LIVE UPDATES
Aktualitet

Çudia në Roskovec, TEC në tokën e serave

Termocentrali me gaz në zëmër të bujqësisë shqiptare shqetëson Brukselin

11 Prill 2025, 10:39 Nga Esmeralda Topi
Çudia në Roskovec, TEC në tokën e serave
Tofik Metushi

Çfarë do të mendonit nëse do të kishit 200 hektarë sera me domate, luleshtrydhe e tranguj, dhe një ditë ju njoftojnë se afër fshatit do ndërtohet një termocentral me gaz?

Në Roskovec, kjo nuk është pyetje hipotetike. Është realitet i hidhur që rrezikon jo vetëm tokat bujqësore, por edhe të ardhmen. Kjo është historia e një zone rurale me mbi 6,000 banorë që jeton nga toka dhe tani mund të jetojë me helm prej saj.

Në fshatin Suk 1, ku bujqësia dhe blegtoria janë fryma e ekonomisë për banorët, qeveria ka miratuar ndërtimin e një termocentrali me gaz natyror. Projekti me kapacitet 170 MW, ka hasur në kundërshtimin e fortë të banorëve, ekspertëve dhe organizatave mjedisore.

“E kemi ngritur këtë jetë me mund e djersë,” thotë Tofik Metushi, 68 vjeç, teksa shikon serat që zënë horizontin edhe pranë vendit ku planifikohet të ndërtohet TEC-i.

Tofiku nuk flet si aktivist. Ai flet si një burrë që ka mbjellë me duart e tij çdo metër tokë që zotëron, dhe që sot pyet me zë të mekur:

“Kush do na i blejë më prodhimet nesër, kur emri i fshatit të lidhet me gaz e ndotje?”

E shkuara i ka dhënë një mësim: “Po të thoshe që ishe nga Marinza, s’të blinte njeri bulmetin. Nëse termocentrali ngrihet, gjithçka merr fund”

Ai nuk është i vetëm. Qindra banorë të fshatrave përreth Roskovecit kanë protestuar, kanë mbledhur firma dhe i janë drejtuar dyerve të gjykatave që TEC-i të mos ndërtohet.

“Edhe shtëpinë të ma prishin, veç ajo të mos bëhet. Është katastrofë për ne”, thotë Tofiku me zë të dridhur.

Por zëri i tij dhe i banorëve ka rënë në vesh të shurdhër. Protesta e tyre është përballur me një sistem që ecën përpara, edhe kur e gjithë zona thërret: “Ndal!”

Një lapsus që djeg tokën

Vendimi i qeverisë, i marrë dhjetorin e shkuar, e quan impiantin “fotovoltaik”. Një lapsus frojdian për t’u arkivuar pasi TEC-i do të funksionojë me gaz natyror. Termocentrali do të furnizohet nga gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) dhe do të shfrytëzohet nga privati për një periudhë 49-vjeçare.

“Është një projekt i zhvilluar nga një subjekt privat, i cili do të realizojë veprimtari në prodhimin e energjisë elektrike nga impiant Termik, prodhim ky që do të tregtohet privatisht në tregje nga ana e zhvilluesit”, sqaron Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në një përgjigje për Faktoje.al.

Termocentrali do të ndërtohet nga kompania ‘FIER THERMOELECTRIC” SH.A.’, një bashkim kompanish shqiptaro-greke. 30% të aksioneve janë të kompanisë shqiptare ‘Gener 2’ dhe 70% janë të ndara mes grekëve të ‘GEK TERNA S.A.’ dhe ‘DEPA Commercial S.A.’- Korporatës Publike të Gazit në Greqi. Ky projekt nuk është një koncesion klasik. Në këmbim, shteti do të marrë 2% të prodhimit vjetor si “royalty” ndërsa privati detyrohet t’i shesë pjesë të energjisë, shpërndarësit publik.

Mjedisi në letër, ndotja në ajër

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis është përgatitur nga një kompani e kontraktuar nga vetë investitori. Ekspertët mjedisorë flasin për manipulime flagrante të të dhënave, për ndotje të fshehur me kujdes nën shifra të bukura.

“75 herë më pak ndotje se realiteti, për të thënë që jemi brenda një standardi,” thotë Gjergj Simaku, ekspert energjetik dhe ish-zv.ministër.

Edhe Lavdosh Feruni nga Lëvizja për Energjinë dhe Klimën thekson se shkarkimet në ajër do të jenë më të larta nga ç’deklarohet në letra.

“Për 3,500 orë pune në vit, TEC-i do të nxjerrë mbi 240 mijë tonë CO2, dhe në rast operimi të plotë, mbi 590 mijë tonë” përllogarit Feruni.

Në vend të energjisë së pastër, kemi një “goditje klimatike” të mbështetur nga shteti një projekt që, sipas Simakut, nuk shërben as për Shqipërinë, por për strategjinë e dekarbonizimit të Greqisë.

“Projekti i Roskovecit është pjesë e një strategjie për të ndërtuar termocentrale në tokë shqiptare, që do të përmbushin nevojat e dekarbonizimit të Greqisë. E njëjta qeveri fitoi në arbitrazh kundër TEC-it të Korçës për ndotjen në mjedis. Tani pse pranon këtë projekt?!” thotë Simaku.

Brukseli dëgjon, Tirana nuk ka veshë

Komisioni Evropian është shprehur i shqetësuar për mënyrën si është miratuar ky projekt. Përmes një reagimi të posaçëm për Faktoje.al Brukseli i kujton Shqipërisë se si vend kandidat duhet të kërkojë vlerësime shkencore të ndikimit dhe të garantojë pjesëmarrjen e publikut.

Me fjalë të tjera: jo të ndërtojë TEC në fshehtësi, në një nga zonat më bujqësore të vendit.

“Angazhimet e financuara publikisht nga Shqipëria, përfshirë mbështetjen nga WBIF, i japin përparësi energjisë diellore, asaj me erë, rehabilitimit të hidrocentraleve ekzistuese dhe përmirësimit të linjave të transmetimit”, thekson një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ndërkohë, edhe Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën flet për energji diellore, me erë, për përmirësim të hidrocentraleve. Por në terren, flet gazi dhe kumbon heshtja e institucioneve.

“Investimi alternativ me fotovoltaikë do të kishte kosto më të ulët, ndikim më të vogël mjedisor dhe do të mbështeste përmbushjen e Direktivës së BE për Energjinë e Pastër dhe Klimën,” sugjeron Eduard Gjokutaj, ekspert energjie.

“Kjo është një goditje klimatike për Shqipërinë jo për Greqinë. Sepse ne s’jemi vend anëtar, por aspirojmë 2027 dhe kemi disa detyrime për të përmbushur që i kemi të vendosura në letra. Ky është morali,” argumenton Gjergj Simaku.

***

Më 27 shkurt 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ndërtimin e termocentralit në Suk 1. Tani gjithçka është në letër për t’i hapur rrugën ndërtimit të termocentralit. Por rezistenca nuk është shuar. Shpresa, si çdo filiz në serat e Roskovecit, është ende gjallë.

“Unë kam besim që nuk do të bëhet,” pëshpërit Tofiku, me zërin e një njeriu që ka parë shumë, por nuk ka parë kurrë që drejtësia të vijë me gaz./Faktoje.al

tofik metushi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion