LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestua bashkë me "El Gaton", bossin e drogës në Ekuador/ Artur Rrapaj, PROVË e lidhjeve të mafias shqiptare me ‘Nueva Generación’

"Surpriza" u gjet në një pronë në Samborondón, në Guayas. Në vendngjarje, efektivët e uniformuar arrestuan një shqiptar, Artur Rrapaj, 37 vjeç. Shqiptari u arrestua, ndërsa kishte me vete telefona satelitorë, pajisje GPS dhe 319 mijë dollarë cash. Prokuroria e ka proceduar për pasurim të pajustifikuar parash.

13 Shkurt 2023, 21:41 Nga k.m.
U arrestua bashkë me "El Gaton", bossin e drogës në
Artur Rrapaj

EKUADOR- Artur Rrapaj, shqiptari i arrestuar në një aksioni të nisur për kapjen e një shumëkërkuari me pseudonimin 'Gato', jep të dhëna për marrëdhënien e Nueva Generación me mafian shqiptare. ëilder Emilio Sánchez Farfán, alias 'Gato', u arrestua në Pasto, Kolumbi, por në të njëjtën kohë disa kontrolle u zhvilluan edhe në Ekuador në vendet ku mendohet se kishte bazat e tij. Për shembull, një fermë në zonën rurale të Imbabura u bastis.

"Surpriza" u gjet në një pronë në Samborondón, në Guayas. Në vendngjarje, efektivët e uniformuar arrestuan një shqiptar, Artur Rrapaj, 37 vjeç. Shqiptari u arrestua, ndërsa kishte me vete telefona satelitorë, pajisje GPS dhe 319 mijë dollarë cash. Prokuroria e ka proceduar për pasurim të pajustifikuar parash.

Inteligjenca e policisë nuk e kishte identifikuar Rrapajn si pjesë e strukturës së Nueva Generación Cartel. Kjo organizatë drejtohej nga Sánchez Farfán. Megjithatë, kapja e tij jep të dhëna për një marrëdhënie që tashmë ishte gjurmuar. Oficerët e uniformuar identifikuan se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me kartelin Nueva Generación. Prania në Ekuador e Rrapajt, një shqiptari me precedentë penalë në vendin e tij dhe me pasaportë të skaduar 10 vite më parë, nuk është befasuese.

Përkundrazi, konfirmon disa hipoteza. Mafia shqiptare

Që nga vitet 2000, e ashtuquajtura mafia shqiptare ka dërguar emisarë në Amerikën Latine. Konkretisht në Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru. Qëllimi është blerja e kokainës së lirë. Një burim policor tha se shqiptarët, me bazë në Ekuador, adoptojnë profilin e biznesmenëve të lidhur me eksportet e ushqimit. Por ata janë me të vërtetë përgjegjës për rregullimin e detajeve logjistike për dërgimin e kokainës në Evropë.

Kjo ishte pikërisht një nga pikat e forta të strukturës së menaxhuar nga 'Gato'. Në vitin 2022, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara e renditi Sanchezin si një nga narko-menët kryesorë në botë. Raporti thotë se dërgesat e kokainës nga 'Gato' ishin dërguar nga Ekuadori përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.

Kontakti me Sinaloa-n

Shtetet e Bashkuara e lidhën Sanchezin me meksikanin Miguel Ángel Valdez. Ky, nga ana tjetër, ishte ndërmjetësi i tij me kartelin Sinaloa , të udhëhequr nga Ismael 'El Mayo' Zambada. Në shtator 2022, qeveria meksikane detajoi se 'El Mayo' Zambada ishte aleat me mafian shqiptare. Konkretisht me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Përveç krijimit të rrugëve të drogës për në Evropë, shqiptarët bashkëpunojnë me Sinaloan në pastrimin e parave.

Sipas një investigimi të gazetës El Universal de México, kjo strukturë menaxhon një rrjet kazinosh dhe biznesesh. Përmes këtyre qendrave pastrohen miliona euro nga krimi i organizuar. Lidhjet e alias 'Gato' me kartelin Sinaloa dhe mafian shqiptare nuk do të ishin të vetmet në nivel ndërkombëtar. Karteli i 'Gjeneratës së Re', i cili në Ekuador përbëhet nga grupe si Los Lobos dhe Los Tiguerones, do të kishte më shumë lidhje. Kjo u zbulua nga agjentët që morën pjesë në operacionin për kapjen e tij, si në Kolumbi ashtu edhe në Ekuador.

Për shembull, u mësua se kur u arrestua në Pasto, Sánchez Farfán ishte rrugës për në një takim me anëtarët e Frontit Oliver Sinisterra (FOS). Ky është një disident i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), e cila vepron në Tumaco, pranë kufirit me Ekuadorin. Më parë, inteligjenca ushtarake ekuadoriane kishte raportuar se FOS punon ngushtë me Los Tiguerones. Marrëdhënia bazohet në dërgimin e kokainës që më pas transportohet në portet në bregdetin e Ekuadorit për eksport.

Përveç kësaj, Prokuroria Kolumbiane e lidhi Sanchezin me të ashtuquajturin Klan Devesa. Kjo është një organizatë kriminale spanjolle që merret me pritjen dhe shitjen e drogës në portet evropiane. Me fjalë të tjera, Karteli Nueva Generación, i komanduar nga alias 'Gato', arriti të krijojë një strukturë narko-kriminale me lidhje me: Meksika (kartelet Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación). Kolumbi (Oliver Sinisterra Front). Evropa (Mafia Shqiptare dhe Klani Devesa).

Marrë dhe përkthyer nga primicias.ec

artur rrapaj arrestohet artur rrapaj ne kolumbi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën