LIVE UPDATES
Aktualitet

U ekstradua pa procedurë, si ia dorëzoi Shqipëria policisë greke përdhunuesin, avokati e vëllai i Dyrmyshit: I thanë, nuk të çojmë në Greqi

Veprimet e dyshimta të policisë shqiptare i konfirmon edhe fakti që prokuroria e Vlorës nuk ka asnjë kërkesë nga Ministria e Drejtësisë shqiptare për nisjen e procedurave hetimore ndaj Spartak Dyrmishit.

6 Nëntor 2022, 17:06 Nga DOSJA
U ekstradua pa procedurë, si ia dorëzoi Shqipëria policisë
Spartak Dyrmishi

TIRANË- Ky është momenti i dorëzimit të shtetasit shqiptar Spartak Dyrmishi tek autoritetet policore greke mbrëmjen e 31 tetorit të këtij viti. Sipas njoftimit të policisë shqiptare, 45-vjeçari kërkohej nga policia greke për akuzën e përdhunimit. Por përtej akuzës që rëndon mbi të, mënyra e ekstradimit të tij, duke anashkaluar procedurat e përcaktuara në kodin e procedurës penale, por edhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka ngritur dyshime serioze mbi zbatimin e ligjit nga policia shqiptare për këtë rast.

Edhe pse në njoftimin zyrtar të policisë thuhej se 45-vjeçari kishte shprehur vetë dëshirën për t’iu dorëzuar policisë greke, sërish shmangia e procedurave ligjore për ekstradimet dhe aq më tepër me një shtet si Greqia me të cilën Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi, nuk justifikon veprimet e policisë shqiptare për të plotësuar dëshirën e të akuzuarit. A2 ka komunikuar fillimisht me vëllanë e të ekstraduarit, i cili pranon se Spartak Dyrmishi është vetëdorëzuar në policinë e Vlorës, por jo për t’u ekstraduar në Greqi, por për t’u hetuar dhe gjykuar në Vlorë.

Edhe vetë i ekstraduari gjatë një komunikimi telefonik me reporteren e A2 CNN ka konfirmuar se është vetëdorëzuar tek policia shqiptare dhe jo për t’u ekstraduar në Greqi.

“Më thanë nuk të çojmë në Greqi. Më morën në komisariat se çfarë letrash bënë nuk e dinë dhe më parë më thanë hip në makinë dhe u thashë nuk është Tirana këtu o zotërinj. Më çuan në Kakavijë dhe u thashë përse më dorëzuat, do më vdesin si qen”, rrëfen i akuzuari. 

Por çfarë parashikon legjislacioni shqiptar për ekstradimet e shtetasve shqiptarë dhe nga ana juridike dhe si mund të cilësohen veprimet e policisë shqiptare për këtë rast.

“Nga ana e shtetit grek, mbi dyshime të arsyeshme duhet t’i bëjë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë. Ajo me materialin plotësues, kur krijon bindjen e saj se janë të mjaftueshme, i referon prokurorit dhe është ky që i drejtohet gjykatës për masën shtrënguese. Policia e Shtetit në këtë rast ka kryer një rrëmbim të personit’, shprehet avokati Armand Cakrani.

Veprimet e dyshimta të policisë shqiptare i konfirmon edhe fakti që prokuroria e Vlorës nuk ka asnjë kërkesë nga Ministria e Drejtësisë shqiptare për nisjen e procedurave hetimore ndaj Spartak Dyrmishit. Ndërkohë prej 6 ditësh, Policia e Vlorës nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me kërkesën e A2 CNN për t’u njohur me bazën ligjore dhe procedurën e ndjekur për ekstradimin e shtetasit Spartak Dyrmishi. E ndërsa ky i fundit tashmë është në duart e policisë greke, në Shqipëri as Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore dhe as prokuroria e Vlorës nuk ka nisur ndonjë verifikim për këtë rast të paprecedentë.

Marrë nga A2CNN

spartak dyrmishi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri