LIVE UPDATES
Aktualitet

Trupi i vëllait të saj erdhi pa zemër, motra e Sulës: Kërkojmë ADN-në, Rama s'ka kohë t'më takojë

Gjatë një interviste, Sula është shprehur se kërkon që shteti shqiptar t’i dërgojë një notë verbale ambasadës së Spanjës në Tiranë, në mënyrë që autoritetet spanjolle të kthejnë përgjigje për dy letër-porositë e dërguara më parë nga ish-ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri aktual Ulsi Manja.

11 Nëntor 2022, 15:14 Nga A.B
Trupi i vëllait të saj erdhi pa zemër, motra e Sulës:
Majlinda Sula

TIRANË-Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, shqiptarit që spitali spanjoll i hoqi zemrën në mënyrë të fshehtë, vijon të kërkojë drejtësi. Gjatë një interviste, Sula është shprehur se kërkon që shteti shqiptar t’i dërgojë një notë verbale ambasadës së Spanjës në Tiranë, në mënyrë që autoritetet spanjolle të kthejnë përgjigje për dy letër-porositë e dërguara më parë nga ish-ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri aktual Ulsi Manja.

Ajo ka treguar për 'Balkanweb' se autoritetet kanë ofruar një zemër që sipas familjes nuk është e Saimirit, pasi është regjistruar një muaj para se i riu të vdiste.

“Rasti i Saimirit u arkivua ne qershor, me pretendimin se u gjet zemra. Dokumentet për zemrën janë në prill 2020, kur Saimir ndërroi jetë në maj. Zemrat mbahet në një nga këto institucionet, por jo në spital. Kur doli Saimiri nga spitali, mbaroi çdo kontakt. Tani kemi lidhje vetëm me mjekësinë ligjore dhe këtë institutin. Këta zotërinjtë pretendojnë se zemra ndodhet në një boks nga prilli, kur Saimir ndërroi jetë në maj. Është një mashtrim nga autoritetet spanjolle për të mbyllur rastin. Rasti është mbyllur në qershor ë këtij viti, është arkivuar. Ne e kemi hedhur në apel, por do na duhet ndihma e autoriteteve shqiptare”, tha ajo.

Sipas motrës, ne nuk kemi dhënë autorizim për mbajtjen e zemrës, as nga autoritetet spanjolle nuk pretendohet që ne të kemi firmosur për mbajtjen e zemrës.

“Nuk shpjegohet pse e kanë mbajtur zemrën. Pretendohet statusi i zemrës, se Saimiri kishte një sëmundje të zemrës të padiagnostikuar më parë, por ajo zemër nuk është Saimirit, por dikujt tjetër. Duan të thonë këtë gjë për të hedhur poshtë denoncimin për trafik organesh. Pa asnjë lloj investigimi, pa asnjë hetim, nuk është bërë asnjë lloj marrje në pyetje e personelit të spitalit dhe na japin këto dokumente për zemrën që nuk korespodojnë me vdekjen e Saimirit. Nuk ka dyshim që ajo zemër nuk është e Saimirit, është prishur ai protokolli i kujdestarisë. Zemra u nda për 1 vit e 3 muaj nga trupi i Saimir dhe ne nuk e dinim ku ishte. Nëse ne shkojmë ta marrim dhe i bëjmë ADN-në, nesër nuk mund të pretendoj që kjo nuk ishte zemra e Saimirit, ndryshe kur e bën Shqipëria”, u shpreh motra.

Ajo deklaroi se nuk do të ndalen kurrë.

“Unë i bëj thirrje z.kryeministër. Familja ime pretendon se pas 2 letër-porosive, e para nga ish-ministrja Gjonaj dhe e dyta nga ministri Manja nuk kam marrë përgjigje. Z. Manja i kërkonte autoriteteve spanjolle që zemra të sillej në Shqipëri. Autopsia dhe konstatimi për mungesën e zemrës u bë në Shqipëri dhe dyshimet për trafik organesh nisën nga Shqipëria. Nuk mund të mbyllet si një lojë fëmijësh. Unë kërkoj nga z. kryeministër, nga ministri i Drejtësisë, nga zonja Olta Xhaçka dhe prokurori i rastit, prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, të interesohen për rastin e vëllait tim, për trafik organesh dhe kërkoj t’i niset ambasadës spanjolle një notë verbale duke qenë se autoritetet spanjolle nuk kanë kthyer përgjigje dhe nuk kanë pranuar t’i bëjnë ADN-në zemrës. Nuk ka asnjë lloj përgjigje për këto 2 letër porosi. Lirisht nga shteti shqiptar mund t’i dërgohet një notë verbale ambasadës spanjolle në Tiranë. Është mungesë respekti për shtetin tonë që autoritetet spanjolle të mos kthejnë përgjigje për dy letër-porosi. Nuk di nëse do të reagojnë apo jo, unë di vetëm që ne nuk do të ndalemi kurrë. I bëj apel këtyre zotërinjve të lëvizin, të dërgojnë notën verbale, të interesohen për trafikimin e organeve, që ka dy vjet që është hapur, nuk është bërë asnjë lloj hetimi. Nuk do ndalemi kurrë, familja jonë nuk do ndalet kurrë. Shumë herë kam kërkuar takim me Ramën, zoti kryeministër nuk ka pasur kohë të më takojë. Ne kërkojmë vetëm 3 shkronja, ADN-në, duam të gjejmë zemrën e vëllait. Trafikimi i organeve është një akuzë e rëndë, nuk mund të mbyllet kështu në hava”, deklaroi motra e viktimës.

Saimir Sula ndërroi jetë në maj të vitit 2020, pasi kishte shkuar në një spital në Spanjë për të bërë testin e koronavirusit. As 24 orë pas shtrimit të tij, e motra është telefonuar nga mjekët spanjollë për të tërhequr trupin e pajetë. Nga autopsia shqiptare ka rezultuar se kufoma nuk ka pasur disa organe në trup, duke ngritu dyshime për trafikun e tyre. Prokuroria shqiptare ka dërguar letërporosi dhe ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa në Spanjë janë marrë nën hetim 4 mjekë. 

majlinda sula saimir sula

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit