LIVE UPDATES
Aktualitet

The Mirror: Kërcënimet e qeverisë po përshpejtojnë ardhjen e shqiptarëve me gomone! Të rinjtë i largohen varfërisë, luajnë bixhoz me jetën e tyre

The Mirror shton se duke përdorur vdekjen e Mbretëreshës e dëbimin e Boris Johnson, trafikantët bërë oferta dhe ulje çmimesh për të rinjtë shqiptarë, duke u siguruar se do të mbërrinin më me lehtësi në destinacion duke qenë se politikanët në Mbretërinë e Bashkuar ishin të fokusuar nga ngjarje të mëdha.

16 Prill 2023, 17:47 Nga F.M
The Mirror: Kërcënimet e qeverisë po përshpejtojnë
Ervini

BRITANI E MADHE- Kërcënimet e Rishi Sunak për ndalimin e gomoneve ka bërë që të rinjtë shqiptarë të nxitonin për të përfunduar udhëtimin drejt Britanisë së Madhe, që ndodhta kishin muaj që e kishin planifikuar. The Mirror shkruan se në këtë përfundim kanë dalë studiuesit që kanë vizituar Shqipërinë një javë më parë, në kuadër të një misioni ‘fakt mbledhës’. Sipas tyre, bandat kriminale kanë ushtruar presion mbi të rinjtë shqiptarë që të niseshin me gomone, para se këtyre udhëtimeve tu jepet ‘goditja e fundit’ nga qeveria.

Kështu, The Mirror shton se duke përdorur vdekjen e Mbretëreshës e dëbimin e Boris Johnson, trafikantët bërë oferta dhe ulje çmimesh për të rinjtë shqiptarë, duke u siguruar se do të mbërrinin më me lehtësi në destinacion duke qenë se politikanët në Mbretërinë e Bashkuar ishin të fokusuar nga ngjarje të mëdha.

Dr Krish Kandiah i Fondacionit Sanctuary tha se shumë të rinj shqiptarë kanë në plan të vijojnë me tentativat për të kaluar në Britaninë e Madhe, nëse nuk bëhet diçka për të hapur rrugët ligjore dhe për të ulur varfërinë në vend, kryesisht në Veri.

“Ata gjejnë mënyra për të shpëtuar nga varfëria, duan të shohin një të ardhme për veten e tyre". Varfëria është një faktor shtytës i madh. Kur isha për herë të fundit në Shqipëri në vitet 1990, ishte zyrtarisht vendi më i varfër në Evropë me më shumë njerëz që udhëtonin me kuaj dhe karroca sesa makina. Qytetet janë modernizuar shpejt, por ka pjesë të vendit që janë lënë pas nga zhvillimi,”- tha Dr Krish Kandiah.

Duke intervistuar një grup prej nëntë të rinjsh në Kamëz, Dr Kandiah zbuloi se të gjithë ata kishin një anëtar të familjes që kishte emigruar në Angli me gomone.

“Shkuan të bënin lekë, shumica punojnë në lavazhe dhe tregti ndërtimi,”- shtoi ai.

Dr Kandiah tha se bandat kriminale janë të aftë të marketohen në mediat sociale si dhe i tundojnë të rinjtë të bëjnë kalimin me gomone me premtimin e jete luksoze.

Rreth 12,301 njerëz nga Shqipëria shkuan në Mbretërinë e Bashkuar me gomone vitin e kaluar, sipas shifrave të qeverisë britanike.

“Financimi i ndihmës në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar tashmë për të trajtuar disa nga pabarazitë në Shqipëri. Por, e rëndësishme është të ofrohen rrugë të sigurta, ligjore për të rinjtë shqiptarë që duan të punojnë në Angli, pa pasur nevojë të rrezikojnë të mbyten në Kanalin Anglez ose të përfundojnë në shtëpitë e barit,”- tha ai ndër të tjera.

Një student, 22-vjeçari Ervin, tha se ëndrra e tij ishte të bëhej menaxher hoteli.

Ai u tha studiuesve se të rinjtë shqiptarë nuk ia dalin dot në vendin e tyre, me pagat që marrin humbasin durimin.

Ai vetë tha se nuk do të udhëtonte kurrë me gomone.

“Historia ka treguar se këto lloj parash vijnë me shumë vështirësi. Jeta është e vështirë kudo dhe nuk jemi të vetmit që kemi ikur. Është e vështirë, prandaj ne duhet të ndjekim procedurën e duhur në vend që të rrezikojmë kalimin illegal,”- tha Ervini.

The Mirror e përshkruan Shqipërinë si vendin me një det kristal i pastër, pamje malore që të lë pa frymë, vende historike magjepsëse, ushqime të shijshme dhe njerëz miqësorë e mikpritës. 

“E ndërsa shumë pushues shkojnë drejt Shqipërisë, mijëra të rinj shqiptarë largohen nga vendi…Pse? Nuk ka luftë në Shqipëri, nuk ka persekutim nga shteti, nuk ka shkelje të theksuara të të drejtave të njeriut. Çfrë nuk shkon në këtë vend?”- shtrohet pyetja në artikull.

“Doja të zbuloja se çfarë po e shtynte eksodin e të rinjve shqiptarë, pse kaq shumë po kriminalizoheshin ndërsa udhëtonin nëpër Evropë dhe nëse mund të bëhej diçka për ta ndaluar atë. Misioni im faktmbledhës në Shqipëri zbuloi 3 faktorë kryesorë shtytës dhe 3 faktorë kryesorë tërheqës. Faktori i parë shtytës që hasa ishte varfëria ekonomike. Faktori i dytë shtytës është mungesa e mundësive. Një nxënës i klasës së 9-të në fshatin Kamëz më tha se fitohet dy herë më shumë në një kantier ndërtimi në MB se çdo punë tjetër në Shqipëri. Faktori i tretë i shtytjes është efekti ‘kërpudhë’. Sa më shumë shqiptarë që largohen, aq më shumë i ndjekin ata. 

Në këtë epokë të migrimit global, shumica e shqiptarëve largohen përmes rrugëve legale. Ata që janë me arsim të lartë dhe të aftë, shfrytëzojnë mundësitë për të studiuar ose punuar jashtë shtetit. Mjekët janë në Gjermani. Financierët në Amerikë. Ndërsa të rinjtë shqiptarë që s’gjejnë mundësi legale, luajnë bixhoz me fatin e tyre dhe nisen me gomone për në Angli. Faktorët e tërheqjes janë po aq të fortë. E para dhe më e dukshme është tërheqja nga bandat e organizuara kriminale që përfitojnë nga pabarazitë në rritje në Shqipëri. Ata ofrojnë aspiratë për ata që jetojnë pa shpresë dhe mundësi, duke premtuar kalime të lira dhe të lehta nga Calais. Kostoja prej 3000 £ mund të paguhet pas mbërritjes përmes punës.

Faktori i dytë tërheqës është reputacioni i Britanisë. Shqiptarët kanë dëgjuar se ka mungesë të fuqisë punëtore në MB, për shembull në ndërtim. Ata kanë përshtypjen se Britania është më pak raciste se vendet e tjera evropiane. Çdo ditë ata shohin rolin e jashtëzakonshëm që luan Mbretëria e Bashkuar në industrinë e muzikës, televizionit dhe filmit. Reputacioni ynë i fortë për demokracinë, lirinë dhe drejtësinë duket se i kapërcen titujt kundër emigracionit. Faktori i tretë tërheqës është, për ironi, kërcënimet e Britanisë për të ndaluar gomonet. Kjo gjë thjesht i nxit që përshpjetojnë udhëtimet,”- shtoi Dr Krish Kandiah.

Më shumë se 1,100 emigrantë kaluan kanalin javën e kaluar, ndërsa më shumë se 4,500 e bënë vetëm në vitin 2023. Mes tyre ka pasur edhe shumë shqiptarë të cilët kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Britaninë e Madhe ku u takua me kryeministrin Rishi Sunak dhe nënshkruan një marrëveshje. Të gjithë shqiptarët që po e vuajnë dënimin në burgjet angleze, do të ekstradohen në atdhe. Kjo gjë do të bëhet gradualisht. Vizita e Ramës erdhi pas një retorike të ashpër që tensionoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër dhe e ka konsideruar një pushtim emigrimin e shqiptarëve në Britani.

Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky Neës se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat 'tufë' dhe 'pushtim', i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve. Megjithatë Braverman nuk dorëzohet! Ajo vazhdon të mendojë njësoj dhe ka rinisur negociatat për dëbimin e emigrantëve drejt Ruandas, të cilin e konsideron një vend të sigurtë.

shqiptaret ne angli shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet