Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ata janë shprehur se zbardhja e ngjarjes po pengohet nga njerëz me pushtet, pasi sipas tyre nëse e vërteta e tragjedisë del në pah, deputetë e ministra do të përfundojnë në burg.
TIRANË- Familjarët e viktimave të tragjedisë së 9 janarit 2004, ku 28 shqiptarë humbën jetën në detin Jon, kanë përkujtuar sot ngjarjen duke bërë thirrje për drejtësi. Ata janë shprehur se zbardhja e ngjarjes po pengohet nga njerëz me pushtet, pasi sipas tyre nëse e vërteta e tragjedisë del në pah, deputetë e ministra do të përfundojnë në burg.
"Ka 19 vjet që ne kërkojmë vetëm drejtësi. Shteti nuk na ka dhënë drejtësi se aq sa punojmë ne për zbardhjen e kësaj tragjedie, janë ata kriminelë të veshur me pushtet që bëjnë punën e vet që çështja mos të zbardhet e ata mos të përfundojnë në burg. Njerëz të veshur me pushtet, deri tek deputetët e ministra përfundojnë në burg nëse ajo zbardhet. Ne jemi të vendosur të mos heqim dorë nga kjo çështje pasi është bërë një padrejtësi. Ata djem njoftuan shtetin, televizionin, popullin: Jemi këtu, hajdeni na shpëtoni, po vdesim. Ata që i kishin çuar atje, prisnin të fundosej gomonia që mos të mbanin përgjegjësi. Kjo ka qenë e bërë përmes shtetit, oficerat e policisë së shtetit që nga Shkodra deri në Vlorë kanë qenë të lidhur me trafikun e qenieve njerëzore," tha një prej familjarëve.
Sot shënohen 19 vjet nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon. Viktimat kryesisht ishin të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç, që u nisën nga Vlora drejt Italisë me skaf. Ata i dhanë nga 1 mijë e 500 euro skafistëve me shpresën se bregu tjetër do t’u rregullonte jetën, por shumica e tyre nuk e dinin se po paguanin vdekjen. 18 burra dhe 3 gra u gjenden të pajetë mëngjesin e 10 janarit nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane. Tetë persona rezultojnë të zhdukur, njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët.
Haveri Dobi TIRANË- Sot Haveri Dobi, bashkë me nënën e tij, dalin para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me mas&eu...
Orjana Gremi SHKODËR- Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë 32-vjeçarja Orjana Gremi, e cila hodhi në ...
Rozeta Dobi dhe Havier Dobi TIRANË- Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, kanë dalë ditën e sotme para gjykatës, pasi akuz...
Havieri dhe Rozeta Dobi TIRANË-Përgjimet në paraburgim mes Rozeta Dobit dhe Havier Dobit kanë nxjerrë zbuluar nënë e bir...
kontrolle për drejtuesit e policisë TIRANË- Rreth 21 qytetarë janë arrestuar dhe vënë nën hetim për...
Rozeta Dobi TIRANË- Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, janë vënë në prangat e policisë. Ata dolën sot para Gjykat&...
Ulsi Manja TIRANE- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mohon çdo lidhje me Spartak Dobin, bashkëshortin e pastrueses së arrestuar p...
Talo Cela TIRANË- Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën për super të kërkuarin Talo Çela. Arsyeja e kë...
Foto ilustruese SHKODER- Orjana Gremi, gruaja 32-vjeçare që hodhi më 6 janar foshnjën në Lumin Kir në Shkodër ka ...
Foto ilustruese TIRANË- Lëvizje në SPAK, ndryshojnë pozitat. Pas emërimit të Altin Dumani në krye të Prokuroris&eum...