LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga filipinasja që punon në familjen e pasur te afrikani që kërcen këngë shqiptare: a po adaptohen emigrantët e huaj?

Eksperienca e kësaj shtetaseje nga Filipinet, e cila është punësuar pranë një familjeje të pasur shqiptare, është pozitive. Ajo thotë se është përshtatur mjaft mirë në Shqipëri dhe kushtet e punës janë të kënaqshme.

28 Janar 2026, 22:55 Nga E. D
Nga filipinasja që punon në familjen e pasur te afrikani që
foto ilustruese

TIRANË- Por, përveç këtyre rasteve që sigurisht nuk na bëjnë nder dhe janë totalisht në shkelje, ka edhe histori pozitive. Eksperienca e kësaj shtetaseje nga Filipinet, e cila është punësuar pranë një familjeje të pasur shqiptare, është pozitive. Ajo thotë se është përshtatur mjaft mirë në Shqipëri dhe kushtet e punës janë të kënaqshme.

“Unë punoj si dado dhe jam shumë e kënaqur me drejtuesit e mi. Mbaj një fëmijë 1 vjeç dhe e dua si fëmijën tim”, u shpreh dado nga Filipinet.

Ky rast pozitiv nuk është i vetmi, pasi ka shumë punëtorë që kanë ardhur dhe e kanë gjetur veten mjaft mirë. Ata janë respektuar nga pronarët e tyre, kanë kushte shumë të favorshme dhe ndihen mjaft mirë në vendin tonë.

Ky i ri afrikan punon në një servis makinash në Vlorë dhe kënaqësinë për vendin e punës nuk ka nguruar ta shfaqë edhe në rrjetet sociale, ku është bërë viral.

Ai ndihet mjaft i respektuar në Vlorë, madje vlerëson edhe mënyrën e trajtimit nga pronari. Përkundër rasteve abuzive të zbuluara më sipër, ky djalosh e ka gjetur veten mjaft mirë.

Pavarësisht nevojave, ekspertët sugjerojnë si prioritare hartimin e politikave që mbajnë në atdhe punëtorët shqiptarë. Afrimi i krahut të huaj të punës nuk ka dhënë efektet e pritura në uljen e kostove për bizneset.

“Në nivel mesatar, unë mendoj se një sipërmarrje shqiptare ka më shumë kosto të gjejë punëtorë të huaj sesa t’u rrisë pagat punonjësve shqiptarë, të investojë te ta me gjëra minimale për t’i bërë të ndihen mirë. Nëse një sipërmarrje shqiptare bën këto elemente për të afruar punonjësit vendas dhe për t’i mbajtur ata gjatë, reduktohen kostot, pavarësisht vlerës së kontratave”, u shpreh Erion Muça, ekspert punësimi.

“Në industrinë fason ka rezultuar jo e efektshme, pasi ka pasur edhe kthime. Është parë që rendimenti i tyre nuk ka qenë aty ku duhet dhe është konstatuar që kostot vazhdonin të rriteshin me kalimin e kohës”, u shpreh Arbër Xhihani, ekspert punësimi.

“Për mua, që e kam ndjekur vit pas viti, ka qenë e suksesshme për disa sektorë dhe disa kompani specifike dhe e pasuksesshme në përgjithësi, sepse kërkimi dhe gjetja e punëtorëve të huaj, orientimi drejt vendeve të botës së tretë, ka një hallakatje procesesh e procedurash dhe është e vështirë të gjesh punonjës që janë të përshtatshëm”, u shpreh Erion Muça, ekspert punësimi.

Pavarësisht qëndrimeve të ekspertëve, është e vështirë të nxjerrësh një konkluzion se kush rezulton më efektiv në punë: një shqiptar apo një i huaj. Por ajo që konstatohet së fundi është se vendi ka nevojë edhe për punonjës të kualifikuar.

“Aktualisht nuk po sillen vetëm pastrues dhe punëtorë krahu, por po sillen edhe inxhinierë dhe ka edhe problematika të tjera, si mënyra se si punojnë pa u njohur diploma dhe pa kaluar një filtër. Po sillen edhe mjekë”, u shpreh Xhina Veizi, avokate.

“Punonjësit e huaj nuk e ndihmojnë një kompani shqiptare të rritet dhe të zhvillohet. Ata zbatojnë rregullat dhe ecin me të njëjtat modele. 65% e modeleve që ndjekin sipërmarrjet kanë nevojë të përditësohen, sipas pretendimeve të punëtorëve vendas, në mënyrë që sipërmarrja të ndryshojë strategji”, u shpreh Erion Muça, ekspert punësimi.

“Punonjësit shqiptarë mund të plotësojnë kërkesat më shumë sesa një punëtor i huaj. Një punëtor i huaj ka nevojë për trajnim dhe përshtatje dhe duhet thënë se nuk është aq efektshëm sa një punëtor shqiptar. Barrierat e gjuhës dhe kulturës kanë sjellë vështirësi në perceptimin mes punonjësve të huaj dhe atyre shqiptarë”, u shpreh Arbër Xhihani, ekspert punësimi./Top Channel

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë