29 Korrik 2022, 10:40
Nga A.B
Evis Kushi
TIRANË- Janë hapur aplikimet për rregjistrimet në Universitet. Të gjithë maturantët mund të rregjistrohen nga dita e sotme deri në 3 gusht, për të aplikuar në degën e preferuar. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila thotë se ky është një moment shumë vendimtar për të gjithë maturantët që duan të ndjekin studimet e larta.
Ministrja, njofton se studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifa dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së numër 386. Po ashtu, Kushi nënvizon se pas marrëveshjes së fundit të nënshkruar me Kosovën, të rinjtë shqiptarë mund të aplikojnë në Kosovë për të ndjekur studimet e larta.
NJOFTIMI I EVIS KUSHIT:
Ja ku erdhi momenti që ju të merrni vendimin final për programin ku do të vijoni studimet e larta. Duke filluar nga sot e deri në datën 3 gusht, portali U-Albania do të jetë i hapur për ju që të bëni aplikimet. Ju sugjeroj që të mbështeteni në prirjet dhe pasionet tuaja, por gjithashtu të konsultoheni edhe një herë me mësuesit dhe prindërit, në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur dhe të rrisni më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ju. Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe shërbimeve.
Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti https://bit.ly/3O7srrS.
Gjithashtu, nisur nga marrëveshja e fundit që kemi nënshkruar me Kosovën, dëshiroj të ftoj edhe të rinjtë dhe të rejat nga Kosova që të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri. Ju uroj të gjithëve shumë suksese!
matura shteterore 2022 evis kushi
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:22
I.A
Foto Ilustruese
FIER- Një person është arrestuar ditën e sotme në Lushnje, pasi ka vjedhur një sasi parash në nj&eu...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:27
A.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 33-vjeçar ka mbajtur peng një grua në Elbasan. Sipas forcave blu, ndaj autorit Prokuroria ka nisur proce...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:17
I.A
Foto ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur në Fier, ku ka mbetur i lënduar një fëmijë 4-vjeçar. Mësohet s...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:08
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Stërvitja ushtarake e NATO-s 'Defender' do të rikthehet sërish në Shqipëri vitin e ardhshëm...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 10:05
A.B
Policia
BELSH- Haki Zdrava është vënë në pranga në qytetin e Belshit pasi iu janë gjetur në banesë armë z...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 09:34
A.B
Policia
TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Policia informon se në pranga k...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 09:32
A.B
Policia
TIRANË- Një 54-vjeçare është raportuar si e zhdukur në kryeqytet. Ka qënë nipi i saj ai i cili ka denoncu...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 09:16
A.B
Ilaçet
TIRANË- Ilirian Mërkuri është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi tregonte medikamente mjek&eu...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 08:57
A.B
Policia kufitare
VLORË- Dy mjete lundruese “Jet ski” janë bllokuar ndërsa janë ndëshkuar me...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 08:39
A.B
Ambulance
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ptolemaidha të Greqisë, ku një shqiptar ka humbur jetën. Bë...