LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut nga qeveria ishte e pajustifikuar

Qeveria e mbylli këtë platformë me argumentimin se sillte ndikim negativ tek fëmijët dhe të rinjtë, duke pasur si qëllim mbrojtjen e tyre. Vendimi u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe BIRN Albania për shkak të cënimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

23 Prill 2026, 09:58 Nga D.S

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut nga qeveria ishte e pajustifikuar

Sipas vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, mbyllja e platformës TikTok nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama ishte “jashtë kompetencës, e pajustifikuar dhe jo proporcionale”.

Qeveria e mbylli këtë platformë me argumentimin se sillte ndikim negativ tek fëmijët dhe të rinjtë, duke pasur si qëllim mbrojtjen e tyre. Vendimi u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe BIRN Albania për shkak të cënimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

Shumica e trupit gjykues, e përbërë nga gjyqtarët Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Genti Ibrahimi, Marjana Semini, Asim Vokshi dhe Ilir Toska, çmuan se në vendimarrjen e qeverisë plotësohej kriteri i interesit publik, por ata vlerësuan se qeveria nuk kishte përmbushur kriteret e kompetencës dhe proporcionalitetit me vendimin e saj.

Duke iu referuar disa vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese ku analizohet mbi lirinë e shprehjes dhe atë të medias si dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, shumica ka arsyetuar mbi faktin nëse kjo ndërhyrje e qeverisë ka qenë e justifikuar.

Liria e shprehjes dhe e medias, cilësohen prej Gjykatës Kushtetuese si gur themeli i demokracisë dhe të domosdoshme për ekzistencën e saj.

Sipas Gjykatës, rregullimi i parashikuar në nenin 17 të Kushtetutës, për kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore “vetëm me ligj”, ka të bëjë edhe me përcaktimin e kompetencës së një organi konkret, që në këtë rast është vetëm Kuvendi.

“Ky vlerësim i përket vetëm ligjvënësit dhe jo organeve të tjera shtetërore”, arsyeton gjykata dhe sjell në vëmendje se në rastet kur çështja është rregulluar pjesërisht me ligj, mund të detajohet më tej nga aktet nënligjore duke iu përmbajtur parimeve dhe kufijve të përcaktuar nga ligji.

“Gjykata vlerëson se sa më intensive të jetë ndërhyrja në ushtrimin e një të drejte themelore, aq më qartë dhe më hollësisht ligjvënësi duhet të përcaktojë shtrirjen e kompetencave të autoriteteve, kufijtë e ndërhyrjes dhe garancitë kundër arbitraritetit”, shprehet shumica në vendimin e arsyetuar.

Më tej vërehet se ligjvënësi nuk ka përcaktuar vetë elementet thelbësore të kufizimit, në mënyrë që akti nënligjor të mbetej brenda funksionit të tij zbatues, sipas përcaktimit të nenit 118 të Kushtetutës, që përcakton se aktet nëligjore nxirren në zbatim të ligjeve.

Në këto kushte, vlerësohet se vendimi qeverisë për mbylljen e TikTok, e ka materializuar vetë kufizimin në elementët e tij thelbësorë, duke mos respektuar kështu kriterin kushtetues të kufizimit “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës.

Gjykata konstaton se mospërmbushja e vetëm këtij kriteri kushtetues do të mjaftonte për të konkluduar se ndërhyrja nuk ka qenë kushtetuese, por nisur nga interesi publik i çështjes, ka çmuar të vijojë shqyrtimin dhe për kriteret e tjera të kufizimit, interesin publik dhe proporcionalitetin.

Gjykata vlerëson se mbrojtja e të miturve përbën një interes publik me peshë të veçantë në një shoqëri demokratike dhe është njohur si një nga qëllimet legjitime që mund të justifikojë kufizime të caktuara në ushtrimin e të drejtave dhe lirive themelore. Për rrjedhojë, duke marrë në konsideratë edhe statistikat dhe provat e paraqitura gjatë gjykimit nga qeveria lidhur mbi ndikimin e mundshëm të përmbajtjeve të caktuara në platformat digjitale ndaj të miturve, gjykata çmon se objektivi i synuar nga autoritetet publike është mjaftueshmërisht i rëndësishëm për të justifikuar në parim, vendosjen e një kufizimi ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit.

Por, nga ana tjetër vlerësohet se, rëndësia e objektivit nuk mjafton për të justifikuar çdo lloj mase kufizuese, pasi autoriteti publik mbetet i detyruar të zgjedhë atë mjet që cenon sa më pak të jetë e mundur ushtrimin e të drejtave themelore, duke shmangur atë që mund të konsiderohet si një formë e censurës moderne, në kundërshtim me standardet demokratike dhe detyrimet ndërkombëtare për mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Ndonëse qëllimi i ndjekur vlerësohet legjitim dhe me peshë të veçantë kushtetuese, gjykata çmon se mënyra e zgjedhur për realizimin e tij paraqet një shkallë shumë të lartë intensiteti në raport me shtrirjen e përgjithshme të masës.

Po ashtu, gjykata ka rrëzuar pretendimin tjetër të qeverisë, se gazetarët dhe subjektet mediatike kanë pasur në dispozicion edhe mjete të tjera komunikimi funksionale gjatë periudhës kur ishte bllokuar TikTok.  Sipas shumicës, fakti që përdoruesit apo mediat mund të kenë akses në platforma të tjera nuk është i mjaftueshëm për ta bërë ndërhyrjen proporcionale.

Gjithashtu, fakti që masa ka qenë e përkohshme, vlerësohet e pamjaftueshme për ta bërë proporcionale, për sa kohë u krye një ndalim i përgjithshëm.

Në vendim konstatohet se vetë qeveria ka pranuar se përfaqësuesit e platformës TikTok janë shprehur të gatshëm për negociata dhe se periudha e mbylljes do të përdorej për të bashkëpunuar për plotësimin e kushteve të nevojshme, në mënyrë që përdorimi i platformës të përputhej me standardet e kërkuara.

Fakti se përdoruesve të platformës nuk i’u është dhënë kohë për t’u përshtatur me situatën e re dhe për të pasur mundësi të organizonin mjete komunikimi alternative, vlerësohet se rrit intesitetin e ndërhyrjes, duke mos qenë në raport të arsyeshëm me rëndësinë e objektivit të mbrojtjes së të miturve.

Sipas gjykatës, edhe konsultimi i gjerë më prindërit i pretenduar nga qeveria, nuk mjafton për ta bërë ndërhyrjen proporcionale. “…Në situata të tilla, konsultimi duhet të zhvillohet në mënyrë të balancuar dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë jo vetëm grupet që synohet të mbrohen nga masa, por edhe subjektet që preken drejtpërdrejt prej saj”, arsyeton gjykata dhe arrin në përfundimin se ndërhyrja nuk përmbush kriterin e proporcionalitetit.

Mjeti i zgjedhur nga qeveria në këtë rast, vlerësohet se ka qenë më i ashpër nga sa kërkohej për arritjen e objektivit të synuar, si dhe se mbeti e paprovuar se bllokimi i përgjithshëm i platformës TikTok ishte e vetmja mënyrë efektive dhe e domosdoshme për të realizuar mbrojtjen e të drejtave dhe interesit më të lartë të fëmijëve.

Në përfundim, gjykata vlerëson se pretendimet e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe Rrjetit Ballkanik i Gazetarisë Investigative – Shqipëri, për cenimin e lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit janë të bazuara, ndaj kërkesa për këtë pjesë të kërkimeve u pranua.

Anëtari në pakicë, gjyqtari Sandër Beci vlerëson se kërkesa për shfuqizimin e këtij vendimi të qeverisë duhej të ishte rrëzuar. Beci ndan qëndrim të ndryshëm për kriteret se kufizimi duhet të bëhet me ligj dhe të jetë proporcional.

“Në këtë kuptim, akti nënligjor objekt shqyrtimi ka shërbyer për konkretizimin e një mase të parashikuar në ligj, brenda kufijve të rezervës ligjore relative të lejuar nga neni 118 i Kushtetutës, dhe jo për krijimin ex novo të një kufizimi të paparashikuar nga ligjvënësi”, arsyeton Beci dhe çmon se nga qeveria është respektuar kriteri i kufizimit “vetëm me ligj”.

Sipas tij, ndonëse kufizimi ka prekur jo vetëm fëmijët, por gjithë përdoruesit e kësaj platforme, nuk mund të konsiderohet arbitrar për sa kohë që Këshilli i Ministrave nuk mund të ndërhynte drejtpërdrejt në përmbajtjet online.

Në vijim, Beci çmon se mjeti i zgjedhur nga qeveria në këtë rast nuk është më i ashpër nga sa e kërkonin rrethanat. Duke konsideruar ekzistencën e alternativave për ushtrimin e të drejtave dhe lirive të pretenduara të cenuara nga kërkueset, karakterin e përkohshëm të masës, si dhe rëndësinë e interesit publik që u synua të mbrohej nga qeveria, Beci çmon se ndërhyrja përmbush kriterin e proporcionalitetit dhe se kërkesa për shfuqizim duhej të ishte rrëzuar./Reporter.al

gjykata kushtetuese birn tiktoku


Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Prill 2026, 07:26 D.S

Ditë me diell, parashikimi i motit për sot

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me alternime vranës...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë