LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ I zhvatën qytetarit 13 milionë Lekë, mashtruesit e pranojnë: Të gjitha paratë i mori Beni (Kamera e fshehtë)

Arben Mera dhe Adem Zalla fajësojnë njëri-tjetrin për marrjen e parave. Adem Zalla pranon se Qemali është mashtruar dhe paratë i ka përfituar Arben Mera.

22 Shtator 2022, 22:53 Nga DOSJA
VD/ I zhvatën qytetarit 13 milionë Lekë, mashtruesit e
Kronika e STOP

TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e qytetarit Qemal Shabani, i cili është mashtruar nga tre persona për t’i bërë një kompleks blegtoral dhe i morën 3 milionë Lekë të vjetra me noteri dhe të tjera shuma parash por pa noter, duke e çuar shumën e përgjithshme në 13 milionë Lekë të vjetra.

Emisioni Stop, përmes kamerës së fshehtë, u takua me këta persona. Të gjithë ata pranojnë se kanë mashtruar Qemal Shabanin, por “ja pasojnë topin” njëri-tjetrit se kush i ka marrë lekët. Arben Mera dhe Adem Zalla fajësojnë njëri-tjetrin për marrjen e parave. Adem Zalla pranon se Qemali është mashtruar dhe paratë i ka përfituar Arben Mera.

Adem Zalla: E kemi mashtru Qemalin. Jam unë, është Sula i pari, unë, është Beni. Beni i ka marrë të gjitha lekët edhe Beni ka dhe pasuri, ka dhe pasuri, ka fabrikën, ka vila, ka toka. I ka bërë pasuri Beni, edhe ne vetëm shkopinjtë kemi ne. Gënjeshtrat, që na ka thënë neve, mashtrimet.. Unë ia mora Qemalit me deklaratë noteriale, i them “urdhëro”! Se ai ka deklaruar vetë, që lekët janë te unë të gjitha. Ka deklaruar vetë ai.  

Adem Zalla: Ka deklaruar vetë ai, ka deklaruar dhe me shkrim.  

Adem Zalla: Po! E di, si më tha mua? I thashë unë do na çojë Qemali atje, do përgjigjemi te Krimi Ekonomik. Ata e zbulojnë. Hajde më kap k… njëherë,- më tha mua. Edhe i lumtë Benit, s’ka bo asnji.., s’ka dhënë nji copë letër. Na mashtroi të gjithëve.  

Qytetari: Unë dua të di kush i ka? Kujt t’ia marr? Kaq dua të di unë!

Adem Zalla: Kush i ka, Beni i ka marrë të gjitha. Vetëm me dëshmitarë, me dëshmitarë.  

Sula: Ne pra, jemi dëshmitarë. Lirimi ka marrë 2 milion lekë.  

Qytetari: Këtë 2 milionshin nga e ka marrë Lirimi?  

Sula: Nga unë dhe nga Nafaili, ia kemi marrë te Qemali, ia kemi dhënë te Tajvani.  

Qytetari: Këtë 2 milionshin, Lirimi është e sigurtë që ia ka dhënë Benit, apo i ka mbajt për vete? K’të dua të di unë! 

Adem Zalla: Të gjitha Benit, edhe na turpëroi me Qemalin. Qemali, burrë zotni. Po s’vajti puna te krimi ekonomik…  

Arben Mera rezulton se është pjesë e auditit në Ministrinë e Bujqësisë dhe jo pjesë e AZHBR-së siç ishte prezantuar. Në takimin me të ai pranon se ka marrë 6 milionë e 200 mijë Lekë të vjetra për projektet dhe asgjë më tepër. 

Arben Mera: Unë kam marrë 6 milionë e 200 mijë lekë. Pra, u bë herën e parë i dhive, stallë dhish etj, etj, komplet tjetër.  

Qytetari: Po ti i kishe dhënë nji numër protokolli atij Qemalit. I kishe dhënë nji numër 329, 15 janar të 2020-s.  

Arben Mera: S’u bë leja e mjedisit , s’erdhi. 

Qytetari: Domethënë ai projekti ishte për…?  

Qytetari: Për frigorifer ai, që protokollove ti?  

Arben Mera: Po, për frigorifer. Mua Qemali më ka pas ngel nga pjesa e projekteve, e letrave dhe e fjalëve 4 milionë lekë shqiptare.  

Qytetari: Po faturë i bëre ti për k’to projektet?  

Arben Mera: Po s’është përfunduar pra, s’është përfunduar. Se fatura bëhet, kur merren dhe lejet e zhvillimit. Janë 6 projekte brenda. Secili inxhiner të pret faturën e vet.  

Qytetari: Ademi thotë, që na ka mashtru Beni, ka marrë gjithë ato lekë.  

Arben Mera: Pse s’kam bo punën.  

Qytetari: Edhe s’ka bërë asnji punë. Na mashtroi.  

Arben Mera: Unë nuk du të flas, se i pari i ka marrë lekët Ademi.  

Arben Mera: Nji, i pari. I dyti i ka marrë i biri. 

Qytetari: Po ai i biri, për çfarë i mori? Se ai thotë, që ti e bëre si Koordinator atë.  

Arben Mera: Po pikërisht pra, tashi unë e kam marrë vesh i fundit fare, sa lekë ka dhënë miku im.  

Në fund u zhvillua dhe takimi me Sulën, personi që kishte prezantuar Qemal Shabanin me këta 3 persona të cilët kishin premtuar investimin. Sula pohon se të gjithë e kanë mashtruar Qemalin, edhe pse vetë ai, i njihte si burra të mirë.

Sula: Këta na kanë mashtruar!  50 vjet, që e njoh. Adem Zalla. Edhe më vjen mu, është bërë një miku im më thotë, e kam si djalin tem thotë, Drejtor i Fondacionit për dhënie kredie falas…  

Sula: Nuk ma përcaktoi atëherë ai. Banka botërore…  Njëkohësisht tha kanë marrë dhe djalin tim koordinator. Djali i vet është gazetar.  

Sula: Lirim Zalla! Edhe vijmë në Tiranë, takojmë Lirimin. Lirimi u zu me gjithë shoferin.  

Stopi: Pse bëtë noteri?  

Sula: Si mos bëjmë noteri?! Si jepen ato lekë kështu?!  Po jo, tha,- ne e kemi besë. Ç’keni ju? Takojmë dhe me Benin, se nuk e njihja Benin. Na u prezantua Drejtor i Ministrisë së Bujqësisë.  

Stopi: Beni sa ka marrë?  

Sula: Beni ka marrë 4 milionë e 200 mijë vetëm tek Qemali njëherë. Beni ka marrë 2 milionë lekë gjoja për topografin. Adem Zalla ka marrë 3 milion me noteri. Adem Zalla ka marrë 2 milionë lekë tek Qemali prapë. Gjithsej Beni bashkë me Ademin kanë marrë 11 milionë e 700 mijë tek Qemali. Qemali i ka dhënë Lirimit 2 milionë lekë.  

Marrë nga TVKLAN

arben mera adem zalla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj