LIVE UPDATES
Aktualitet

U nda nga jeta sot, ish-deputetja Ledi Shamku: Për mu ti je gjithnji Vitore Rasha, e bija e doktorit

Në një postim në Facebook Shamku ka kujtuar të kaluarën pasi e njihte Rashën që në vogëli duke qenë se ishin në një lagje dhe shprehet se edhe pse për pjesv më të madhe ajo njihet si Vitore Sallaku, gruaja e artisti Skënder Sallaku, për të ajo ishte gjithmon Vitore Rasha vajza e doktorit.

9 Qershor 2022, 19:41 Nga d.a
U nda nga jeta sot, ish-deputetja Ledi Shamku: Për mu ti je gjithnji Vitore
Vitore Sallaku Rasha

TIRANË- Ish-deputetja dhe ish-misitrja e arsimit Ledi Shamku ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Vitore Sallaku Rasha, ish-akrobate dhe pionere e Cirkut Kombëtar.

Në një postim në Facebook Shamku ka kujtuar të kaluarën pasi e njihte Rashën që në vogëli duke qenë se ishin në një lagje dhe shprehet se edhe pse për pjesv më të madhe ajo njihet si Vitore Sallaku, gruaja e artisti Skënder Sallaku, për të ajo ishte gjithmon Vitore Rasha, vajza e doktorit.

"Herën e fundit që të pashë ishte në qershor 2013, kohë fushate, kur të trokita në derë dhe mësova se Skenderi yt e yni mezi mbushej me frymë. "Por unë jam e djathtë”- më the me buzën në gaz mbasi më kishe ofru një gotë ujë të ftohtë dhe një bisedë të butë fisnike. Nuk erdha me të lyp votën. Erdha thjesht me t’kallxu se si gocë Tirone e kam përmbush dorëzaninë: pra për mu ti je gjithnji Vitore Rasha, e bija e doktorit”.-shkruan Shkreli.

Postimi i plotë

DRITA QOFTË ME TY, VITORE RASHA!
Të kam njoftë qyshkur, qysh e vogël, se ishim “goca” lagjeje. Në fakt ti nuse e unë gocë, po gocat mbesin goca përherë.
Për “të huajt” ti ishe Vitore Sallaku, gruaja e Skënder Sallakut. Porse për tironasit e lagjes ku erdhe, vijoje me u qujtë Vitore Rasha, goca e doktorit. Pata pyt gjyshin tim për ty, një ditë që ju salutoi të dyve te rruga e Durrësit: “Babe, pse e quni Vitorja e doktorit?”.
“Eeee babe tha, ti nështi je tu dalë n’ment tuja (je rrit dmth) ene duhet ta dish që me majt men ësht njisoj si me jetu. Kush harro, vdes babe”, dhe aty më kallxoi për Lorenc Rashën, shkodranin e ditur, që kishte studju për gjuhësi në Austri, qê kishte pas drejtu gjimnazin e Tiranës dhe që “partizont e torturun dhe e vranë shkurreve të Priskës”.
Aty kuptova për të disatën herë se nji nga virtytet e mëdha të tironasve te mij ishte kujtesa si mision. Ende e kanë, ende e kemi.
Herën e fundit që të pashë ishte në qershor 2013, kohë fushate, kur të trokita në derë dhe mësova se Skenderi yt e yni mezi mbushej me frymë.
“Por unë jam e djathtë” - më the me buzën në gaz mbasi më kishe ofru një gotë ujë të ftohtë dhe një bisedë të butë fisnike.
“E di, o goca e doktor Rashës” - t‘u gjegja - “edhe unë kam diçka të djathtë” - dhe të kallxova dorën e djathtë timen - “qe ne tironasit e quajmë thjesht: dora e mirë” (ti qeshe). “Nuk erdha me të lyp votën. Erdha thjesht me t’kallxu se si gocë Tirone e kam përmbush dorëzaninë: pra për mu ti je gjithnji Vitore Rasha, e bija e doktorit”.
Nuk të pashë më. Sot mësova se të paskan pa engjujt e Dritës.
Të qoftë e lehtë ledina, o goca e lagjes time! I shkrova këto rreshta me ta nderu e me ta përcjellë kujtesën.

Sallaku u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Akrobatja ishte bashkëshortja e Skënder Sallakut, artistit të njohur të humorit i cili u nda nga jeta në vitin 2014 pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. “Artistja e Merituar” dhe “Mjeshtra e madhe të punës”, ishte pjesë e trupës së cirkut që në moshën 11-vjeçare.  Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

ledi shamku vitore rasha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet