LIVE UPDATES
Aktualitet

"Thotë nuk komentoj drejtësinë dhe te Limani nuk e kursen"/ Xama komenton deklaratat e Kryeministrit: Investitorët u ftuan, nuk erdhën

Gazetarja tha se sipas saj Kryeministri mban qëndrime kontradiktore lidhur me disa çështje dhe shton se investitorët u ftuan. 

21 Mars 2024, 23:06 Nga h.k
"Thotë nuk komentoj drejtësinë dhe te Limani nuk e
Foto ilustruese

TIRANË-Ola Xama gazetarja e ekonomisë ka komentuar deklaratat e Kryemnistrit mbrëmjen e sotme. Xama ka thënë se Rama është duke gënjyer, sipas saj që nuk komenton drejtësinë, kur disa ditë më parë e bëri. Gazetarja tha se sipas saj Kryeministri mban qëndrime kontradiktore lidhur me disa çështje dhe Xama thotë se investitorët u ftuan. 

"Kryeministri deklaroi se SPAK po mban të bllokuar një investim me vlerë 200 milion euro në portin e Marina Limionit në Sarandë. Se ku e gjeti këtë shifër duhet të na i sqarojë, sepse kontrata e miratuar me kompanitë Kastrati dhe Edil-Al është 1.37 miliard lekë, ose 13.4 milion euro. Tha se nuk komenton vendimet e drejtësisë, por në këtë rast nuk harroi të shtonte se xhepat e shqiptarëve (taksat e tyre) ishin në mëshirën e kompanive që ‘shyqyr zotit’ janë shqiptare sepse mund t’i drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Harroi të shtonte se një nga këto kompani është po ashtu në mëshirën e drejtësisë për pushtimin e tokës dhe ndërtim pa leje në zonën e parkut industrial në Porto Romano, apo se gjykata e Arbitrazhit mbron investitorët vetëm kur konstaton se ndërhyn politika dhe jo drejtësia (rasti Beccheti).

Ishte kontradiktor kur tha se ishte zgjedhur që porti tregtar në Porto Romano të ndërtohej me prokurim të fondeve publike që vepra dhe të ardhurat që vilen t’i mbeten shtetit, sepse i bie që nuk ka mbrojtur interesat e shtetit në rastin e koncesionit në rrugën Thumanë-Kashar ku kompania projekton të fitojë për vitet e kontratës afërsisht 1 miliard euro, ose të mirëmbajtjes së rrugës Milot -Morinë ku koncesionari ka kaluar prej kohësh skenarin bazë të fitimit e shumë të tjera të ngjashme.

E vërteta është se investitorët u ftuan, bankat u lutën, por nuk e gjeti njeri projektin fizibël, sepse nuk ka studim fizibiliteti. Nuk ka firmë serioze të vijë të investojë 400 milion euro pa patur këtë siguri, përveçse kur bën sikur investon, por përfundon duke i dhuruar nëpër restorante toka dhe ishuj në bregdet me marrëveshje xhentëlmenësh.

Tha se Shqipërinë bashkë me drejtësinë e re që po vepron e ka bërë Partia Socialiste, por fajin për urën e Kukësit që nuk ka përfunduar nuk e ka ajo, por PD që nuk e mbaroi për 8 vjet. Ndërkohë për 2 vjet që e nisi ndërtimin qeveria e PS në vitin 2003 dhe 10 vjet në pushtet që është vetë vitet e fundit, nuk gjen asnjë përgjegjësi. Ka frikë t’ia hedhë fajin dhe kompanive private që kanë shkelur prej vitesh kontratën.
Në fund e mbylli me tezën se shqiptarët nuk janë më të palumturit në rajon (siç kishim dalë të Indeksi Global i Lumturisë), por nuk kënaqen kurrë dhe mirë bëjnë.
Kjo ishte vetëm pjesa e parë…"

ola xama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj