LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Pronarët e Sharrës nuk e njohin njëri-tjetrin/ Dëshmia në SPAK: Nuk e dimë kush na ka regjistruar

Sipas dokumenteve zyrtarë, rezultojnë të jenë pronarët fundorë të kompanisë mëmë nga Holanda “Geogenix bv”, e cila, nëpërmjet kompanisë bijë “Integrated Energy bv” ka fituar koncesionin 128 milionë euro të landfillit të Sharrës.

5 Gusht 2023, 16:03 Nga k.m.
VIDEO- Pronarët e Sharrës nuk e njohin njëri-tjetrin/
Foto ilustruese

Dosja hetimore e SPAK hedh në dritë të tjera detaje për aferën korruptive me inceneratorin e Tiranës. Biznesmenët e huaj, që në dokumentet zyrtare rezultojnë si pronarët e djegësit, në fakt  nuk e njohin njeri-tjetrin. Alberto Presezzi, Salvatore Ruselli, Thomas Hansman dhe Ernesto Granelli janë shprehur para organit të akuzës se nuk e njohin njeri-tjetrin dhe as personat që kanë pasur role drejtuese në shoqërinë offshore “Geogenix bv”. Ata janë shprehur se njohin veç Mertirit dhe Zoton dhe nuk e dinë kush i ka regjistruar si pronarë fundorë.

Sipas dokumenteve zyrtarë, rezultojnë të jenë pronarët fundorë të kompanisë mëmë nga Holanda “Geogenix bv”, e cila, nëpërmjet kompanisë bijë “Integrated Energy bv” ka fituar koncesionin 128 milionë euro të landfillit të Sharrës.

Por, Alberto Presezzi i “Bruno Presezzi spa”, Salvatore Ruselli i “Hydro srl”, Thomas Hansman nga “Paul Wurth” dhe Ernesto Granelli nga “Energy Recuperator”, deklarojnë se nuk e njohin njëri-tjetrin ose personat që kanë aktualisht apo kanë pasur role drejtuese dhe menaxhuese në shoqërinë offshore “Geogenix bv”.

Të paktën, në këtë mënyrë i janë përgjigjur pyetjeve që Prokuroria e Posaçme SPAK u ka drejtuar atyre nëpërmjet letër-porosive, në kuadër të hetimit për koncesionin e landfillit të mbetjeve të Sharrës, në Tiranë.

Përfaqësuesi i “Paul Wurth”, Hansman, deklaron se është shkëputur ng “Integrated Energy bv” që në dhjetor 2017, pra tre muaj pasi kompania fitoi kontratën koncesionare të Sharrës. Ai deklaron se nuk njeh emrat që kanë mbajtur postin e drejtorëve dhe menaxherëve të kompanisë në Holandë dhe nuk e di se si dokumentet e tij personale kanë përfunduar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues të kompanisë koncesionare në Shqipëri.   Alberto Presezzi i kompanisë italiane “Presezzi spa” thotë se bashkë me kompaninë zvicerane “Icare” zotërojnë maxhorancën e aksioneve të “Geogenix bv”. Por, këto aksione janë të fjetura dhe do të aktivizoheshin në rast se do të arrinin të gjenin financimin 100 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. Deri më tani, ky financim nuk është gjetur dhe Presezzi dhe “Icare” vijojnë të jenë aksionerë të fjetur, pa fuqi ligjore. Ai deklaron se nuk e di kush janë drejtorët menaxhues të kompanisë “Geogenix bv”, nuk e njeh administratorin e Sharrës dhe nuk e di kush i merr vendimet dhe kush merr përfitimet prej saj.

Ruselli i “Hydros srl”, i cili sipas letrave në Shqipëri rezulton se zotëron 25 përqind të kompanisë mëmë, deklaron se ai vetëm 1 kuotë tek “Geogenix”, me vlerë të papërfillshme. Ai nuk e di se si gjenden të dhënat e tij personale në Regjistrin e Pronarëve Përfitues në Shqipëri, nuk njeh administratorin e Sharrës dhe as drejtorët e menaxherët e “Geogenix bv” në Holandë.

Ernesto Granelli i “Energy Recuperator”, i cili sipas letrave zotëronte 30 përqind të kompanisë “Integrated Energy bv” në momentin që kjo e fundit fitoi koncesionin për Sharrën, ka deklaruar për prokurorët shqiptarë se nuk ka idenë që kompania e tij ka fituar kontratën për impiantin e mbetjeve në Tiranë.  Gjithashtu, Granelli deklaron se nuk njeh asnjë prej drejtorëve apo menaxherëve të “Geogenix bv” në Holandë.

Megjithatë, të gjithë këta persona njohin të njëjtët emra- Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Giusepe Ciafaglione. Të gjithë personat që zotëronin “pronarë në letra” identifikojnë dyshen Mërtiri-Zoto se drejtuesin e koncesionit të Sharrës dhe se janë njohur me këta të fundit nëpërmjet italianit Ciafagflione. Në bazë të këtyre dëshmive dhe provave të tjera, SPAK ka krijuar bindjen se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët de fakto të koncesionit të Sharrës./Syri

landfilli i sharres

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj