Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
EMRI/ Aksidenti në Berat, i plagosuri humb jetën në spital
Fillimisht, 50-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
11 Prill 2025, 09:51Nga E. D
pamje nga aksidenti
BERAT- 50-vjeçari i cili u aksidentua mëngjesin e sotën në Berat, ka nërruar jetë në spital. Eduart Ismaili si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Fillimisht, 50-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, në aksident u përfshinë dy automjete, njëri i drejtuar nga shtetasi F. P., 31 vjeç, dhe tjetri nga 50 vjeçari eduart Ismaili.
Gjithashtu drejtuesi tjetër i mjetit, F. P., është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë disa minuta më parë, mbi aksidentin në fshatin Moravë, njoftojmë se si pasojë e aksidentit, shtetasi E. I. humbi jetën, në spital.
Ndërkaq, shtetasi F. P. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.