Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
VIDEO/ Me kanabis e pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
Të riut i është sekuestruar arma si dhe lënda narkotike, ndërkohë që vet është dërguar në paraburgim
30 Tetor 2022, 10:19Nga I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Erion Ymeri, u kap me kanabis si dhe me pistoletë me vete. Të riut i është sekuestruar arma si dhe lënda narkotike, ndërkohë që vet është dërguar në paraburgim.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/ Finalizohet nga Forca e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Walker". Lëvizte me armë zjarri (pistoletë) dhe me lëndë narkotike me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën "Myslym Keta", lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën "Myslym Keta", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.