Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Uniformat blu, bëjnë me dije se, dy brazilianet kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës, dhe e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.

DURRËS- Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast prostitucioni. Sipas njoftimit të policisë, nën hetim janë vënë katër persona, dy prej tyre braziliane dhe dy shqiptarë. Uniformat blu, bëjnë me dije se, dy brazilianet kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës, dhe e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.
Policia njofton se, gjithashtu u proceduan edhe dy shqiptarë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestua një shumë parash në valuta të ndryshme, aparate celularë si dhe karta telefoni.
Njoftimi i policisë:
"Durrës/ Finalizohet faza e 14-të e operacionit policor të koduar “Storm”.
Operacioni pas hetimeve dyjavore me metoda proaktive. Kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit; procedohen penalisht dy shtetase braziliane. Procedohen për prostitucion edhe dy shtetas shqiptare.
Sekuestrohen shuma parash, pasaportat e dy shtetaseve, blloqe shënimesh dhe 8 celularë.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.
Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës."/Dosja.al
Foto Ilustruese Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të paprecedentë, të krijuar nga bllokimi i platform&e...
foto ilustruese Kompania kosovare “Relux”, e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po përjeton pasoja të menjëhershme nga bllokimi i p...
Foto Ilustruese Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë t&e...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. R...
foto ilustruese TIRANË- Në aspekt njerëzor, lulëzimi i emigrimit ilegal ka sjellë pasoja të rënda dhe në shfryt&eum...
foto ilustruese TIRANË- Kalimi ilegal i emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore është një biznes i...
foto ilustruese TIRANË- Por, përveç këtyre rasteve që sigurisht nuk na bëjnë nder dhe janë totalisht në shke...
foto ilustruese TIRANË- Një komunitet i madh emigrantësh që po vijon të rritet me shpejtësi janë shtetasit nga Filipinet...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka mjaft nevojë për punëtorët e huaj, por, denoncimet zbulojnë se sipërmarrë...
foto ilustruese TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmbl...