Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.
Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian.
Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.
Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në vlerë absolute.
Sipas grafikut janë rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, por siç shënohet në legjendë, në grafik mungon Greqia, ku sipas të dhënave të ndryshme jetojnë të paktën edhe 500 mijë shqiptarë. Në nivelin e mbi 1 milionë banorëve, Shqipëria do të renditej në vend të katërt në numër absolut, pas shtetasve të Ukrainës, Turqisë, Marokut.
Nëse llogaritet në bazë të popullsisë së mbetur në vendin e origjinës, Shqipëria absolutisht kryeson, madje edhe pa përfshirë të dhënat e Greqisë. Shqipëria me rreth 550 mijë shtetas në BE dhe një popullsi 2.36 milion banorë, arrin rreth 230 shtetas për 1,000 banorë, një shifër shumë më e lartë se çdo vend tjetër në grafik.
Edhe pa përfshirë Greqinë, treguesi e vendos Shqipërinë dukshëm mbi vendet e tjera të rajonit, si Kosova (218), Maqedonia e Veriut (107), Bosnja dhe Hercegovina (125) apo Serbia (68), të cilat gjithashtu shfaqin nivele të larta emigracioni, por më të ulëta se Shqipëria.
Nëse përfshihet edhe Greqia, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, pesha e emigracionit për 1,000 banorë rritet edhe më shumë, duke arritur në 466 emigrantë për 1,000 banorë, pra afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.
Diferencat janë të theksuara në raport me shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute për shkak të popullsisë së lartë që ato kanë në vendin e origjinës. Për Ukrainën, Eurostat raporton rreth 2.6 milion shtetas rezidentë në BE, por të krahasuar me një popullsi rreth 39 milion banorë, kjo përkthehet në rreth 67 shtetas për çdo 1,000 banorë.
Në rastin e Turqisë, me rreth 1.7 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 85 milion, pesha bie në rreth 20 për 1,000 banorë, ndërsa për Marokun, me rreth 1.5 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 37 milion, niveli është rreth 41 për 1,000 banorë.
Ky krahasim nxjerr në pah se grafiku i Eurostat, edhe pse e rendit Shqipërinë jashtë “top 10” në numër absolut, e vendos vendin në krye kur shifrat normalizohen me popullsinë, duke reflektuar një emigracion me përmasa shumë të mëdha për një vend të vogël, ndoshta unike në botë, siç tregon qartë dhe grafiku në raport me madhësinë e popullsisë./Dosja.al
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. R...
foto ilustruese TIRANË- Në aspekt njerëzor, lulëzimi i emigrimit ilegal ka sjellë pasoja të rënda dhe në shfryt&eum...
foto ilustruese TIRANË- Kalimi ilegal i emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore është një biznes i...
foto ilustruese TIRANË- Por, përveç këtyre rasteve që sigurisht nuk na bëjnë nder dhe janë totalisht në shke...
foto ilustruese TIRANË- Një komunitet i madh emigrantësh që po vijon të rritet me shpejtësi janë shtetasit nga Filipinet...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka mjaft nevojë për punëtorët e huaj, por, denoncimet zbulojnë se sipërmarrë...
foto ilustruese TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmbl...
foto ilustruese TIRANË- Për të kuptuar se si është realiteti i punëtorëve të huaj në Shqipëri, duke kalua...
Foto ilustruse KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në Mitrovicën e Veriut. Gjatë kontrollit n&e...
BELGJIKË- Gazeta belge PZC ka raportuar se në Belgjikë është zhvilluar sot senca gjyqësore për dy grupet, njëri s...