29 Korrik 2022, 12:02
Nga I.A
Foto Ilustruese
HIMARË- Katër administratorë të subjekteve janë proceduar penalisht në Himarë, pasi kishin zaptuar vijen bregdetare të Himarës. Këta kishin vendosur çadra dhe shezlonge pa leje dhe për këtë arsye nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Gjatë aksionit të Policisë, u sekusetuan gjithashtu 130 çadra dhe shezlongët përkatës.
Njoftimi i Policisë:
Gjipe, Himarë Policia e Himarës vijon kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Gjipe, Himarë. Procedohen penalisht administratorët e 4 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.
Sekuestrohen 130 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për shtetasit:
M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
policia e himares
Aktualitet
29 Korrik 2022, 11:42
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar hapjen e garës për ndërtimin e Teat...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 11:42
A.B
Porti i Durresit
DURRËS- Disa automjete të dyshuara janë bllokuar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Policia ka bër&eum...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 11:37
A.B
Zjarre
TIRANË- Në territorin e Shqipëisë janë aktive 15 vatra zjarri. Kështu bën të ditur Qendra Kombëtare Ope...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 11:28
A.B
Digjet makina
FINIQ- Një mjet është përfshirë nga flakët rreth orës 08:55, në fshatin Viron, Finiq. Makina ka qen&e...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 11:11
I.A
TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë Kulturore ka publikuar një leksion të profesorit amerikan Richard Hodges ne Univ...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:58
A.B
Anton Gjinaj
TIRANË- Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme për sekuestron e 23 pasurive të biznesmenit&nbs...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:40
A.B
Andrzej Izdebsk
TIRANË- Vdekja e polakut Andrzej Izdebsk në Shqipëri nuk po kalon pa jehonë në Poloni. Një artikull i 'B...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:14
Fjola Graçi
Andrzej Izdebski
TIRANE- Autoritetet polake kanë ngelur pa fjalë kur kanë mësuar se tregtari Andrzej Izdebski ka vdekur në Shqip&e...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:36
I.A
KPA
TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e Prokurorit të Tiranës A...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:40
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Janë hapur aplikimet për rregjistrimet në Universitet. Të gjithë maturantët mund të rregjistrohe...