14 Dhjetor 2022, 07:55
Nga A.B
Arben Zogu dhe Elvis Demce
ITALI- Tetëmbëdhjetë vjet burg për Elvis Demçen dhe 16 për rivalin e tij Ermal Arapaj, i cili njihet si 'Ufo'. Në total, 120 vite burg për dy bandat që nisën luftën brenda mafias shqiptare në Romë. Shumica e kërkesave të prokurorëve Mario Palazzi dhe Francesco Cascini janë pranuar.
12 persona të tjerë të grupit u dënuan me dënime që varionin nga minimumi 4 vjet e 6 muaj deri në maksimum 9 vjet e 8 muaj, raporton 'Romacorriere.it'.
Grupet kriminale që drejtoheshin njëri nga Ermal Arapaj i njohur si ‘Ufo’, ndërsa nga ana tjetër ishte Elvis Demçe, i cili drejtonte grupin rival, janë arrestuar nga policia pas një aksioni ‘Blic’, të zhvilluar mëngjesin e 18 janarit. Në pranga ranë 27 persona, duke u shmangur në këtë mënyrë disa vrasje të mundshme, për trafikun e drogës.
Banda e shqiptarit Elvis Demçe lindi në vitin 2020 dhe pati një rritje të shpejtë. Në gusht 2020 tregtonte 100 kg hashash ndërsa tetorin e ardhshëm ishte në gjendje të tregtonte mbi 1 ton që i sillnin të ardhura deri në 4 milionë euro.
Mediat italiane i kanë dedikuar shpesh artikuj Elvis Demçes, i cili bashkëpunonte me Arben Zogun dhe Dorian Petokun, të cilët po ashtu ndodhen pas hekurave. Demce, kur doli nga burgu në vitin 2020 kishte kontaktet e duhura, ato me organizatat në Romë, me ushtrinë marokene, autoritetet portuale të Gioia Tauro dhe trafikantë nga Ekuadori.
Demçe i cili ka një pamje të ashpër, i referohej vetes si “Zoti”. Me një bindje të rrënjosur thellë thoshte: “Unë jam Zoti”. Ai e shkruante në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, "Spartacus" ose "Perseo", të cilave u lidh një kuptim i fortë simbolik. Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, shqiptar si ai dhe drejtues i një organizate tjetër shumë ‘të respektuar’. Kur Demce ishte në burg për vrasjen e Federico Di Meo, 30 vjeçar, ‘Ufo’ tentoi t’i fitonte terren duke vjedhur sheshet e drogës, Velletri dhe Acilia. Kjo solli përplasje mes bandave, të cilët nisën përplasje me armë, tentativa për vrasje dhe vënie flakëve të makinave. Pas këtyre ngjarjeve arritën të binin në gjurmët e policisë.
arben zogu elvis demce
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 07:50
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë alikimin e Kosov&...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 07:29
A.B
Debore
TIRANË- Vendi ynë për gjatë gjithë ditës parashikohet të dominohet nga vranësirat e shumta në t&eu...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 07:06
a.b
Porti
Pas dhënies të statusit të investitorit strategjik zhvillimit të projektit Durrës Yachts & Marina, ku shteti dhuron trua...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 23:01
F.M
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Rishi Sunak ka premtuar të sjellë ligje të reja për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, duke ...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 22:45
F.M
Doganierët
DURRËS- Korrupsioni në doganën e Durrësit përfshin edhe skanerin e kontrollit të mallrave. Video-përgjim...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 22:42
F.M
Gjykata
ITALI- Ibrahim Rudi, 22 vjeç, nga Shqipëria është dënuar me 10 vite burg pasi akuzohet se ka qëlluar me breshë...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 21:28
F.M
Foto Ilustruese
BRITANI E MADHE- Kryeministri Rishi Sunak ka shpalosur një plan të ri me pesë pika për të trajtuar emigracionin e ...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 21:12
Ekspertë të ekonomisë dhe legjislacionit gjatë konferencës “Parandalimi i Pastrimit të Parave në Shqipëri”...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 21:06
Fiks Fare
KORÇË- Ngjarja ka ndodhur në datën 3 dhjetor 2022, në zonën e Pazarit. Viktima Bledar Asllani është pla...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 20:45
F.M
Emisioni “Vetting"
TIRANË- Emisioni “Vetting" nuk do të transmetohet më në AbcNews pasi është mbyllur. Lajmin e ...