12 Korrik 2022, 16:41
Nga k.m.
Pamje nga aksioni
GJIROKASTËR- Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Road Guard 32". Dy persona janë vendosur në pranga pasi transportonin 23 emigrantë të paligjshëm, nga Tepelena në drejtim të Tiranës. Në pranga kanë përfunduar: B. T., 52 vjeç, banues në Lushnje dhe K. Sh., 44 vjeçe, banues në Durrës. Ndërsa janë sekuestruar 1 automjet dhe 2 aparate celulare.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër
Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Road Guard 32". Transportonin 23 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Road Guard 32", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit B. T., 52 vjeç, banues në Lushnje dhe K. Sh., 44 vjeçe, banues në Durrës.
Në hyrje të qytetit Tepelenë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin furgon me drejtues shtetasin B. T. dhe pasagjere shtetasen K. Sh., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin me këtë furgon, 23 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.
gjirokaster policia e gjirokastres
Aktualitet
12 Korrik 2022, 15:58
e.k
Maks Haxhia
TIRANË- Avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë aksionin e tyre kundër hartës së re gjyq&eu...
Aktualitet
12 Korrik 2022, 15:52
k.m.
Foto ilustruese
Copa qeramike kanë mbushur fushat e një qyteti antik në Shqipërinë juglindore, shkruan AFP, ku grabitësit kan...
Aktualitet
12 Korrik 2022, 14:24
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet A.F ka rënë në prangat e policisë së Tiranë...
Aktualitet
12 Korrik 2022, 14:20
e.k
Klodian Rasha dhe Nevaldo Hajdaraj
TIRANË- Trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dë...
Aktualitet
12 Korrik 2022, 14:15
e.k
Foto ilustruese
KAVAJË- Një banor i zonës ka qenë duke djegur mbeturinat por flakët i kanë dalë jashtë kontrollit. ...
Aktualitet
12 Korrik 2022, 14:10
d.a.
Olti Hysenaj
ITALI- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka humb...
Aktualitet
12 Korrik 2022, 14:12
e.k
Enkelejda Hoxha
KRUJË- Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Posaç&e...
Aktualitet
12 Korrik 2022, 13:33
k.m.
Ton Daans
TIRANË- Ton Daan është një qytetar holandez që ka shërbyer si këshiltar në fushën e riedukimit n&eum...
Aktualitet
12 Korrik 2022, 13:30
e.k
Foto ilustruese
FIER- Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 12:30 në lagjen "Kastriot" në qytetin e Fi...
Aktualitet
12 Korrik 2022, 13:08
k.m.
Fetah Marra
TIRANË- Fetah Marra është autori që i mori jetën fqinjës së tij Fatime Suli, e cila u gjet e vrarë n&e...