23 Prill 2026, 12:23
Nga I.A
Mateo Llupi
FIER- Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer në Shqipëri. I riu, me origjinë nga Fieri dhe prej vitesh banues në Suedi, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e premte, ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës, kur Mateo u qëllua me armë zjarri në një parking pranë një ndërtese. Gjatë sulmit mbeti e plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe që ndodhej me të. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje serioze, por të stabilizuar, nën mbikëqyrje
Në lidhje me krimin, policia suedeze ka arrestuar një person, megjithatë autoritetet sqarojnë se ai nuk dyshohet të jetë autori i drejtpërdrejtë i vrasjes. Prokurori Anders Svensson ka theksuar se hetimet vijojnë me intensitet të lartë dhe se çështja mbetet ende e hapur.
Sipas raportimeve të mediave suedeze, në vendngjarje janë gjetur prova që lidhen me një automjet, ndërsa dëshmitarë okularë kanë deklaruar se një furgon gri u largua me shpejtësi menjëherë pas të shtënave, duke ngritur dyshime për përfshirjen e më shumë se një personi.
Po ashtu, burime mediatike bëjnë me dije se viktima ishte i njohur për policinë dhe dyshohet të ketë pasur lidhje me rrjete kriminale në zonën e Helsingborgut. Një nga pistat kryesore të hetimit mbetet ajo e konflikteve mes grupeve të drogës. Ndërkohë, autoritetet suedeze vijojnë punën për të hedhur dritë të plotë mbi rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët./Dosja.al
mateo llupi anders svensson
Aktualitet
23 Prill 2026, 12:19
D.S
KUKËS- Drejtori i Policisë së Kukësit ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se bëhet fjalë për Loard Sallak...
Aktualitet
23 Prill 2026, 12:03
D.S
KORÇË- Janë zbardhur detaje nga konflikti i nisur për një lojë me letra e cila përfundoi me plagosjen e 17-vje&ccedi...
Aktualitet
23 Prill 2026, 11:53
D.S
AMP
TIRANË- Eduart Merkaj është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke i...
Aktualitet
23 Prill 2026, 11:45
D.S
nuredin dumani
TIRANË- Sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për çështjen “Plumbi i A...
Aktualitet
23 Prill 2026, 11:08
D.S
policia e shkodres
SHKODËR- Policia ka zbuluar një rast mashtrimi, ku një 63-vjeçare gënjyer nga një bankier në ...
Aktualitet
23 Prill 2026, 10:50
I.A
Fatih Konuksever
ELBASAN- Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e “Piranjat”, ku raportohet për nj&eu...
Aktualitet
23 Prill 2026, 10:29
D.S
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të 17-vjeçarit mbrëmjen e shkuar në ...
Aktualitet
23 Prill 2026, 09:58
D.S
Sipas vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, mbyllja e platformës TikTok nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama is...
Aktualitet
23 Prill 2026, 08:31
D.S
Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro, për bileta të tr...
Aktualitet
23 Prill 2026, 07:36
D.S
Informacioni ekonomik mbi ndërmarrjet tregon zhvendosje të dukshme të investimeve të bizneseve nga pasuritë e paluajtshme drejt tekno...