LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia e dhimbshme/ Si u vra adoleshenti për një 'Rolex', eskursioni fatal dhe një "lutje" nëne

Ajo që ndodhi saktësisht mes Cenajt dhe 16-vjeçarit është ende e paqartë, por sherri me pasojë vdekjen e Gjonajt la gjurmë në Fushë Kuqe. Kristjan Cenaj e dhunoi në mënyrë makabre të miturin dhe i dëmtoi kafkën, gjë që i shkaktoi vdekjen të miturit. Për të mbuluar vrasjen, autori groposi trupin e Gjonajt në Fushë Kuqe. I mituri u preh shumë pranë familjes, por këta të fundit nuk i thanë dot lamtumirë…

11 Tetor 2022, 14:48 Nga F.M
Historia e dhimbshme/ Si u vra adoleshenti për një 'Rolex',
Kristjan Cenaj dhe Mariglen Gjonaj

TIRANË- Mariglen Gjonajt iu pre jeta në moshën 16-vjeçare, ditën që u nis për ekskursion me shokët e klasës. Si çdo adoleshent, në përpjekje për tu ‘maturuar’, Marigleni mori një orë “Rolex”, një varëse të trashë floriri dhe me makinën e të vëllait u nis të takonte shokët. Edhe pse në moshë të mitur e pa patentë, Gjonaj ishte në timon të mjetit, ndërsa si pasagjer kishte bashkëfshatarin e tij, Kristjan Cenaj. Por ky i fundit nuk kishte si qëllim shoqërimin e adoleshentit për në ekskursion. Synimi i të riut, 23 vjeç në atë kohë ishte i qartë, grabitja e ‘Rolex’-it dhe e varëses se floririt që mbante në qafë Mariglen Gjonaj, me vlerë 10 milionë lekë.

Rruga u pre në Fushë Kuqe

‘Sa e shtrenjtë duket kjo varësja,’- kanë qenë fjalët e para të thëna nga Cenaj në sy të xhaxhait të Gjonajt, duke treguar qartë joshjen e shokut nga bizhuteritë që rëndonin në qafën e 16-vjeçarit.

Ajo që ndodhi saktësisht mes Cenajt dhe 16-vjeçarit është ende e paqartë, por sherri me pasojë vdekjen e Gjonajt la gjurmë në Fushë Kuqe. Kristjan Cenaj e dhunoi në mënyrë makabre të miturin dhe i dëmtoi kafkën, gjë që i shkaktoi vdekjen të miturit. Për të mbuluar vrasjen, autori groposi trupin e Gjonajt në Fushë Kuqe. I mituri u preh shumë pranë familjes, por këta të fundit nuk i thanë dot lamtumirë…

Por zemra e nënës nuk gënjen

Liljana Gjonaj, edhe pa e parë të birin e vdekur e kishte të qartë se pas çdo gjëje që mund t’i kishte ndodhur, fshihej Kristjan Cenaj. Ajo deklaroi 7 vite më parë për mediat se i biri për herë të fundit ka qenë me Cenajn e se ai duhej marrë në pyetje për të zbardhur fatin e djalit të saj të vogël.

“Ka ikur në mëngjes, ka ikur në 8, nuk ka ardhur tek unë në 5 të mbrëmjes, as në drekë. Ishte me dy persona që ishin në makinë herën e fundit. Personi i fundit me të cilin ka qenë është Kristjan Ceni nga ky fshat. Nëse ata njerëz e kanë marrë peng, lirojeni. Le të marrin arin, ne u falim gjithçka, vetëm të më futet djali dhe njëherë me këmbët e veta në shtëpi,”- thoshte Liljana.

Nuk ka krim perfekt

Shtatë vite më vonë, në prill të vitit 2022, lajmi se ishin gjetur eshtrat e një adoleshenti u publikua nga të gjitha mediat e ra dhe në veshin e nënës e familjes së Gjonajt. Shpresat i kishin humbur se do ta gjenin gjallë adoleshentin, por të paktën kërkonin të kishin një varr ku ta vizitonin herë pas here.

“Mos janë të djalit tim? Kam dëgjuar lajme që është gjetur një kufomë. Shpirti po më dhemb. Nëqoftëse merr vesh dicka a mos është djali im?’’- tha Liljana me zë të dridhur gjatë një bisede telefonike me gazetaren Anila Hoxha.

Analizat e dhe ekspertizat mjekoligjore zbuluan se bëhej fjalë për një djalë të mitur që ishte dhunuar për vdekje, por për zbardhjen e identitetit u deshën muaj të tërë. Pas 7 vitesh ngjarje, policia arriti të konfirmojë dhe provojë se 16-vjeçari Mariglen Gjonaj ishte vrarë. Në të njëjtën kohë, Policia e Lezhës doli me deklaratën se përveç identifikimit, ishte bërë e mundur dhe arrestimi i autorit të këtij krimi, që i mori jetën një fëmije për një orë ‘Rolex’ dhe një varëse floriri.

Ndryshe nga agonia e familjes së Gjonajt, Kristjan Cenaj nga fshati Ferrë Trashë të Mamurrasit, ku dhe banonte, nuk i kishte ndërprerë gëzimet e jetës. Me një vështrim të thjeshtë në profilin e tij në Facebook, shihet se Cenaj kishte krijuar familje e ishte zhvendosur në Florence të Italisë. Por zëri i nënës së Gjonajt e kumbonte nga pas. As lutjet në Kishën e Laçit nuk e penguan përballjen me drejtësinë të një njeriu që mbante mbi ndërgjegjie vrasjen e një fëmije.

mariglen gjonaj kristjan cenaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj