LIVE UPDATES
Aktualitet

“Duan të na nxjerrin nga Porti i Durrësit”/ Qeveria shqiptare i bllokoi aktivitetin, kompania gjermane për DW: U zaptuan pjesë të terminalit tonë! Po shkelet marrëveshja mes dy vendeve

Incidenti i fundit shkel marrëveshjen dypalëshe të investimeve Gjermani-Shqipëri.

5 Gusht 2023, 15:53 Nga k.m.
“Duan të na nxjerrin nga Porti i Durrësit”/ Qeveria
Foto ilustruese

Autoriteti Portual i Durrësit vendosi aty blloqe betoni, mëngjesin e 29 korrikut. Veprimet u argumentuan me faktin se ka një plan të ri sigurie, në kuadër të zhvillimit të projektit “Durrës Marina & Yacht”.

Kur ka nisur punën në Portin e Durrësit kompania EMS dhe çfarë kontrate keni pasur me institucionet shqiptare?

Florian Çimo: Gjatë procedurës së një tenderi ndërkombëtar të hapur nga qeveria shqiptare në vitin 2012, kompania gjermane EMS-Fehn-Group fitoi të drejtën e koncensionit për menaxhimin dhe operimin e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit. Në maj të vitit 2013, EMS-Fehn-Group dhe qeveria shqiptare lidhën një kontratë koncesioni që i jepte kompanisë sonë të drejtën për të përpunuar ngarkesat e anijeve në Terminalin Lindor. Pak kohë më vonë, EMS-Fehn-Group themeloi operatorin e portit shqiptar EMS Shpk, (EMS APO), si njësi operative. Që atëherë, kompania ka menaxhuar këtë terminal. Kontrata e koncesionit ka një afat prej 35 vjetësh, pra deri në vitin 2048.

Që nga 29 korriku i këtij viti, kompania nuk lejohet të punojë brenda portit. A mund të na tregoni më konkretisht se çfarë ka ndodhur dhe cilat janë pretendimet e Autoritetit Portual të Durrësit për vendimin e marrë?

Florian Çimo: Në orët e para të mëngjesit të datës 29 korrik, Autoriteti Portual i Durrësit, pra autoriteti shtetëror shqiptar që është i ngarkuar për administrimin e portit, sëbashku me pjesëtarë të ekipit të sigurisë së portit dhe të mbështetura nga forca të Policisë së Shtetit, hynë në Terminalin Lindor dhe zaptuan pjesë të qenësishme të zonës së terminalit, duke vendosur aty blloqe betoni. Kjo ka dëmtuar ndjeshëm mundësitë tona me qëllim vijimin e punës. Aktualisht ne po bëjmë çdo përpjekje për të ofruar shërbimet tona kundrejt rrethanave të reja të imponuara. Në përgjigje të pyetjeve tona, Autoriteti Portual i Durrësit pretendon, se veprimet e ndërmarra janë bërë me qëllim zbatimin e një plani të ri të sigurisë së portit.

Kjo ishte hera e parë që ne mësuam rreth këtij plani. Vetëm një ditë para se pjesë të terminalit tonë të zaptoheshin, pas orarit zyrtar të punës, pasditen vonë të datës 28 korrik, EMS APO ka marrë një email nga Autoriteti Portual i Durrësit. Ky email na vinte në dijeni rreth një plani të ri menaxherial për Portin e Durrësit.

Sipas këtij plani, pjesë të Terminalit Lindor ishin rezervuar për zhvillimin e projektit “Durres Marina & Yacht”. E gjitha kjo ndodh ndërkohë që kontrata koncensionare me EMS-Fehn-Group është ende në fuqi dhe kompania jonë është lënë krejtësisht në terr informativ në lidhje me të ardhmen e këtij koncensioni në Shqipëri. Sipas këndvështrimit tonë, kjo është një tjetër masë, në vazhdën e veprimeve që Shqipëria ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit për të dëmtuar aktivitetet tona tregtare dhe për të na nxjerrë ne jashtë Portit të Durrësit.

A ishte ky një vendim “surprizë” për kompaninë apo është i lidhur me padinë që ju keni ngritur kundër shtetit shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit ICSID në Uashington? Ku konsiston kjo padi?

Florian Çimo: Nëse me “vendim” i referoheni veprimeve të ndërmarra nga Autoriteti Portual i Durrësit më datën 29 korrik, atëherë përgjigja është Po. Ne nuk e prisnim që pjesë të qenësishme të terminalit tonë të zaptoheshin.

Në të njëjtën kohë, ne nuk do të spekulojmë nëse ka ndonjë lidhje mes incidentit të së shtunës dhe kërkesës për abritrazh kundër shtetit shqiptar, kërkesë e cila është depozituar nga EMS-Fehn-Group pranë ICSID (International Center for Settlement of Investment Disputes) gjatë muajit prill. Qëllimi i këtij arbitrazhi është kërkesa për dëmshpërblim financiar për humbjet e shkaktuara nga Shqipëria në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të investimeve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk e kaloi për gjykim ankimimin tuaj. Si e konsideroni këtë vendim?

Florian Çimo: Ky është një proces ligjor dhe ne nuk do të komentojmë rreth tij.

Çfarë hapash të tjerë ligjorë do të ndërmerrni?

Florian Çimo: Aktualisht, avokatët tanë po vlerësojnë situatën./DW

porti i durresit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës