LIVE UPDATES
Aktualitet

Indiani rrëfen kushtet çnjerëzore: Si na mashtroi kompania, shoku tentoi vetëvrasjen, dhjetëra persona në një ambjent…

Ai është një djalosh nga India, i cili është bindur për të ardhur në vendin tonë rastësisht nëpërmjet një njoftimi të një agjencie rekrutuese.

28 Janar 2026, 21:34 Nga E. D
Indiani rrëfen kushtet çnjerëzore: Si na mashtroi kompania,
foto ilustruese

TIRANË- Për të kuptuar se si është realiteti i punëtorëve të huaj në Shqipëri, duke kaluar nga teoria në praktikë, Inside Story ka arritur që të flasë me një nga personat që e shfaq hapur pakënaqësinë e tij për punën që ka gjetur në vendin tonë.

Ai është një djalosh nga India, i cili është bindur për të ardhur në vendin tonë rastësisht nëpërmjet një njoftimi të një agjencie rekrutuese.

“Unë jam nga India. Një ditë pashë një kompani në Linkedin, një kompani që quhet WFDM. Aplikova në WFDM për punë në Shqipëri. Më dhanë një punë dhe erdha këtu”, u shpreh denoncuesi nga India.

Kontrata e të riut indian është nënshkruar në vitin 2025, por, për arsye sigurie, nuk dëshiron që të shfaqë identitetin e tij të plotë, pasi i druhet faktit se mund të ketë pasoja hakmarrëse nga ana e kompanisë.

Ai tregon se në momentin e parë që mësoi në lidhje me vendin tonë nuk dinte asgjë, por filloi të kërkonte në Google se ku ishte
Shqipëria dhe kush ishin zonat me më tepër mundësi ekonomike në vendin tonë.

“Kërkova vendndodhjen, për Tiranën, Elbasanin, e të gjitha. Pashë se kush është vendi më i populluar i Shqipërisë dhe sa ishte popullsia e Shqipërisë”, u shpreh denoncuesi nga India.

Pas intervistave dhe kërkimeve të para, duke qenë se kishte nevojë për punë në mënyrë urgjente për shkak të kushteve të vështira në vendin e tij, indiani pranoi dhe erdhi me shpresa të mëdha në Shqipëri.
Ai mendoi se do të gjente një pagesë të mirë dhe kushte të favorshme të akomodimit, ushqimit dhe gjithçka tjetër.

“Aplikova në kompaninë. Më dhanë leje pune për këtë punë, punë si shofer shpërndarjesh”, u shpreh denoncuesi nga India.

Kur ishte ende në Indi, kompania rekrutuese i kishte premtuar se do të kishte akomodimin falas, ushqimin falas, në fakt sipas rregullave të shtetit shqiptar.

“Kjo është kontrata ime, rroga ime është 500 euro. Bëj 40 orë pune në javë, 8 orë punë në ditë. Nëse do të punosh shtesë, mund ta bësh. Nëse do të punosh shtesë. Agjencia më premtoi 500 euro rrogë. Erdha këtu, punova fort, punova jashtë orareve çdo ditë duke bërë orë ekstra”, u shpreh denoncuesi nga India.

Deri në këtë pikë gjithçka dukej normale. Por, kompanitë pritëse në fakt sipas legjislacionit shqiptar, duhet ti garantojnë disa kushte shumë të rëndësishme punëmarrësit përpara se ta afrojnë.

“Punëdhënësi për të marrë një punëtor të huaj duhet ti ofroj akomodim dhe ushqim. Nëse jo, pagesë ekstra. Kontratë të rregullt me punëtorët shqiptarë, jo diskriminim. Duhet të jetë biznes që paguan detyrimet, nuk lejohet që nuk je tatimpagues i rregullt, nuk aplikon dot”, u shpreh avokatja Xhina Veizi.

‘E trajtimit të punonjësit të huaj jashtë orarit të punës. Në kontrata duhet ti gjejnë akomodim, fjetje, energjinë elektrike dhe kjo shpeshherë janë neglizhuar dhe nuk janë ndjekur nga punëdhënësit shqiptar. Kjo ka bërë që të shtohen pakënaqësitë dhe të mos kenë rendimentin e pritshëm”, u shpreh eksperti i punësimit Arbër Xhihani,

Në fakt duket se premtime të tilla mbeten vetëm në bisedat paraprake me punëtorët e interesuar për punë, pasi realiteti është krejtësisht tjetër nga ai që premtohet. Në momentin që punëtorët nisin punë dhe vijnë në Shqipëri përballen direkt me tjetër realitet.

“Më tha kur bëra intervistën e parë, do të të jap ushqim falas. Ti punon për mua, por ushqimi është falas. Por unë paguaj gjithmonë, shkoj në market blej perimet dhe gjithçka, shkoj në shtëpi dhe i gatuaj. Nuk më japin ushqim falas. Së dyti, akomodimi, si shtëpia ime, do ma jepte kompania falas. Por paguaj çdo muaj 15 mijë lekë, 150 euro në muaj. Po ashtu 4 mijë lekë për energjinë elektrike”, u shpreh denoncuesi nga India.

Skandali thellohet dhe më tej kur mësojmë se indiani përveçse nuk merr trajtimin e premtuar, i mbahen dhe para të tjera nga rroga bazë prej 500 eurosh. Këto shkojnë për të paguar shtëpinë me qira dhe energjinë elektrike të banesës ku janë akomoduar.

Në deklaratën e akomodimit të siguruar nga Inside Story thuhet se banesa merret për një afat 1-vjeçar dhe detajet e vilës ku akomodohen. Në fakt, edhe këtu ka një truk në vete. Punëtori rrëfen se që në momentin e akomodimit ka një problem me banesën ku jetojnë.

“Në shtëpi ne jemi 17 njerëz në një vilë. Një dhomë e vogël, qëndrojmë 3 njerëz. Kemi 3 banjo. Ka vetëm 2 kuzhina”, u shpreh denoncuesi nga India.

Situata nuk është aspak e mirë për indianin që deklaron vështirësitë e jetesës në një ambient të përbashkët me aq shumë persona. Për të vërtetuar se fjalët e tij janë të vërteta, ai na ka vënë në dispozicion dhe një video që tregon realitetin e indianëve të rekrutuar nga agjencia në fjalë.

Problemet e energjisë elektrike janë të shpeshta, pasi duke qenë shumë persona në të njëjtin ambient, linja nuk i përballon elektro-shtëpiaket. Bazuar fjalëve të indianit, ata kanë kërkuar ngrohëse të reja për shtëpinë nga agjencia por janë përballur me
arrogancën e tyre që nuk denjojnë as në kthimin e përgjigjes.

“Ngrohësja nuk është e mirë, nëse nuk të pëlqen, mund ta blesh për vete”, tha ai.
Ai madje tregon dhe bisedat e grupit dhe mesazhet që vijnë nga kompania janë arrogante dhe anashkaluese, duke mos konsideruar kërkesat e tyre.

“Aktualisht për punëtorët e huaj që vijnë në Shqipëri është njëlloj skllavërie moderne. Është njëlloj skllavërie moderne”, u shpreh avokatja Xhina Veizi.

“Shoku im tentoi vetëvrasjen”, u shpreh denoncuesi nga India./Top Channel


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës