Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Gjatë kontrollit në një shtëpi te braktisur, policia ka gjetur dhe sekuestruar një karikator, një bajonet, fishek, një xhaketë ushtarake dimërore, një palë doreza ushtarake dhe katër këmisha të policisë së Serbisë.
KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në Mitrovicën e Veriut. Gjatë kontrollit në një shtëpi te braktisur, policia ka gjetur dhe sekuestruar një karikator, një bajonet, fishek, një xhaketë ushtarake dimërore, një palë doreza ushtarake dhe katër këmisha të policisë së Serbisë. Në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri, përkatësisht zyrtarë policorë nga kjo drejtori, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarë, duke u ofruar atyre shërbime profesionale, kanë pranuar sot, më datë 28.01.2026, informata se në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane, Mitrovicë Veri, mund të gjendeshin mjete ilegale.
Lidhur me këto informata, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku si rezultat gjatë kontrollit në një shtëpi te braktisur kanë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
Një karikator të zbrazet për armë të gjatë;
Një bajonet;
Shishe plastike e mbushur me saqme;
Kapsula per fishek;
Sasi e barutit;
Një rryp brezi ushtarak;
Një minë kundër këmbësorik;
Pjesë për mbushje të fishekëve;
Detonator për minë;
Targa të automjetit të ish Milicisë
Tre fishek te armës së gjuetisë;
Trembëdhjetë (13) fishek të kalibrave të ndryshëm;
Dy (2) fishek të kalibrit 12.7 mm;
Dy (2) fishek të kalibrit 20 mm
Dy (2) gëzhoja të kalibrit 12.7 mm;
Një xhaketë ushtarake dimërore;
Një palë doreza ushtarake;
Katër këmisha të Policisë së Serbisë.
Pasi që në deshmitë e gjetura është hasur material i rrezikshem eksplodues në vend ngjarje kanë dalë edhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME), të cilët nga vendi i ngjarjes kanë tërhequr sasinë e barutit, fishekët e kalibrit 12.7 mm si dhe 20 mm e po ashtu edhe minën kundër këmbësorik me detonatorin.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë në numrin emergjent 192./Dosja.al
BELGJIKË- Gazeta belge PZC ka raportuar se në Belgjikë është zhvilluar sot senca gjyqësore për dy grupet, njëri s...
Foto ilustruse FRANCA- Drejtësia franceze ka dënuar nga një deri në gjashtë vite burg disa shqiptarë, të akuzuar p&...
foto ilustruese KOSOVË- Kompania kosovare “Relux”, e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po përjeton pasoja të menjëhershme nga...
pamje nga vendngjara TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Konkretisht aksidenti ...
Foto ilustruse Ndaj 15 kryesuesve zgjedhorë në Komunën e Malishevës është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, pas aks...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka zbuluar një rafineri kokaine në banesën e një shqiptari në Firence. Ata gjetën ...
Foto ilustruse SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i cili ndodhi pak më parë në urën e Spatharit, ku nj...
pamje nga vendngjarja DURRËS- Banorët e “Urës së Dajlanit” kanë protestuar sot para Bashkisë së Durr&e...
Foto ilustruse TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, pritet nj...
Foto ilustruse SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një automjet ka rënë në ur&...