe me përdorimin e armëve të zjarrit. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E.S, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 302, datë 08.02.2023 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.A.S. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i K. Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E. A. S. për kryerjen e veprës penale “Prishja e qetësisë publike” të parashikuar nga neni 274/1 i K.Penal, dhe, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.


Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurin E. A. S. me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit E. A. S. i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin E. A. S. fillon nga dita e arrestit, më datë 05.02.2022 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, prova materiale sekuestruar sipas procesverbalit datë 02.02.2022 për efekt të procedimit penal Nr. 919 të vitit 2022, të asgjësohen.

Shpenzimet proçeduriale hetimore dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 (pesëmdhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Çështja në apel u shqyrtua vetëm mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri E.S., që kërkoi:

Ndryshimin e vendimti Nr. 302, datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në paragrafin 5 të dispozitivit të vendimit dhe konkretisht:

pezullimin e ekzekutimit të dënimit, për pjesën e mbetur prej 1 vit e 9 muaj (21 muaj) burgim për të pandehurin E.S, sipas dispozitave të nenit 59 të K. Penal, si dhe urdhërimin që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të vihet në provë, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në përfundim të gjykimit, më datë 17.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Dritan Hasani dhe anëtar Znj. Emona Muçi dhe Z. Genti Shala, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit Nr. 302, datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me këtë ndryshim;

-Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit E. S., në provë për një periudhë prej 3 (tre) vjet;

-Urdhërohet i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit E. S., nëse nuk mbahet për shkaqe të tjera të ligjshme.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

ervin selita

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën