LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra në Klos/ Zbardhet DOSJA, dëshmia rrëqethëse e vajzës: Kenado më kërcënonte, e dinte se babi ishte fanatik

Fjalët e fundit që tha Fiqiri Mjeshtri, ishin në telefon kur i vëllai dhe policia e telefonuan dhe i kërkuan të vetëdorëzohej. Ai i la amanet fëmijët.

14 Tetor 2022, 15:58 Nga k.m.
Masakra në Klos/ Zbardhet DOSJA, dëshmia rrëqethëse e
Fiqiri Mjeshtri

TIRANË- Ai ishte i armatosur, me një kallash që kishte akoma plumba. Një plagë gjaku i dallohej në kokë. I shtrirë në livadhin e Bajramit, në fshatin Fullqet të Klosit, në dorën tjetër, iu gjet pistoleta me pesë plumba. Në xhep, ishin edhe pesë plumba të tjerë.

Fjalët e fundit që tha Fiqiri Mjeshtri, ishin në telefon kur i vëllai dhe policia e telefonuan dhe i kërkuan të vetëdorëzohej. Ai i la amanet fëmijët.

“Më ki amanet fëmijët. Mos më kërkoni në asnjë vend, do më gjeni tek Livadhi i Bajramit“.

Kjo dëshmi e vëllait të Fiqiri Mjeshtrit dhënë për policinë lokale, iu dretua Gazetasi.al në vazhdën e dhjetëra veprimeve që u kryen për të zbardhur masakrën në qytezën e Klosit, ku mbetën të vrarë Liri Shira, 46 vjeç, djali i tij Kenado Shira 17 vjeç dhe u plagosën babë e bir, Egantin Hasula dhe i biri, Renato. 

Masakra në Klos/ Zbardhet DOSJA, dëshmia rrëqethëse e

Njeriu që i vrau dy dhe plagosi dy të tjerë, ishte babai i një gjimnazisteje në fshatin Fullqet dhe familja e vajzës përgjatë muajve shtator-tetor kaloi ditë të vështira, mes spitalit, ku dërgonte vajzën, e cila vuante nga sulme ankthi, humbje të ndjenjave dhe gjendje të fikëti.

Madje edhe ditën e ditëlindjes së saj, në 9 tetor, sipas dosjes ekskluzive që iu tregua Gazetasi.al, e cila ishte në Klos pas ngjarjes, adoleshentja u kërcënua se do t’i shpërndaheshin fotot dhe se “babai yt fanatik do ta marrë vesh e do të heqë nga shkolla”.

Adoleshentja u dërgua në gjendje të fikëti në spital, por kushdo dinte gjithçka në Fullqet, me përjashtim të prindërve të saj. Kjo gjendje nuk zgjati shumë. Në datën 11 tetor, teksa Fiqiri Mjeshtri po udhëtonte, nipi i tij që jeton në Angli ishte informuar se çfarë po ndodhte në fshat dhe me vajzën e fisit.

Dikush i shkroi me një llogari anonime në Facebook, ku në të lexohej: “S., po kryen veprime me Renaton”.

Ky mesazh u përcoll “copy paste” nga nipi tek i ati i adoleshentes, që iu ankua së pari të vëllait se diçka po ndodhte.

Sipas dëshmive të dhëna në polici, vëllezërit u përpoqën ta qetësojnë babain e merakosur dhe i premtuan se do kryenin një ballafaqim.

Këtë gjë e mori përsipër vëllai që punonte polic në bashki. Pasi mori në pyetje të riun që pak ditë më vonë u plagos me të atin, gjatë tentativave për të sqaruar se kush po e kërcënonte adoleshenten, ai tha se kishte kohë që nuk komunikonte me të vajzën, por se dikush tjetër ishte lidhur me të. Sipas Renatos, ai ishte Kenado.

Masakra në Klos/ Zbardhet DOSJA, dëshmia rrëqethëse e

“Sqarohu me djalin tënd në shtëpi dhe na kthe përgjigje, - dha ultimatumin xhaxhai i adoleshentes dhe të nesërmen babai i Renatos që e mori të birin në pyetje gjatë gjithë natës, mori këtë përgjigje: “O babi, ne patën pëlqim gjatë vitit të parë. Dhe pas një muaji i prishëm marrëdhëniet. S., është lidhur me një çun tjetër, që e ka emrin K. Mesazhet me S. mi tregonte Kenado (djali i tezes)”, - ka rrëfyer adoleshenti.

Me këtë informacion, xhaxhai i ka treguar familjes Hasula se vajza po luftonte me depresionin, pasi po kërcënohej e shantazhohej, u ka dhënë njoftim babë e bir se do të ballafaqoheshin me Kenadon.

Sipas dosjes, Kenado, i cili mbeti viktimë gjatë masakrës, u telefonua nga bashkëmoshatari që mbijetoi nga sulmi i babait të vajzës.

Ai e pyeti adoleshentin që ndiqte shkollën në Durrës: “A ia ke çuar ti mesazhin anonim kushëririt të S., në Angli”.

Ai i është përgjigjur që “s’kam çuar asnjë mesazh, por po të pyes a mos ka ndodhur ndonjë gjë gabim, çfarë ka ndodhur, se po më shqetëson tani?“, ka pyetur i ndjeri.

Një ditë më vonë, adoleshenti i ndjerë ka telefonuar babain e adoleshentes, duke i kërkuar takim.

Fatbardh Mjeshtri, kujton në polici: “Vëllai e pyet kush je? Ai i tha: ‘Jam një djalë nga Klosi dhe dua të të takoj’. Vëllai i tha: ‘Hajde se të pres në lokalin e E.A në Klos’”.

Megjithatë, pavarësisht kësaj telefonate, të tre vëllezërit Mjeshtri, ditën e krimit udhëtuan nga fshati për në Klos, jo për të kryer takimin. Por, sepse duhet të shkonin në disa ngushëllime, njëra prej tyre ajo për vdekjen e një të afërmi që kishte ndërruar jetë në minierë.

Kur ata po ktheheshin, dikush i ka thirrur në rrugë. Vëllai më i madh i Fiqiriut (autori i krimit), Fatbardhi, i ka kërkuar kryefamiljarit që të bisedonte dhe që ndërkohë babai i adoleshentes të qëndronte i qetë.

Takimi i xhaxhallarëve me adoleshentin

Djali që i thirri ishte Kenado. “Shkova dhe e përshëndeta. E pyeta djali i kujt ishte. I mora telefonin nga dora dhe i kërkova të telefononte të atin. Hipëm në makinë, i thashë djalit shprehu lirshëm, çfarë ke që na e ke stresuar vajzën. I thashë, a e di që i ka rënë të fikët në shkollë? Ai tha që kishte komunikuar disa herë me S, dhe i mora adresën e Instagramit dhe fjalëkalimet. Kenado tha se do ia hidhte fotot në rrjetet sociale. Më pas, e njëjta procedurë me marrje në pyetje në automjet është kryer edhe në prani të të atit të viktimës. E diskutova me vëllain tim, Fiqiriun, që ishte shumë i revoltuar, i thashë më lër të flas unë, se jam më i madh, i thashë: ‘Këtë vajzë do ta marrësh për nuse, se vëllai më është betuar. Do të vritet çuni dhe u ndamë’”, – deklaron më tej Fatbardh Mjeshtri, sipas dëshmisë ekskluzive që Gazetasi.al disponon.

Kur vëllezërit Besnik, Fatbardh dhe Fiqiri Mjeshtri po ktheheshin nga ngushëllimi, në rrugë u ka dalë babai i Kenados.

“Tha se kam një muhabet, ke mundësi një minutë?. I thamë po, dhe se të presim te lokali i B.H. Kur palët janë ulur në tavolinë, babai që u vra me të birin, kërkoi edhe palën tjetër, pasi sipas tij adoleshentja kishte pasur lidhje edhe me Renaton. Asnjë nuk mbante përgjegjësi se kush i kishte shpërndarë fotot gjatë muajit shtator”.

Momenti para masakrës, Kenado u qëllua i pari

Dëshmitarët tregojnë se në një moment, Kenado dhe Renato u grindën me njëri tjetrin. Në tavolinën afër, gjatë gjithë kohës qëndronte i heshtur babai dhe xhaxhallarët që po negocionin për një martesë, pasi u bindën se vajza e tyre kishte lidhje me Kenadon.

“Vëllai u ul në tavolinë dhe nuk foli fare, thjesht dëgjonte dhe në një fare kohe iu drejtua babait të Kenados: ‘Është hera e fundit që dua të mbyllet muhabeti, pasi kam përgjegjësitë e mia si prind i S’. Babai i Kenados, përgjigjet: ‘Unë nuk mund ta marr për nusen e djalit, por ta zgjidhin dy çunat me njëri-tjetrin’”.

Në këtë moment, dëshmitarët kujtojnë se i ati i adoleshentes ka ngritur zërin dhe ka paralajmëruar: “Fotot e vajzës sime nuk mund t’i përdorë asnjë për të kërcënuar e jo më tepër djali yt. Por me i ra shkurt, me marr gocën që të lidhet miqësia dhe pastaj Kenado Shira, yt bir mund t’i nxjerrë fotot ku të duash në rrjetet sociale”.

Babai i këtij të fundit, ka refuzuar, duke thënë se adoleshentja kishte pasur njohje të mëparshme me djalin tjetër, por babai i Renatos ka dalë në mbrojtje të të birit.

Dëshmitarët kujtojnë: “Fiqiriu tha: ‘Atëherë barrën e kam unë përsipër. Jam babai i S. dhe ia vë unë kapakun kësaj pune’”.

Ai është ngritur nga karrigia dhe në mënyrë të papritur ka nxjerrë armën, duke qëlluar. Njëri prej tyre e mori plumbin në ballë, ai ishte Kenado. I ati pranë tij, e mori në gjoks dhe të dy të tjerët njëri në qafë, duke u plagosur e i ati në kurriz. 

Në gjendje të rënduar, adoleshentja ka treguar se si dy bashkëmoshatarët i vodhën llogaritë sociale dhe nisën kërcënimet.

“Me Renaton hymë në muhabet nga mesi i muajit mars, deri në prill. Kemi folur. Më pas u shkëputa dhe nga mesi i muajit gusht ai më vodhi  adresën e Instagramit. Më kërcënoi se e kishte marrë vesh që po komunikoja me Kenadon, duke më thënë në ‘snapchat’ se të gjitha bisedat do ia dërgoj babit tënd, që ai të të heqë nga shkolla se e dinte që babi ishte fanatik," - tregon e reja, sipas dëshmisë së siguruar nga Gazetasi.al.

"Me Kenadon nisa të flas në muajin korrik dhe më pas nuk po komunikoja më as me të. Ai më vodhi ‘snapchat’-in dhe përdori fotot e mia që kisha bërë në plazh. Që kur nisi shkolla në 12 shtator, Kenado më ka kërcënuar, duke më shantazhuar dhe unë humba ndjenjat, ku dhe me çuan në spital. Ditën e ditëlindjes sime, kushëririt tim në Angli i dërguan një mesazh anonim dhe familja më dërgoi prapë në spital”, ka dëshmuar vajza./GazetaSI

fatbardh mjeshtri fiqiri mjeshtri masakra e klosit


Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci