Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shifra shënon rritje prej 8.66% krahasuar me vitin 2024, kurse vlera totale e procedurave të përfunduara me fitues për blerjen e biletave ajrore ishte 347.5 milionë lekë.

Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro, për bileta të transportit ajror ndërkombëtar gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të raportit vjetor të Agjencisë së Prokurimit Publik.
Shifra shënon rritje prej 8.66% krahasuar me vitin 2024, kurse vlera totale e procedurave të përfunduara me fitues për blerjen e biletave ajrore ishte 347.5 milionë lekë.
Rritja e fondit vjen paralelisht me zgjerimin e numrit të prokurimeve, përmes sistemit dinamik të blerjeve të biletave të transportit ajror ndërkombëtar.
Në vitin 2025, numri total i procedurave arriti në 3,134, nga 2,856 në vitin 2024, duke shënuar rritje prej 9.74%. Ndërkohë, procedurat e përfunduara me fitues u rritën në 2,847, nga 2,592 një vit më parë, ose 9.84% më shumë.
Sistemi dinamik i blerjeve përdoret nga autoritetet kontraktore si mekanizëm i thjeshtuar për sigurimin e biletave ajrore ndërkombëtare për udhëtime zyrtare.
Ai është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë të regjistruar në sistemin elektronik të prokurimit dhe me aktivitet të lidhur me transportin ajror ndërkombëtar. Sipas raportit, procedurat e biletave përbëjnë rreth 14.5% të totalit të procedurave të përfunduara me fitues gjatë periudhës janar–dhjetor 2025.
Megjithatë, pesha financiare e tyre mbetet e kufizuar, duke zënë vetëm rreth 0.3% të fondit total të prokurimeve publike për të njëjtën periudhë. Raporti vë në dukje gjithashtu anulimet në këtë kategori për arsye të ndryshme ku në 2025 ishin 286 procedura.
Rreth 41% e procedurave të anuluara lidhen me gabime ose mangësi në dokumentet e tenderit.
Një tjetër 36% e anulimeve rezulton nga mungesa e ofertave të përshtatshme në treg. Pjesa e mbetur i takon arsyeve si rrethana të paparashikueshme, ankesa të operatorëve ekonomikë ose mungesa së kërkesës nga autoritetet kontraktore.
Blerja e biletave i takon grupit të blerjeve me vlerë të vogël dhe sipas APP, kjo kategori në vitin 2025 shënoi 12,450 procedura me fitues duke ardhur në ulje në raport me vitin 2024./Monitor.al
Informacioni ekonomik mbi ndërmarrjet tregon zhvendosje të dukshme të investimeve të bizneseve nga pasuritë e paluajtshme drejt tekno...
Në takimin e Forumit Mbarë Ekonomik Shqiptar, drejtues biznesesh dhe shoqatash njëzëri ngritën shqetësimin për rritjen e ko...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me alternime vranës...
foto ilustruese KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec, në Korç&e...
Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj gjatë seancës së verifikimit të masës së sigurisë në SPAK. Në ma...
TIRANË- Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita,...
Foto ilustruse KURBIN- Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pak minuta më parë në Kurbin. Përmes një njoftimi zyr...
Foto ilustruse KURBIN- Të shtëna me armë janë raportuar në Kurbin. Bëhet me dije se është qëlluar në drej...
MEMALIAJ- Janë zbardhur rretahta e ngjarjes ndodhur mbrëmjen e shkruar në Memaliaj, ku u vra me armë zjarri Endri Goxhaj, ...
Kleviol Ahmeti TIRANË- Është liruar nga burgu reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Cllevio”. Mësohet se 39-vje&...