LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më mbajnë paratë”/ Si u fut në Shqipëri kompania e lituanezit e akuzuar për skllavëri në Maltë

Shtetasi indian që denoncon kompaninë rekrutuese për skllavëri, zbardh skemën se si ata bien pre e mashtrimit. Përpos mohimit të të drejtave të ofruara në kontratë, atij i mbahen edhe një pjesë dërrmuese nga paga e tij. Kontrata rezulton fiktive dhe ajo shërben vetëm si mbrojtje ndaj kontrolleve të institucioneve.

28 Janar 2026, 22:37 Nga E. D
“Më mbajnë paratë”/ Si u fut në Shqipëri
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria ka mjaft nevojë për punëtorët e huaj, por, denoncimet zbulojnë se sipërmarrësit dhe institucionet po i lënë në mëshirë të fatit ndaj abuzimeve. 

Shtetasi indian që denoncon kompaninë rekrutuese për skllavëri, zbardh skemën se si ata bien pre e mashtrimit. Përpos mohimit të të drejtave të ofruara në kontratë, atij i mbahen edhe një pjesë dërrmuese nga paga e tij. Kontrata rezulton fiktive dhe ajo shërben vetëm si mbrojtje ndaj kontrolleve të institucioneve.

“Kur erdha, puna dhe rroga e parë po vinte tek unë. Isha shumë i gëzuar, se ishte shumë rrogë e mirë e mendova se ishin orët shtesë që kisha punuar shumë dhe mendova se ishin para për mua. Kompania më kishte thënë 8 orë, por kisha bërë ekstra shumë, por kur shkova te zyra e tyre, te kompania ime.

Më thanë se këto janë fitimet e tua, 45% janë të kompanisë dhe 55% janë të tuat. Dhe po ashtu, pasi më dha 55%, më ndali dhe qiranë e shtëpisë 150 euro, për çdo muaj. I thashë kjo është falas, jo tha nuk është falas. Por kjo është kontrata jote i thashë, ushqimi dhe të gjitha, pse nuk i paguan. Kjo kontrata nuk është për ty, është vetëm për qeverinë më tha”, u shpreh denoncuesi nga India.

Ky i ri, thotë se nuk po flet vetëm për vete, por edhe për indianët e tjerë që u rekrutuan bashkë me të dhe nuk kanë guxim të denoncojnë.

Ne i jemi drejtuar Agjencisë së rekrutimit, WFDM, për të mbajtur një qëndrim lidhur me denoncimin dhe gjetjet e programit, por nuk morëm asnjë përgjigje zyrtare deri në transmetimin e dokumentarit.

Megjithatë, jashtë kamerave, një përfaqësues i kompanisë mohoi deklarimet e shtetasit indian. Ai pretendon se janë mbajtur të gjitha zotimet dhe kontrollet e Inspektoratit të Punës nuk kanë gjetur shkelje.

Por, i intervistuari ynë thotë se atij i duhet të mbulojë shpenzime që duhej ti paguante kompania rekrutuese.

“U shokova, 150 euro për shtëpinë, 40 për energjinë elektrike, 20 euro këtë janar për benzinë. Ushqimi, çdo muaj blej ushqim, është i shtrenjtë, sepse jam vegjetarian. Shumë e vështirë për mua. Shkoj nga mëngjesi në darkë dhe në fund më bien diku te 300 euro, ndonjëherë 200 euro.

Tani jam shumë i lodhur, pasi fitoj vetëm 200-300 euro. I bëja në Indi, pse erdha këtu. Dua të fitoj 500 euro, më shumë”, u shpreh denoncuesi nga India.

“Sepse pagesat nuk janë të larta, ata variojnë 5-600 euro mesatare. Për tregun që jemi, nuk themi se kanë mundësi të largohen dhe të bëjnë diçka më shumë. Të paktën vitin e parë mund të themi se ka njëlloj skllavërie moderne ndaj tyre”, u shpreh avokatja Xhina Veizi.

Emigranti që ka ardhur nga India thotë se është çliruar nga kompania që e solli në Shqipëri dhe ka gjetur një punë të re, me një tjetër kompani ndërmjetëse.

Plani është se kam gjetur punë të re. Kam lënë kompaninë, pasi kjo kompani është shumë e rrezikshme, më kanë mashtruar mua dhe të gjithë indianët.

Agjencia WFDM, që ka rekrutuar indianin rezulton se operon Në Shqipëri, Maltë dhe Qipro.

Ajo merret kryesisht me gjetjen e personave për shërbim delivery. Kompania është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 11 janar 2024, pra operon prej dy vitesh në tregun shqiptar.

Ortaku i vetëm është Narusevicius Mantvidas, një shtetas nga Lituania. Ajo që bie në sy është fakti se në Maltë, ku operon prej vitesh, ka pasur po ashtu akuza për shfrytëzim punëtorësh dhe skllavëri moderne. Në një ndër mediat prestigjioze në ishull “The maltese Herald”, denoncohet se agjencia e tij e rekrutimit ka dritëhije të forta sa u përket mënyrës së afrimit të këtyre punonjësve.

“Agjencitë shmangen në procesin e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit të huaj. Merren me shumë me problematikat e aplikimit të punonjësit tek aplikimi, viza, lejet e qëndrimit, por më pas ia lënë në dorë punëmarrësit. Shmangen nga përgjegjësitë për të ndjekur më pas ecurinë e punëtorit këtu. Përgjegjësia më pas bie totalisht mbi punëdhënësin shqiptar”, u shpreh eksperti i punësimi Arber Xhihani.

“Për fat të keq nuk mund të them se trajtohen në mënyrë dinjitoze, apo si shqiptarët. Që kur arrijnë në Rinas u merret pasaporta, që të mos lejohen të bëjnë kalime. Dhe nëse do të duan të aplikojnë diku tjetër, të ndalohen. U mbahen deri sa ta shohin të arsyeshme. I shohin si objekt që janë pjesë të tyre, sa kohë kanë interes i mbajnë”, u shpreh avokatja Xhina Veizi.

“Punonjësit e huaj nuk kanë pretendime, pritshmëri, vijnë realizojnë procesin teknik dhe mekanik. U kërkohet llogari, u tërhiqet vëmendje. Janë shumë më të nënshtruar dhe s’kanë interes për të kërkuar disa kushte pune”, u shpreh eksperti i punësimi Erion Muça./Top Channel

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë