Rama bën rolin e 'ndërmjetësit'/ Dorëzimi i draftit për Asosacionin tek Macron dhe Scholz, reagon KOSOVA
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: E kam parë draftin e Ramës për Asociacionin 8 Qershor, 14:18 Mimoz...
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: E kam parë draftin e Ramës për Asociacionin 8 Qershor, 14:18 Mimoz...
Rama: Ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë, Kurtin do e mbështes deri në...
Fillimisht e mohon, pastaj flet për dhunën, Basha për OFENDIMET e mbështetësve të tij: S'i kam parë fare pamj...
I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin me furgon në GJKKO, sot do njihet me 'masën e sigurisë' ...
25-vjeçari ka luajtur me ekipin e Dinamos dhe Olimpikut. Ai i është futur futbollit në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017.
TIRANË- Denilson Çervanaku, djali i ish-kryetarit të Komunës së Frakullit në Fier, Viktor Çervanaku që u arrestua për përfshirje në laboratorin e kokainës ka qenë futbollist. 25-vjeçari ka luajtur me ekipin e Dinamos dhe Olimpikut. Ai i është futur futbollit në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017. Për pesë rresht, ka arritur të shënojë vetëm dy gola. Denilson Çervanaku u arrestua bashkë me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.
Si u zbulua laboratori i kokainës në Frakull të Fierit?
Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier. Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.
Foto ilustruese Muaji Tetor është i pari i këtij viti që ka regjistruar ulje të numrit të turistëve të huaj në...
Serat e kanabisit në Dimal BERAT- Dy emërime të reja janë bërë sot në Berat, pas shkarkimeve të shumta, vendim qe e...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e 28 deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e n...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Fier ku u zbulua një laborat...
Klevis Balliu TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mega-operacionin e Policisë shqiptare, SPAK, DEA-s amerikane dhe autoritete...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin to...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një grua është plagosur rëndë në Gjirokastër pasi u sulmua nga një prej qenë...
Anila Hoxha TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me grupin e arrestuar pas zbulimit të laboratorit të koka...
Pamje nga konvikti Teksa thonë se të vetmit që iu gjendën pranë këto ditë janë drejtuesit e konviktit ku strehohen...
Policia Vlorë VLORË- Një 25-vjeçar nga Ukraian është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi u kap nëflagrancë d...