LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ 20 mijë lekë në dorë dhe....operatori i 'Piranjave' blen certifikatën e kasapit brenda ditës, drejtori e bekon

Ndërkohë, që stafi i Piranjave është detyruar të paguajë edhe një tarifë prej 20 mijë lekësh, pavarësisht se fatura nuk është e rregullt.

24 Mars 2023, 23:00 Nga DOSJA
VIDEO/ 20 mijë lekë në dorë dhe....operatori i
Emisioni Piranjat

TIRANË- Shqiptarët vazhdimisht janë në kërkim të mënyrave për t’u larguar nga vendi, e një prej tyre është edhe marrja e një certifikate profesionale.

Emisioni investigativ “Piranjat” në Syri Televizion ka denoncuar këtë të premte se si Presidenti i Urdhrit Rajonal të Veterinarise dhe Mbrojtjes se Bimëve në Tiranë, Ymer Elezi merr ryshfet për të dhënë certifikata fiktive për profesionin e kasapit.

Ndërkohë, që stafi i Piranjave është detyruar të paguajë edhe një tarifë prej 20 mijë lekësh, pavarësisht se fatura nuk është e rregullt.

Brenda disa ditës, pa shkuar asnjëherë në kurs, operatori i 'Piranjave' Almir Çela, arrin të marrë certifikatën në gjuhën angleze, gati për të shkuar në Angli.

Gazetari i Piranjave ka shkuar edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Mjekëve veterinerë të Shqipërisë, aty ku i pranishëm ishte dhe zv/ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari dhe zyrtarë të tjerë, ku përballimi me të vërtetën nuk u prit mirë nga asnjë prej të pranishmëve.

Anglia është një nga vendet që ka nevojë për të punësuar kasapë. Shqiptarët kanë gjetur këtë mënyrë të re dhe po dynden drejt Mbretërisë së Bashkuar. Gjithçka, në rregull deri në këtë pike, por mënyra se si ikin është tejet e dyshimtë dhe abuzive. 

Gazetari i Piranjave, Eraldo Harlicaj ka arritur të zbërthejë skemën abuzive që ndodh në Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë. Një shpërdorim detyre që vjen nga presidenti Ymer Elezi për përfitime financiare personale.

Fillimisht shkojmë te godina e Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Tiranë. Aty na tregojnë rrugën për të shkuar te presidenti Ymer Elezi dhe marrim numrin e tij të telefonit.

Telefonojmë z. Elezi dhe menjëherë kuptojmë se situata është më e thjeshtë se sa mendohet.

“Përshëndetje, mi sillni letrat mua dhe do ua rregulloj unë, më pas ju ftoj të takohemi nga afër”.

Takimi i dytë me presidentin Elezi si rregull duhet të bëhet në zyrë, por preferon të na takojë në makinën e tij Smart.

“Ne zakonisht duhet të bëjmë kurse 2 javore për të marrë certifikatën. Formohet grupi prej shumë personash dhe bëhet trajnimit, ashtu, kështu, bëjnë provimin dhe e marrin të gjithë".

“Unë do ju jap një certifikatë apriori. Do ju fus te grupi i vitit 2022, sepse në vitin 2023 nuk ka pasur grupe. Do ju ftoj në zyrë”, - thotë ai.

Deri tani gjithçka është shpresdhënëse dhe shumë shpejt do të kemi në dorë certifikatën.

'Piranja' Eraldo dhe montazhieri Adi shkojnë në zyrën e presidentit, Ymer Elezi, dhe flasin për marrëveshjen. Elezi pranon ta lëshojë certifikatën brenda ditës, pa asnjë problem. Ai na shpjegon se ka pasur dhe probleme. “Ka pasur raste që Gjermania na ka kërkuar sqarime të metejshme dhe e kemi bërë së dyti certifikatën. Certifikatën e Adit do e bëjmë dhe në anglisht. Do të ndjekësh pas sekretaren dhe atje do të paguash 20 mijë lekë të rinj”.

Në momentin që Adi shkon për të marrë certifikatën, Eraldo lë ryshfetin në tavolinë që drejtori e mirëpret dhe lëshon një mal me fjalë me bekime. Pas pak, si për çudi, certifikatën e kasapit e kemi në dorë. Montazhieri ynë, Almir Çela, është bërë zyrtarisht kasapi më i ri në qytet.

Duke parë situatën alarmante vendosim që president Elezin, ta takojmë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Mjekëve Veterinerë të Shqipërisë, aty ku i pranishëm është dhe Zv/ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari.

Drejtori mundohet të justifikohet dhe t’u hedhë hi syve të pranishmëve, që mundohen ta shpëtojnë nga pozitat e vështira, por faktet janë kokëforta dhe pamjet e qarta. Ballafaqimi me të vërtetën nuk pritet mirë nga Ymer Elezi drejtuesit e tjerë të lartë që merren me politikat veterinare në Shqipëri… Gjithsesi mbledhja solemne vazhdoi dhe pasi ne u larguam nga salla.

Maarrë nga Syri

emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen