21 Mars 2023, 21:02
Nga DOSJA
IMT Durrës
DURRËS- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Durrësi i cili kërkoi ndihmën e emisionit investigativ, pasi nuk kishte më besim te drejtësia. Bedri Dervishi tregoi për gazetarët e Fiksit se ish kreu i IMT Durrës, Ardian Halili njëkohësisht bashkëshort i ish prokurores Rabjana Halili, ka shkelur vendimet e gjykatës duke vendosur që banesa e tij të prishet edhe pse e kishte me sigurim padie.
“Banesa ime u përjashtua nga legalizimi me arsyetimin se cënon sigurinë hekurudhore, dhe u la 1 muaj kohë për ankimim, ndërkohë inspektoriati vendosi ta prishte. Unë bëra sigurim padie dhe pse i kisha këto, ditën që kryeinspektori kishte vendosur ta shembte ata erdhën në banesën time“, thotë Dervishi.
Qytetari mban në dorë vendime të shumta prokurorie për mosfillim procedimi penal ndaj zyrtarëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit , edhe pse kishin dalë mbi vendimin e gjykatës. Por jo vetëm aq pasi gjykata e shkallës së parë edhe ajo e apelit kishin kërkuar rihetim dhe ngritje akuze,por organi i akuzës nuk e bën. Fiksi solli dokumente kontradiktore të kësaj dosje.
Banesa e Dervishi e përjashtuar nga legalizimi me arsyetimin se cenon sigurinë hekururdhore , me vendim gjykate u legalizua, dhe jo vetëm aq, këtë herë thuhet qartë në vendimin e gjykatës, se Hekurudha Shqiptare shprehet se nuk e cenon sigurinë hekurudhore. Dhe kështu banesa legalizohet, por nuk mbaron këtu, qytetarit i kanë vajtur 6 gjoba dhe 6 kallëzime penale për ndërtime të paligjshme. Të gjitha janë rrëzuar në gjykatë, pasi nuk ka ekzistuar një i tillë.
Fiksi solli dëshmi të pakundërshtueshme, ku oficerët e policisë gjyqësore tregojnë se nga drejtuesi i policisë dhe IMT-së kanë pasur presione për të vendosur gjoba dhe për të ardhur në terren.
Njëri prej tyre i cila ka mbajtur edhe kallëzimin e parë penal të Dervishi, Afrim Veliu, ndaj punonjësve të IMT-së pohon se kanë dashur t’i djegin dosjen. Veliu tregon se meqë mbrojti dosjen, kundër Halili, bashkëshortja e tij prokurore në atë kohë Rabjana Halili e ndoqi penalisht për një çështje. Ai e këshillon denoncuesin të mos vazhdojë ta kërkojë të drejtën sepse nuk do ta gjejë.
Marrë nga TOPCHANNEL
imt durres bedri dervishi fiks fare
Aktualitet
21 Mars 2023, 20:55
k.m.
Foto ilustruese
Në luginën e Patokut buzë detit Adriatik, peshkatarët kanë gjetur mënyra të reja për të peshku...
Aktualitet
21 Mars 2023, 20:47
k.m.
Foto ilustruese
Në amfiteatrin e Durrësit kanë filluar të martën sondazhet, që synojnë zbulimin e elementeve të are...
Aktualitet
21 Mars 2023, 20:37
F.M
Lefter Alla dhe Aqif Konesha
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro...
Aktualitet
21 Mars 2023, 20:08
F.M
Lefter Alla
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, i cili është vënë në pranga është f...
Aktualitet
21 Mars 2023, 19:07
F.M
Luan Daci
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit që dënoi me 6 muaj burg, ...
Aktualitet
21 Mars 2023, 19:05
k.m.
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, p...
Aktualitet
21 Mars 2023, 18:38
k.m.
Radhët në Korçë
KORÇË- Vijon dita e dytë e aplikimit për skemat mbështetëse në bujqësi. S&e...
Aktualitet
21 Mars 2023, 18:31
a.l
Sekuestrohen 34 mijë euro në Portin e Durrësit
DURRËS- Një shumë prej 34 mijë eurosh janë sekuestruar në Porti...
Aktualitet
21 Mars 2023, 17:23
k.m.
Foto ilustruese
Shqiptarët po largohen dhe ky është një problem i madh për bizneset italiane që operojnë në vend. P...
Aktualitet
21 Mars 2023, 17:01
F.M
Foto Ilustruese
AUSTRI- Një 31-vjeçar shqiptar dhe një 43-vjeçar, shqiptar i Kosovës janë vënë nën hetim n...