“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Trupi i tij u gjend pas dy orësh kërkimesh nga pëlumbarët. Dy të miturit janë transportuar menjëherë në spital dhe fatmirësisht sipas raportimeve mësohet se ndodhën jashtë rrezikut për jetën.
DURRËS- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e Durrësit pasi një 18-vjeçar u mbyt teksa u fut në ujë për të shpëtuar dy të mitur, njëri prej të cilëve ishte vëllai i tij më i vogël.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ndodhi në zonën e plazhit të Bisht-Pallë ku 18-vjeçari Anri Kashiku kishte shkuar për të pushuar së bashku me vëllanë e tij Ersian Kashiku dhe një tjetër. Vëllai, së bashku me shokun e tij 15-vjeçar janë futur për t'u larë në ujë dhe nga dallgët e forta kanë rrezikuar mbytjen, në këtë moment pasi ka parë dy të miturit të cilët po mbyteshin nga dallgët e forta pa menduar për jetën e tij Anri është futur për t'i shpëtuar. Pasi i ka shtyrë ata drejt cekëtisë dallgët e përpinë 18-vjeçarin duke mos dalë dot më.
Trupi i tij u gjend pas dy orësh kërkimesh nga pëlumbarët. Dy të miturit janë transportuar menjëherë në spital dhe fatmirësisht sipas raportimeve mësohet se ndodhën jashtë rrezikut për jetën. Anri është një hero dhe si i tillë do të mbahet mend gjatë për guximin e treguar në një 'betejë' me dallgët që të ndikuara dhe nga era e fortë ishin të papërballueshme për të miturit dhe 18-vjeçarin.
A mund të ishte parandaluar ngjarja?
Vdekja e një të riu duhet tu kujtojë edhe njëherë institucioneve që përtej vijës së parë të reklamimit të turizmit rojet e plazhit që mungojnë janë problemi më i madh, me të cilin përballen turistët sot. Prania e tyre në plazh, sot mund të kishte parandaluar këtë ngjarje dhe nëse nuk duam të përsëritet e njëjta, institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë.
Borell MAQEDONIA E VERIUT- Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integ...