LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Motra mban peng vëllain: Më jep para që të bëj certifikatën e shtëpisë sime!

Ajo thotë se nuk ka asnjë mundësi financiare dhe arsyeja që e mban peng Ilirin është certifikata e pronësisë së shtëpisë së saj. Duke pretenduar t’i shesë Ilirit pjesën e shtëpisë së prindërve, ajo mendon të sigurojë paratë për të marrë certifikatën e banesës bashkëshortore.

16 Prill 2023, 20:05 Nga DOSJA
VD/ Motra mban peng vëllain: Më jep para që të bëj
Sadetja

TIRANË- Iliri është djali më  i vogël mes 8 fëmijëve i cili është kujdesur për prindërit e tij derisa kanë ndërruar jetë dhe për këtë ata i kanë  lënë një testament. Në këtë testament, sqaron ai në “Shihemi në Gjyq”, përfshihet shtëpia dhe një pjesë toke. Iliri ua ka lënë motrave e vëllezërve tokën duke mos marrë asgjë për vete dhe duke kërkuar vetëm shtëpinë.

Përballë tij në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është Sadetja, njëra prej motrave e cila refuzon t’ia japë firmën për këtë shtëpi. Ajo thotë se nuk ka asnjë mundësi financiare dhe arsyeja që e mban peng Ilirin është certifikata e pronësisë së shtëpisë së saj. Duke pretenduar t’i shesë Ilirit pjesën e shtëpisë së prindërve, ajo mendon të sigurojë paratë për të marrë certifikatën e banesës bashkëshortore.

Sadete: Unë kërkoj hall, strehim koke. Jam jashtë pa shtëpi. Ti mua më do firmë që ke katër copë.

Ilir: Moj motër, unë kam shkuar ditën e tretë të operacionit se kam bërë dy operacione. Ditën e tretë kam shkuar në punë moj të ngisja ekskavatorin. Duhej të shkoja moj se duhej të haja. Moj ç’është kjo moj zonja Eni, të lutem?

Eni Çobani: Tani është e vërtetë që ke katër vila se thonë ke katër vila, ti paç dhjetë xhanëm…

Ilir: Moj zonja Eni çfarë vilash? Kam të tria vajzat, unë kam hyrë garant që të blejnë shtëpi.

Sadete: Edhe 700 metër që ke te shtëpia e vjetër aty. Ore unë nuk do marr shtëpi në varr, unë desha sa të strehoj kokën, ta gëzosh ti shtëpinë. Por unë nuk të jap firmë ty kurrë pa marrë certifikatën e shtëpisë time, të qetësohem edhe unë një ditë, të qetësohem edhe unë si gjithë njerëzit. Jam pa asnjë kusht në këtë moshë! Jam pa sallon, kam bërë një copë shtëpi shtesë.

Eni Çobani: Tani më fal zonja Sadete, me gjithë dhimbjen që na përcollët me faktin që ti nuk ke pasur fëmijë dhe kjo është një fatkeqësi që s’e keni pasur vetëm ju, por ka shumë gra. Tani ky kusht që ju vini, po s’mora unë certifikatë banese, unë s’të hedh firmën, tani çfarë lidhjeje ka ky me banesën tënde se tani më vjen keq? Tani ti kërkon para nga zotëria se duhet ta thuash troç tani që ta dëgjojë publiku, kërkon para apo jo?

Eni Çobani: Kërkon t’ia shesësh vëllait atë pjesë toke që ti të marrësh lekë që të bësh certifikatën se kështu i bie!

Sadete: Po ashtu desha se unë jam pa gjendje.

Eni Çobani: Motrat që flasin në këtë formë unë nuk i kuptoj dot se jemi motra vetë, e kupton.

Sadete: Të më ndihmojë se unë nuk kam gjendje.

Marrë nga tvklan.al

shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë