LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Rikthehet Eljana, mashtron qytetarët me 300 Euro për vizë angleze: Nuk punoj klandestinçe unë

Sonte dalin të tjera fakte dhe raste mashtrimi nga Eljana Gjoka. Qytetarët kanë denoncuar pranë e emisionit për një grua nga Vora që mashtronte për viza angleze, duke pretenduar se ka një “mik” brenda ambasadës së Britanisë në Tiranë.

17 Prill 2023, 22:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Rikthehet Eljana, mashtron qytetarët me 300 Euro për vizë
Eljana Gjoka

TIRANË- Eljana Gjoka u denoncua pak kohë më parë nga emisioni Stop në Tv Klan që kishte mashtruar një qytetar nga zona e Kasharit duke i thënë se do ta ndihmonte për një problem pronësie. Eljana Gjoka ishte prezantuar si punonjëse e Kadastrës dhe i kishte marrë qytetarit 3.6 milionë Lekë të vjetra. Mirëpo, ajo u demaskua nga emisioni Stop.

Sonte dalin të tjera fakte dhe raste mashtrimi nga Eljana Gjoka. Qytetarët kanë denoncuar pranë e emisionit për një grua nga Vora që mashtronte për viza angleze, duke pretenduar se ka një “mik” brenda ambasadës së Britanisë në Tiranë.

Redaksia u vu në lëvizje dhe organizoi një takim me Eljanën. Përmes kamerës së fshehtë, Eljana tregon se për të ikur në Angli me vizë turistike 16-ditore, duhet të paguash 300 euro.

Eljana Gjoka – A je mirë?

Qytetari – Ç’a bëhet? Si ke qenë?

Eljana Gjoka –Hiç! Mirë! Juve?

Eljana Gjoka –Më thuaj, ç’a problem ke? Me se mund të ndihmoj?

Qytetari – Unë për në Angli.

Qytetari – Du me ik në Angli! Ke ndonjë mundësi të më ndihmosh ? Si i bëhet aa? Si, qysh, tek?

Eljana Gjoka –Unë punoj me Ambasadën, nuk punoj kështu klandestinçe.

Eljana Gjoka –Bëhet regjistrimi. Vjen përgjigja për 1 muaj, a për dy javë. Për dy muaj. Varet, si dalin listat. Kupton? Njoftohesh, jep intervistën.

Eljana Gjoka –Kupton? Nëse ke pas probleme me shtetin, nëse ke pas ndonjë ekspuls, nëse ke ndonjë ndjekje penale, noi gjë. Këto duhet t’i di përpara kohe!

Qytetari – Mua më intereson të iki. Ashtu kam ca punë të miat. Iket me vizë, a si iket?

Qytetari – Si është viza? Sa?

Qytetari – Për 16-të ditë duhet të kthehesh?

Eljana Gjoka –Jo, jo, po 16-ditore ta presin edhe biletën. Për 16-të ditë do kthehesh!  Ama mos u kthe! C’lidhje ka?! S’të kërkon kush llogari.

Eljana Gjoka -300 euro është vetëm regjistrimi.

Qytetari – Ty, çfarë të duhet nga unë tani?

Eljana Gjoka –Karta e identitetit e jotja! 300 euroshin, regjistrimin, e-maili jot! Vjen çdo gjë nëpërmjet e-mailit. Informohesh nëpërmjet e-mailit. Nuk më jep të drejtën mua askush, numrin tënd të telefonit, të informojnë në filan datë, të kthehesh poshtë, ose në filan datë jep intervistën në çdo vend të botës, që të jesh ti. Edhe kjo është ajo proçedura.

Eljana tregon se ka lidhje me “shefin e madh”, i cili sipas saj punon si përfaqësues i anglezëve.

Eljana Gjoka – Brendësia është e imja, që nëse s’të del emri, të kthehen lekët mbrapsht, sepse edhe shefi, që punon aty brenda, kshu ia ka thënë të gjithëve “mos ke noi vjedhje, mos ke noi grabitje”. Nuk flas për ty.

Eljana Gjoka – Ne vëmë në dijeni. Në rast se nuk të del emri, thotë, që pozitivitet ose negativitet. Pozitiv ose negative. Kupto? Edhe nëse del pozitiv, ti ikën. Nëse del negative, vjen te unë. Unë i them shefit “më plotëso formularin për tërheqjen e lekëve”. Megjithë formularin t’i dorëzoj prapë. Kjo është ajo proçedura, që bëjmë ne.

Qytetari – Unë dua të di, sa e sigurtë është, që do iki?

Eljana Gjoka –100%! Në momentin, që të del emri, 4 ditë mbrapa ti thirresh me dhënë intervistën.

Qytetari – E ç’a do them unë atje në intervistë?

Eljana Gjoka –Asnjë gjë! Vetëm thjesht do tregosh, që nuk ke çështje penale, ose di një gjuhë të huaj. C’lidhje ka edhe sikur mos ta dish anglishten. A më kupton?

Qytetari – Po na ndihmon ai shoku jot atje brenda?

Eljana Gjoka – Nuk është shoku, është drejtori i madh.

Eljana Gjoka – Është drejtori i madh aty brenda. Jo amerikani, edhe anglezi është shqiptar, që i përfaqëson këto në mungesë të tyre.

Ajo tregon gjithë procedurën, duke e ditur se qytetari kërkon vizë për të ndenjur më pas përgjithmonë në Angli.

Eljana Gjoka –Pjesa më e madhe e këtyre, që ka çu ky, kanë dalë me problem, nuk i kanë tregu problemet që në fillim.

Qytetari – Unë s’kam asnjë problem.

Qytetari – I kam të gjitha, unë dua vetëm garancinë, domethënë ç’a garancie, që të iki edhe kaq?

Eljana Gjoka –Garancinë ato e japin 100%!

Qytetari – Po ç’a garancie duhet për andej, se unë s’kam garanci?

Eljana Gjoka –E bien ato dokumentin. E bien ato, se e kanë një mbështetje ato atje, ku do me shku. Për 16-të ditë të sigurojnë shpi ato. Pastaj bëj ç’a të dush ti! Ik zhduku!

Eljana Gjoka –Brenda vitit duhet të përcillen 14-të viza! Brenda vitit, jo më shumë se 14-të! Se nuk e japin të drejtën e 16-të ditëve, kur je brenda 14-tës. Kupto? I japin 4 ditë, 3 ditë, 2 ditë… po 3 ditë do me shku ti. A e kupton? Kshu që, kur të japin pak ditë, nuk të japin shumë garanci.

Qytetari – Si e kalove këtë Vitin e Ri?

Eljana Gjoka –Mirë! Edhe këtë vit me dosje nëpër duar. Ulu aty përpara, tu punu, tu punu online.

Marrë nga TVKLAN

eljana gjoka emisioni stop

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet