LIVE UPDATES
Aktualitet

Tragjedia në Sarandë/ Bashkëshortja e polumbarit të vrarë mohoi dëshminë e Erdion Muhos, ja alibia që përdori ky i fundit

Fakti që Armandi Nelaj dhe Erdion Muho, disa ditë më parë hoqën karburantin nga anija, u pranua edhe nga vetë ky i fundit, por duke thënë se këtë gjë ia kërkoi ortaku i tij grek, Petro Papikinos, që më parë ka qenë në të njëjtin biznes me vëllezërit Qirjako.

5 Shkurt 2025, 20:34 Nga r.ll
Tragjedia në Sarandë/ Bashkëshortja e polumbarit të
foto ilustruese

TIRANË- Erdion Muho nuk e mohoi që e kishte takuar Armand Nelaj, ditën para mbrëmjes ku ky i fundit ndërmori udhëtimin fatal për të, por përjashtoi çdo mundësi që të kishte dijeni lidhur mbi planin e Armandit për të hedhur në erë një nga anijet e lundrimit në port.

Madje ai ndërtoi edhe një alibi për veten kur tha se atë pasdreke ishte nisur drejt Korfuzit dhe ishte kthyer në Sarandë pasi kishte ndodhur ngjarja dhe se të dy, me Armandin e kishin lënë që gjatë mbrëmjes të shikonin së bashku një ndeshje futbolli, pasi atë mbrëmje, Kombëtarja e Shqipërisë luante me Spanjën.

“Për herë të fundit Armandin unë e kam takuar më datë 24 Qershor, rreth mesditës, te hoteli im, ku i pranishëm aty ka qenë edhe Mario. Unë nuk kam ndonjë dijeni se kush e ka ndihmuar Armandin, madje as ai nuk më ka folur për këtë gjë.  Përsa i përket po kësaj date, rreth orës 16.00 unë kam udhëtuar me anijen ‘Ionian San’ drejt Korfuzit dhe rreth orës 23.30 të po kësaj dite jam kthyer në Sarandë me tragetin ‘Saranda Express’. Teksa jam kthyer, unë kam parë policinë tek porti dhe aty kuptova që diçka kishte ndodhur. Nga portalet lexova që kishte plasur një bombol gazi dhe nuk kisha asnjë dijeni se çfarë mund të ishte duke bërë Armandi. Ajo që mund të them është se ai më mori rreth orës 21.00, pasi e kishim lënë për të parë ndeshjen, por unë i thashë që ndodhem në Korfuz dhe jam me temperaturë 40 gradë”, tha Erdion Muho.

Por a ishin të besueshme këto alibi që ngriti Erdion Muho, i cili tashmë është i ndaluar në pritje të gjykimit, në akuzën për ‘shkatërrim të pronës me eksploziv’. Edhe pse ai vetë nuk pranoi të kishte konflikte me kompanitë e tjera që operojnë në linjën Sarandë-Korfuz, ai nuk mohoi në një moment që kishte pakënaqësitë e tij me një prej kompanive, në këtë rast ‘Finikas SHPK’, pakënaqësi të cilën ai kishte shprehur edhe kapitenit të portit.

“Ne nuk kemi pasur asnjë problem me përfaqësuesit e shoqërive të tjera. Vetëm vitin e kaluar unë kam pasur një problem me kapitenin e portit që quhet Foti Kona, të cilit i kam bërë kallëzim për shpërdorim detyre. Kjo pasi kompania ‘Finikas Line’ bënte 3 udhëtime në një orar, gjë që nuk lejohej. Por unë kam patur problem me kapitenin dhe jo me shoqërinë në fjalë. Me ‘Finikas’ ne kemi bashkëpunuar në vitet 2013-2015, pastaj debatuam në kuadër të konkurencës në vitet 2016-2017 dhe u ndamë secili në punën e tij”, dëshmoi Muho.

Por siç thamë vëllezërit Qirjako, që administronin kompaninë ‘Finikas shpk’ nuk ndanin të njëjtin mendim me Erdion Muhon.

Madje ata kishin bindjen se ishte ai autori i tentativës për të vënë eksploziv në njërin prej trageteve të tyre. Kjo edhe pas dyshimeve që ata kishin, mbi atë çfarë kishte ndodhur gjatë ditëve që i paraprinë mbrëmjes së 24 Qershorit, ku ata kishin parë konkurentët në biznes duke hequr karburantin nga njëra prej anijeve të tyre dhe midis personave që ata kishin pikasur në këtë operacion, ishte edhe Armandi Nelaj.

“Një ditë përpara shpërthimit, në Portin e Sarandës, kur anijet ishin afër me njëra-tjetrën, Petro Papikinos, ka vendosur mekanikët e tij që të heqin të gjithë naftën nga çisternat e anijes së vet. Të nesërmen ka ndodhur shpërthimi. Dhe aty kam kuptuar më shumë se kush është pas këtij shpërthimi. Aty bëra lidhjen. Pasi personi që është futur bashkë me dy personat, me Erdion Muhon dhe Petro Papikinos, kanë dalë dhe kanë shkuar për kafe së bashku në qytetin e Sarandës. Ky person ka qenë Armandi Nelaj”, tregoi Andrea Qirjako.

Sipas Qirjakos, Petro Papikinos i hoqi depozitat e naftës nga anija e tij ‘Santa’, i ndihmuar edhe nga Erdion Muho dhe Armandi Nelaj, pasi kishte frikë se shpërthimi mund të dëmtonte edhe tragetin në pronësi të tij, që ishte ankoruar ngjitur me atë ‘Kristi’ të kundërshtarëve të tyre në biznes.

Këtë bindje ai e përforcon edhe nga informacionet që kishte mbledhur, se po atë ditë ish-ortaku i tij grek, larg syve të tyre ishte takuar gjatë pasdites në Korfuz, me Erdion Muhon, i cili sipas Andrea Qirjakos, ishte nisur nga Saranda në orën 16.00, dhe pasi ishte takuar në Korfuz me Petro Papikinos, po në atë mbrëmje ishte kthyer në qytet në orën 23.30 me anijen ‘Saranda Ekspress’ që e ka të vetën, informacione të cilat ai i dha edhe përpara oficerit të policisë gjyqësore, menjëherë pasi Armandi Nelaj, humbi jetën gjatë rrugës për të vendosur tritol në tragetin ‘Kristi’ në pronësi të familjes Qirjako.

Ndërkohë që sipas tij kjo nuk ishte hera e parë që një nga anijet e tij ‘Kristi’, e cila u vendos edhe këtë herë në shënjestër për t’u hedhur në erë me eksploziv, kishte rënë pre e sulmeve të ngjashme, në dukje pa autor, por që bindja e tyre ishte se pas këtyre sulmeve fshihej konkurenca dhe pikërisht ata që deri dje i kishin pasur bashkëpunëtorë në biznes.

"Në vitin 2016 është goditur me plumb anija ‘Kristi’. Duke qenë bashkë me udhëtarët, duke vajtur nga Saranda në Korfuz, dhe me të mbërritur në Korfuz është parë nga kapiteni që kishte një vrimë në anije. Kur shkuam të nesërmen në Sarandë, bëmë denoncim. U morën të gjitha masat, por asnjë gjë konkrete”, tregoi Qirjako.

Fakti që Armandi Nelaj dhe Erdion Muho, disa ditë më parë hoqën karburantin nga anija, u pranua edhe nga vetë ky i fundit, por duke thënë se këtë gjë ia kërkoi ortaku i tij grek, Petro Papikinos, që më parë ka qenë në të njëjtin biznes me vëllezërit Qirjako.

Ndërkohë që Erdion Muho, pohoi po ashtu se ishte takuar me Armandin disa ditë më parë, dhe së bashku kishin blerë materiale peshkimi, ashtu siç në fakt dokumentuan edhe kamerat e sigurisë në një prej këtyre bizneseve.

“Me Armandin u takuam një javë më parë te porti, pasi ai erdhi te anija e tipit ‘delfin’ dhe unë i kërkova që të hiqte naftën. Këtë gjë ma kërkoi Theodhosi Papikinos me të cilin bashkëpunoj. Naftën e hoqi ekuipazhi i anijes. Më datë 23 Qershor unë nuk e mbaj mend se ku kam qenë, pasi kam lëvizur pothuaj gjithë ditën. Ajo që mbaj mend është se 2-3 ditë para ngjarjes blemë fillo dhe këmbëza që notojnë si dhe peshk falso. Kjo pasi Armandi detin e kishte pasion”, tha Erdion Muho.

Dëshmia se Armandi ishte një zhytës i pasionuar pas peshkimit, u hodh poshtë nga bashkëshortja e viktimës. E cila madje tregoi se nuk kishte asnjë dijeni për planin e tij se atë mbrëmje do të zhytej në det. Ndaj për këtë arsye u ndje shumë e befasuar kur mësoi mbi mënyrën se si Armandi kishte humbur jetën.

“Zhytja nuk ishte pasion i Armandit. Rastet kur ai zhytej në det ishin shumë të rralla. Më datë 24 Qershor, rreth orës 20.00, unë kam folur në telefon me Armandin dhe e kam pyetur se kur do të kthehej në banesë, dhe ai më tha pasi të mbarojë ndeshja. Pra ai nuk më tha se do shkonte për peshkim. Po kështu ai nuk merrej me lëndët shpërthyese pasi nuk kishte njohuri për to. Dhe telefonat e tij janë gjendur në makinën që kishte lënë në plazh”, tha bashkëshortja e Nelajt.

Një nga personat të cilët u mor në pyetje lidhur mbi ngjarjen ku humbi jetën Armandi Nelaj, ishte edhe pronari i plazhit ‘Copa Cabana’, aty nga ku ai u nis mbrëmjen e 24 Qershorit.  Ndërsa pamjet e tjera filmike, dy ditë para kësaj ngjarje, dokumentuan bashkëpunimin e Erdion Muhos dhe Armandi Nelaj, me qëllim pozicionimin e varkës në plazh.

Nga kqyrjet e pamjeve filmike konstatohet se më datë 22 Qershor 2024, Erdion Muho, vihet re teksa shoqëron Armandi Nelaj, me qëllim për të pozicionuar varkën me të cilën ky i fundit ka dalë në det më datë 24 Qershor 2024, mbrëmjen ku ndodhi edhe shpërthimi.

Nga hetimet ka rezultuar se varka me të cilën Armandi Nelaj u nis është ankoruar pranë plazhit me emrin ‘Copa Cabana’; plazh të cilin shtetasi Erjon Dhamo e ka marrë me qira, dhe që gjendet poshtë Hotel ‘Erdano’, objekt ne pronësi të shtetasit Shpëtim Muho, babait të Erdion Muho.

Vetë Erjon Dhamo pranoi se kishte njohje me Armand Nelaj dhe se po atë ditë ata ishin takuar në ambientet e plazhit, por për marrëdhënie pune, por ai tregoi se nuk kishte dijeni mbi planin e Armandit, për të përdorur plazhin si pikënisje drejt planit të tij për të vendosur minën e telekomanduar poshtë një trageti.

“Unë me Armandin kisha thjesht marrëdhënie pune, pasi ai kishte një pikë ndërtimi.  Unë atë e kam njohur tek hotel ‘Erdano’. Më datë 24 Qershor 2024, në mëngjes unë kam ardhur në Sarandë për të bërë pagesat e punëtorëve, dhe po atë ditë kam takuar edhe Armandin të cilit i kam bërë një pagesë për dy kamionë me rërë dhe një me çakëll. Armandi më tha që të nesërmen do të sillte dhe dy kamionë shtesë. Gjatë mbrëmjes së datës 24 Qershor 2024, unë ka qenë në ambientet e ‘Copa Cabanës’ me stafin për të parë ndeshjen. Por gjatë kësaj kohe, unë nuk e kam parë Armandin të futet në ambientet e plazhit”, tha Erjon Dhamo./ "Në Shënjestër", BalkanWeb

shperthimi ne sarande erdion muho armandi nelaj

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri