LIVE UPDATES
Aktualitet

"Operacioni Vallas", sekuestrohet automatik me silenciator dhe dylbi të montuar! Arrestohen 2 persona (EMRAT)

Në automjetin që drejtonte 38-vjeçari Arian Popa dhe ishte pasagjer Herolind Sadikaj u gjet një armë zjarri automatik, të pajisur me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me 21 fishekë të cilat u sekuestruan nga Policia.

11 Tetor 2022, 14:19 Nga e.k
"Operacioni Vallas", sekuestrohet automatik me silenciator dhe dylbi
Arma e sekuestruar nga Policia

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Herolind Sadikaj dhe Arian Popa në kuadër të operacionit "Vallas. Arrestimi i tyre u bë në rrugën dytësore të fshatit Bajzë, Malësi e Madhe.

Arian Popa 38 vjeç ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vallas” të finalizuar në qershor të këtij viti. 

Në automjetin që drejtonte 38-vjeçari Arian Popa dhe ishte pasagjer Herolind Sadikaj u gjet një armë zjarri automatik, të pajisur me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me 21 fishekë të cilat u sekuestruan nga Policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Malësi e Madhe/Vijon operacioni “Vallas”, shkon në 13 numri i të arrestuarve.
Qarkullonte me armë zjarri automatik në automjet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Arrestohet në flagrancë një shtetas tjetër, pasagjer në automjetin që drejtonte 38-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik, me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me fishekë.
Operacioni “Vallas” u zhvillua në muajin qershor të këtij viti dhe u finalizua me sekuestrimin e 246 kg kanabis, arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 8 bashkëpunëtorëve të tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve në terren, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në rrugën dytësore të fshatit Bajzë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti tip “Volksëagen”. Gjatë kontrollit të automjetit ne drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin H. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me 21 fishekë.
Në përfundim të veprimeve, u ndalua shtetasi A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, në kuadër të veprimeve procedurale për operacionin “Vallas”.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë pasagjeri në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe "Përkrahja e autorit të krimit”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë që janë shpallur në kërkim në kaudër të operacionit “Vallas”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Vallas” u zhvillua në muajin qershor të këtij viti dhe u finalizua me sekuestrimin e 246 kg kanabis, arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 8 bashkëpunëtorëve të tyre.

operacioni vallas arian popa herolind sadikaj policia e shkodres

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës