Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në dëshminë e saj, e reja ka treguar se në momentin që u sulmua nga shqiptari kishte trokitur në dyert e shtëpive në Nice për ndihmë.
GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë nga dëshmia e 20- vjeçares në Nice që u dhunua brutalisht nga shqiptari 28- vjeçar Kledi Sulollari i cili tentoi ta përdhunojë, por e reja bëri rezistencë. Vajza tregoi makthin që kishte përjetuar nga dhuna e 28- vjeçarit, i cili e sulmoi dhe e goditi në kokë. Në dëshminë e saj, e reja ka treguar se në momentin që u sulmua nga shqiptari kishte trokitur në dyert e shtëpive në Nice për ndihmë. Siç thotë ajo, ngjarja ka ndodhur tre minuta larg shtëpisë së saj, ku autori e ka rrahur pa mëshirë.
“Sulmi ndodhi tre minuta larg shtëpisë sime. Unë isha ulur nën një ballkon derisa shiu pushoi dhe ai ishte fshehur para meje. E pashë, kishte shumë plagë në fytyrë, ishim të njohur të përbashkët dhe dija disa gjëra për këtë njeri. Mënyra se si ai po më shikonte më trembi. E kuptova se kush ishte dhe u tremba shumë” , dëshmoi ajo.
“Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, kur papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të ziheshim shumë pavarësisht terrorit që pata në atë moment. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita "ndihmë" ndërsa ai më godiste në kokë. Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova pas tij për të kapur hapin, pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha”, vazhdon e reja.
28 - vjeçari u arrestua në orët e para të së dielës pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë. Sipas mediave greke, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq. Pas sulmit që ka marrë, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave. 28-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale.
Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë. Punonjësit e policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy femrat që kanë bërë denoncimin, i kanë treguar 28-vjeçarin por asnjëra prej tyre nuk e ka njohur me siguri./ Dosja.al
Kamioni në flakë TIRANË- Një automjet i linjës turke të transportit ‘Sahade’ është përfshirë ...
foto ilustruese LUSHNJE- Nxënësit e shkollës 9- vjeçare "Irakli Bozo" do të transferohen në shkollën "Jani Nushi" n&eu...
Shqiptaret ANGLI- Zyra e Brendshme po shpenzon miliona paund për taksi për të transportuar emigrantë në të gjithë Mbret&...
Bledar Leska KORÇË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vjedhjen e ndodhur mëngjesin e sotëm...
Policia Korçë KORÇË- Një dyqan në Voskop të Korçës ra pre e një vjedhje në orët...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zgjedhjet pë...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gj...
Sait dhe Xheride Shabaj BRITANI E MADHE- Shtëpia mbresëlënëse e këtij çifti në Shqipëri u ndërtua duke p&eu...
Foto ilustruese Një burrë shqiptar dhe katër djemtë e tij do të gjykohen në Zvicër nga e hëna për shkak se dys...
Dritan (Gramoz) Rexhepi EKUADOR- “Mbreti i Kokainës ”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan (Gramoz) Rexhepi, vepron nga n...