Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë dëshmisë së tij, ish-zv.drejtor i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe deklaroi se është vënë në dijeni nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, për persona që sipas tij kishin qëllime dashakeqe ndaj tij. Gjatë dëshmisë së tij, ish-zv.drejtor i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe deklaroi se është vënë në dijeni nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, për persona që sipas tij kishin qëllime dashakeqe ndaj tij.
TIRANË- Sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për çështjen “Plumbi i Artë”. Gjatë dëshmisë së tij, ish-zv.drejtor i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe deklaroi se është vënë në dijeni nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, për persona që sipas tij kishin qëllime dashakeqe ndaj tij.
Bëhet me dije se për këtë arsye, Guçe kishte përfituar mbrojtje shtetërore për rreth dy vite. Ai shtoi se në telefonin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani ishte gjetur një fotografi e tij, ndërsa theksoi se nuk kishte pasur informacion të plotë mbi momentin e kërcënimit.
Diskutimet në seancë:
Avokati i Fatos Gosës: Ju kanë kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës?
Krenar Guçe: Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejtori i përgjithshëm Gledis Nano dhe më është bërë me dije se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje, kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite. Në 5 nëntor 2021 kam pësuar një aksident, theva këmbën. Qëndrova 6 muaj me raport.
Nuk më është dhënë shpjegim se kur ishte bërë kërcënimi. Fotoja ime ishte gjetur te telefoni i Dumanit.
Shteti shqiptar më ka dhënë mbrojtje.
Avokati i Fatos Gosës (Pasi lexon një procesverbal të këqyrjes së hyrjes në Shqipëri nga Rinasi dhe vajtjes në një hotel të Hajdar Bako Çopja në dhjetor 2019): Përse nuk i keni referuar prokurorit emrin e personit që keni këqyrur lëvizjet, Hajdar Bako Çopja?
Krenar Guçe: Procesverbali është i qartë. Ka qenë sekret hetimor. Po ta shikoni në dosje, do ta gjeni edhe procesverbalin që ia kam referuar prokurorit.
Më tej pyetet për kërcënimin
Krenar Guçe: Mua më kanë thirrur eprorët dhe më është bërë me dije se ndaj meje persona të caktuar kanë ndërmarrë veprime dhe më kanë dhënë mbrojtje për sigurinë time. Në 5 nëntor 2021 kam bërë aksident dhe kam qenë me leje në periudhën kur më kanë vënë në dijeni. Unë nuk kam ditur gjë. Drejtuesit e mi më vunë në dijeni për kërcënimin, pasi në telefonin e Nuredin Dumanit ishte gjetur një foto e imja.
Pse nuk e keni referuar në prokurori emrin e tij? (referuar procesverbalit të vëzhgimit të Hajdar Copjas)
Krenar Guçe: Procesverbali që lexuat është i qartë. Informacioni është referuar…
Ky s’ka shënuar emrin e Armis Stafës, si personi që shoqëronte Hajdar Çopjan.
Avokati Përparim Kulluri: Përse ju kanë thirrur si dëshmitar, se nuk ndodh që çdo oficer policie të thirret?
Guçe: Jo, nuk e kuptoj, ma thuaj ti.
Prokurori: Mos e pyet!
Avokati Përparim Kulluri: Kur s’keni bërë ju hetim, do pyesim ne si avokatë. Të nderuar, ky oficer është thirrur për t’u pyetur pse s’ka bërë detyrën. Si është procedura për një person në kërkim? Si organizohet puna nga policia?
Guçe: Person në kërkim.
Avokati Përparim Kulluri: Policor apo me masë? Policia e Shtetit, kur ka informacion për persona me masë sigurie, mund të ushtrojë kontroll. Çfarë ndodh?
Prokurori: Pyetjet duhet të jenë jo në parim./Dosja.al
policia e shkodres SHKODËR- Policia ka zbuluar një rast mashtrimi, ku një 63-vjeçare gënjyer nga një bankier në ...
Fatih Konuksever ELBASAN- Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e “Piranjat”, ku raportohet për nj&eu...
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të 17-vjeçarit mbrëmjen e shkuar në ...
Sipas vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, mbyllja e platformës TikTok nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama is...
Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro, për bileta të tr...
Informacioni ekonomik mbi ndërmarrjet tregon zhvendosje të dukshme të investimeve të bizneseve nga pasuritë e paluajtshme drejt tekno...
Në takimin e Forumit Mbarë Ekonomik Shqiptar, drejtues biznesesh dhe shoqatash njëzëri ngritën shqetësimin për rritjen e ko...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me alternime vranës...
foto ilustruese KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec, në Korç&e...
Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj gjatë seancës së verifikimit të masës së sigurisë në SPAK. Në ma...