LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 40-45 mijë €, SPAK çon në gjyq 5 anëtarë të një grupi kriminal

SPAK thekson se grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së.

22 Tetor 2025, 09:52 Nga I.A
EMRAT/ Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 40-45 mijë €, SPAK
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për grupin kriminal që trafikonte njerëz drejt SHBA-së. Në njoftimin e tij SPAK deklaron se në grupin kriminal, janë 5 persona të akuzuar. 

Kreu i këtij grupi është Luc Melaj, mbi të cilin rëndojnë disa akuza. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit janë Gëzim Camaj, Emanuel Melaj, Tonin Melaj si dhe Bashkim Çokaj. 

SPAK thekson se grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së. Pagesat që ky grup ka marrë për person variojnë nga 40.000-45.000 dollarë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më datë 21.10.2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 135 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:

Luc Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe plotësuar akuza për: “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për qëllime përfitimi kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal,, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4, si dhe 333/a/1 dhe 334/1; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,  kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë parashikuar nga neni 298/3 I Kodit Penal, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm”, e kryer dy herë, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë I Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje e municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit penal.

Gëzim Camaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Emanuel Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihmë për Kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Tonin Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Bashkim Çokaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Faktet penale:

Nga të dhënat e hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar, ekzistenca e një grupi  kriminal,  të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, ku drejtues është i pandehuri, Luc Melaj. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së. Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.

Kjo veprimtari kriminale ka konsistuar në:

Takime që janë zhvilluar në Shqipëri, me personat që kanë kërkuar të udhëtojnë jashtë apo me familjarë të tyre, ku sqarohet itinerari i udhëtimit dhe pagesat që duhet të kryhen, të cilat variojnë nga 40.000-45.000 dollarë për person. Kërkuesit janë kryesisht nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja, me lidhje kryesisht familjare me personat që jetojnë në SHBA.

Sigurimin e dokumentave të identifikimit të falsifikuara, kryesisht franceze, të cilat iu jepen personave që udhëtojnë, pasi ata arrijnë në Spanjë dhe mbarëvajtjen e udhëtimit të tyre në rrugë ajrore deri në Meksikë;
Pritjen dhe akomodimin e tyre në Meksikë dhe transportimin e tyre në rrugë tokësore deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë veprimtari kriminale është përfshirë edhe i pandehuri, Emanuel Melaj, i cili ka qenë në dijeni të këtij aktiviteti dhe ka dhënë ndihmën e tij për rezervimin e biletave, dërgimin në adresat përkatëse si edhe për transferimin e parave.

Nga provat e mbledhura janë dokumentuar gjithashtu raste ku të pandehurit, Luc Melaj e Gëzim Camaj kanë transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë duke mos e dokumentuar kalimin e tyre gjate hyrje-daljeve në Malin e Zi. Gjithashtu përmes ndihmës të pandehurit, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, punonjës policie, të punësuar pranë pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit, është bërë mosregjistrimi në sisteme përkatëse për shtetasit që kanë pasur probleme të qëndrimit në  vendet e BE-së, si dhe për shtetas të tjerë që janë azilkërkues në; Kanada, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, me motivacione të  ndryshme.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë Federale, Shërbimi i Sigurisë Diplomatike, Zyrën e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-ve pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësinë Speciale “Mburoja e Përbashkët” si dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këto veprimtari të kundraligjshme. /Dosja.al

luc melaj bashkim Çokaj tonin melaj gëzim camaj emanuel melaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet