LIVE UPDATES
Aktualitet

Skemë mashtrimi piramidale/ Arrestohet në Kosovë biznesmeni Ardit Kraja

Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovicës vendosi urdhër-arresti për 48 orë deri në momentin kur të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

21 Mars 2024, 19:16 Nga h.k
Skemë mashtrimi piramidale/ Arrestohet në Kosovë biznesmeni Ardit
Foto ilustruese

SHKODËR-Është arrestuar mbrëmjen e të martës në Kosovë, biznesmeni 49-vjeçar shkodran Ardit Kraja, i njohur si një prej “bosëve” të lojërave të fatit në Shqipëri, ku ka qenë pronar i kompanisë “Superbast”. Ai është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë dhe pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë. Më konkretisht nga Gjykata Themelore në Prizren dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovicës vendosi urdhër-arresti për 48 orë deri në momentin kur të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

“Gazeta Insajderi”, duke iu referuar burimeve të afërta me hetimin që po kryhet kundër Ardi Krajës ka mësuar se ai ka një rast të ngritur në Suharekë, ku dyshohet se kreu veprimtari ilegale “organizim i jashtëligjshëm i bixhozit”, që bie në përgjegjësi të Gjykatës së Prizrenit, dhe një rast në Mitrovicë që bie nën përgjegjësinë respektive të Gjykatës Themelore në këtë qytet. Për të dyja rastet ka pasur urdhër kundër Krajës nga të dyja gjykatat.

Këto burime i kanë thënë medias kosovare se Ardit Kraja, tek shtetasit e Kosovës, por jo vetë, e jepte programin online, duke përfshirë linkun dhe kodet e operimit, dhe madje edhe investonte në bizneset e tyre. Ardit Kraja, punëtorët e këtij krimin në Kosovë do t’i merrte në përgjegjësi në rast humbjeve- pra nëse një lojtar fitonte, humbjen e merrte përsipër Kraja, ndërsa në rast se lojtarët humbisni, 60 përqind të fitimit e merrte Kraja.

Sipas këtyre burimeve, ky ka qenë njëri prej ofruesve të këtij shërbimi për bixhoz në Kosovë, i cili prej disa vitesh është kompelt i paligjshëm në vend, ndërsa nuk ka qenë i vetmi, pasi ka edhe ofrues të tjerë të programit, linkut e kodeve për lojtarët e bixhozit në Kosovë që e bëjnë këtë veprimtari online.

Media kosovare raporton edhe mbi historitë e biznesmenit Ardit Rada në Shqipëri, mbi kompanitë e tij dhe përplasjet me Ervis Martinajn në lidhje me “luftën” për lojërat e fatit në Shqipëri.

Gjithashtu, Ardit Rada është përfolur në media edhe mbi historinë rozë me moderatoren Ilda Bejleri, ku tashmë janë çift dhe prej më shumë se një viti janë bërë prindlr të një vajze, të cilës i kanë vendosur emrin Siena.

Dosja | Si u pasuruan “punëtorët” e Ardit Krajës në Kosovë?

Policia e Kosovës kishte marrë një informacion se një grup njerëzish për javë të tëra po takoheshin bashkë në një zyrë në Prishtinë. Siç mësohet nga burimet, në fillim hetuesit nuk e kishin të qartë  se për çka po takohej grupi, por nisi një hetim paraprak.

Mëngjesin e 24 marsit të vitit 2021 ata morën lejen, dhënë vetëm gojarisht, nga një gjykatës i procedurës paraprake që të hynin në këtë pronë.

Hetimi pastaj do të zbulonte që qëllimi i takimeve të tyre ishte koordinimi i bixhozit ilegal që kishte filluar të lulëzonte fill pasi që në Republikën e Kosovës u bë çdo formë bixhozi e ndaluar.

Atë ditë, pranga do t’iu viheshin Skerdi Feros, Sokol Stafajt, Alban Petit, Lulzim Paqaradës, Fidan Hoxhës, Gasper Kaçinarit, Jozef Gjinit, Fisnik Sadrijat, Flakron Kurteshit e Rrezarta Miftarajt. Ndaj këtyre personave tani rëndon edhe një aktakuzë, një kopje të së cilës e posedon gazeta Insajderi.

Dosja e Prokurorisë zbulon se grupi për një periudhë relativisht të shkurtër më pak se tremujore, nga janari e deri te gjysma e marsit 2021 kishin qarkulluar aq shumë para me bixhoz ilegal sa shifrat janë milionëshe.

“…vetëm për janar, shkurt dhe 15 ditë të muajit mars të vitit 2021, humbja e shkaktuar shoqërisë kosovare nga kjo vepër penale kapin shumen prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”, kështu e përshkruan Prokurorja e rastit, Merita Bina-Rogova këtë grup.

Grupi, sipas Prokurorisë kishte role e detyra të ndara goxha kjartë në hierarki. Dikush në regjione brenda Republikës së Kosovës, e dikush koordinim me Republikën e Shqipërisë.

I pandehuri Sokol Stafa, sipas Prokurorisë ka punuar si koordinator i lojërave të fatit Kosove – Shqiperi. Gaspër Kaçinari si drejtor në këtë grup. Rrzarta Miftaraj si arkëtare. I pandehuri Skerdi Fero si menaxher kryesor, ndërsa të pandehurit Alban Peti, Lulzim Paqarada, Fidan Hoxha, Fisnik Sadija, Jozef Gjini, Flakron Kurteshi, Dardan Arifi, Boban Stevanoviç e Taulant Palushi kishin rolet e menaxherëve regjional brenda organizatës që po merrje me bixhoz ilegal.

Edhe pse pas hetimeve Prokuroria nuk e ndjek më pistën e hetimit “krim i organizuar”, në aktakuzë konstaton se të akuzuarit në këtë rast dikur kanë punuar për bastoret e biznesmenit nga Shqipëria, Ardit Kraja, dhe pas muajit prill 2019 kur në Kosovë bixhozi “thjeshtë kanë vazhduar me aktivitetet e njëjta”, konstaton Prokuroria.

“Me rastin e kontrollit në lokalet e bastores, në Prishtinë, rruga “Venet Bajrami” me dt. 24.03.2021 janë sekuestruar shume pajisje elektronike, telefonat, kompjuterët, si dhe incizimet e kamerave të sigurisë në atë banesë e cila është përdorur si zyrë për këtë grup kriminal”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria thotë se i lidh të akuzuarit me vet incizimet e tyre në banesën që po e përdoronin si zyrë të bastores ilegale.

Në rastin konkret, të pandehurit e kanë kryer formën kualifikuese të veprës penale për të cilën akuzohem, pra bixhozin ilegal, thuhet në aktakuzë dhe bëhet edhe një herë me dije se sipas llogaritjeve të këtij inistitucioni “në më pak se 3 muaj, shoqërisë kosovare i është shkaktuar demi shumë më i madh se 25.000 €, me saktësisht shuma prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”.

ilda bejleri ardit kraja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet