LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ikni ore...”/ DOSJA e plagosjes së efektivit, 42-vjeçari po pinte cigare, 'Keli' qëlloi me armë nga sipër, berberi e identifikoi

Vëllai i autorit përpara hetuesve ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar nga nëna e tij, e cila e ka lajmëruar se ka ardhur policia në banesë dhe se duhet të shkonte atje. Referuar hetimeve mësohet se pas plagosjes polici është dërguar në spital nga dy kolegë të tij dhe shtetasi Altin Durma, pronar i një lokali, ku ndodhi dhe ngjarja.

22 Shtator 2023, 13:20 Nga A.B
“Ikni ore...”/ DOSJA e plagosjes së efektivit,
Autori dhe i plagosuri

TIRANË-Zbardhet dinamika e plagosjes së policit Edlir Alleshi dy ditë më parë në zonën e Kinostudios në Tiranë, i cili u qëllua me armë nga Klered Bozhanaj 42 vjeç. Sipas procesverbalit të grupit hetimor, kanë qenë dy patrulla të Shqiponjave që po patrullonin në zonën e Kinostudios rreth orës 18:50 pranë një kompleksi banimi.

Në një lulishte aty pranë ka qenë dhe Klered Bozhanaj, i cili sapo pa policët nisi të largohej. Efektivët vunë re sjelljen e dyshimtë dhe i kërkuan që të ndalonte.

Por Bozhanaj nisi të vraponte. Punonjësit e policisë i bën thirrje që të ndalonte, por 42-vjeçari Bozhanaj ju përgjigj duke ju thënë “ikni ore, më lini rehat”.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë ndaluar motorin për të kryer një verifikim në lidhje me këtë shtetas, por ky person u largua me vrap duke hyrë në shkallët e pallatit. Pas largimit me vrap nga qytetari punonjësi i policisë Edlir Alleshi ju vu nga pas duke e ndjekur nëpër shkallë, ndërsa të njëjtin veprim ka ndjekur edhe Ted Koldashi.

Pasi ka kryer disa metra është njoftuar nga kolegu i tij shtetasi Edlir Alleshi i cili i ka treguar se personi që ishin duke ndjekur ishte i armatosur. Gjatë ndjekjes nëpër shkallë të personit që po ndiqnin janë qëlluar me armë zjarri nga sipër po nga ky person.

Të ndodhur në këto kushte punonjësit e Policisë janë kthyer pas për tu siguruar  si dhe për të bllokuar hyrjen e pallatit. Në momentin që kanë dalë në hyrje të pallatit Ted Koldashi ka shkuar te lokali duke njoftuar klientët të largoheshin pasi kishte të shtëna me armë zjarri.

Gjatë kohës që ndodheshin para hyrjes së pallatit kolegu i vetë Edlir Alleshi i ka treguar se ishte plagosur, dhe menjëhere ka marrë kolegun bashkë edhe me dy kolegët e tjerë të cilët ishin afruar e kanë futur në makinen e shtetasit Altin Xhura dhe e kanë nisur për në Spital me qëllim “dhënien e ndihmës mjeksore”

Ndërsa autori është identifikuar nga shtetasi B.Ajazi. Ajazi me profesion berber është shprehur se rreth orës 11:30 autori ka shkuar me djalin e tij të mitur në berberahnen e tij ku është qethur. Pasi atij i janë treguar pamjet filmike, ai e ka identifikuar autorin si Keli, që sapo kishte ardhur nga Italia.

Ndërsa vëllai i autorit përpara hetuesve ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar nga nëna e tij, e cila e ka lajmëruar se ka ardhur policia në banesë dhe se duhet të shkonte atje. Referuar hetimeve mësohet se pas plagosjes polici është dërguar në spital nga dy kolegë të tij dhe shtetasi Altin Durma, pronar i një lokali, ku ndodhi dhe ngjarja.

Ne ambientet e spitalit të Traumës janë marrë faktorët plotësues të punonjësit të policisë të plagosur shtetasit Edlir Alleshi, si dhe jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale uniforma e punës te demtuarit ku tek jeleku, bluzja si dhe kanatierja e tij ka nje vrime hyrese tejshpuese në dukje e shkaktuar nga armë zjarri.

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë marrë faktorët plotësues të punonjësve Ted Koladashi, Sokol Mullaj dhe Ardion Shukullari për të cilat janë përpiluar vendimet përkatëse dhe janë dërguar për kryerjen e ekspertimeve.

Gjatë kontrollit në ambjetet e banesës shtetasi Klerent Bozhanaj nuk u gjet në banesë por vetëm familjarët e tij dhe nga kontrolli i ushtruar nuk u gjetën sende të kundraligjshme, por sende apo dokumenta personale që kanë të bëjnë me të./

edlir alleshi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit