“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
'Terroristët e Hamasit kanë vrarë, gra e fëmijë të pafajshëm'/ Von Der Leyen: BE është pranë Izraelit
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka dënuar terrorizmin ndërsa Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe të tjerët shprehën solidaritetin me Izraelin.
8 Tetor 2023, 17:23Nga a.l
Ursula Von Der Leyen
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka dënuar terrorizmin ndërsa Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe të tjerët shprehën solidaritetin me Izraelin.
“Sot, terroristët e Hamasit kanë goditur në zemër të Izraelit duke kapur dhe vrarë gra dhe fëmijë të pafajshëm. Izraeli ka të drejtë të mbrohet sot dhe në ditët në vijim. Bashkimi Europian është pranë Izraelit”, shkroi Ursula në X (ish-Twitter).
Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor - gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore. Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në konfliktin që vazhdon.
Ebrahim Raisi
IRAN- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka komunikuar me liderët e grupeve militante palestineze Hamas dhe Xhihadit Islamik (PIJ) pas zh...