9 Janar 2023, 10:51
Nga k.m.
Haveri Dobi
TIRANË- Sot Haveri Dobi, bashkë me nënën e tij, dalin para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohen për grabitje në disa banesa. Balkanweb ka siguruar një letër ku Havier Dobi i ka dërguar të dashurës së tij nga ambientet e paraburgimit. 23-vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e etiketon si ‘nuçja’, që të bëhej durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë i lirë, ndaj dhe i kërkon që ta presë teksa i kujton hera-herës që e dashuron shumë.

"Nuçja ime, dashuria ime, jeta ime, bota im. Sot unë dal në gjyq për shkak të muhabetit. Dua të më presësh 2 muaj. Pavarësisht se jam këtu, por më shpirt e zemër jam me ty. Të dua shumë me shpirt e zemër, jeta ime. Nuçja ime. Do të më marrë malli shumë, të puth fort,"-shkruhet ndër të tjera në letër.
Çfarë kanë bërë nënë e bir?
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.
Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.
havier dobi
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:48
k.m.
Orjana Gremi
SHKODËR- Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë 32-vjeçarja Orjana Gremi, e cila hodhi në ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:39
A.B
Rozeta Dobi dhe Havier Dobi
TIRANË- Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, kanë dalë ditën e sotme para gjykatës, pasi akuz...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:34
A.B
Havieri dhe Rozeta Dobi
TIRANË-Përgjimet në paraburgim mes Rozeta Dobit dhe Havier Dobit kanë nxjerrë zbuluar nënë e bir...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:31
a.l
kontrolle për drejtuesit e policisë
TIRANË- Rreth 21 qytetarë janë arrestuar dhe vënë nën hetim për...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:33
A.B
Rozeta Dobi
TIRANË- Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, janë vënë në prangat e policisë. Ata dolën sot para Gjykat&...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:29
f.g
Ulsi Manja
TIRANE- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mohon çdo lidhje me Spartak Dobin, bashkëshortin e pastrueses së arrestuar p...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:20
A.B
Talo Cela
TIRANË- Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën për super të kërkuarin Talo Çela. Arsyeja e kë...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:09
f.g
Foto ilustruese
SHKODER- Orjana Gremi, gruaja 32-vjeçare që hodhi më 6 janar foshnjën në Lumin Kir në Shkodër ka ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Lëvizje në SPAK, ndryshojnë pozitat. Pas emërimit të Altin Dumani në krye të Prokuroris&eum...
Aktualitet
9 Janar 2023, 09:43
k.m.
Ervis Martinaj
TIRANË- Kontrolli i ushtruar një ditë më parë në vilën e Ervis Martinaj në zonën e Surrelit, k...