12 Shtator 2023, 08:54
Nga A.B
Autori
TIRANË-Policia e kryeqyteti ka marrë masa ndaj një 39-vjeçari, i cili qëlloi me armë sportive ndaj një mace. Ngjarja u bë virale në rrjetet sociale, pasi pamjet u publikuan ngado. Policia shoqëroi në komisariat shtetasin S. K., 39 vjeç. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (mace), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe shoqërimin e autorit.
Në vijim të veprimeve, u shoqërua në komisariat shtetasi S. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin S. K., për veprat penale "Keqtrajtimi i kafshës", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.
vriten macet me arme
Aktualitet
12 Shtator 2023, 08:43
a.l
Pamje
TIRANË- Pamje të rënda nga rruga e Dibrës në Tiranë! Dy persona kanë qëlluar me armë drejt maceve të...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 08:44
A.B
Vendi i krimit
TIRANË- Ministria e Brendshme ka reaguar pas lajmit se në Greqi kanë humbur jetën 6 shqiptarë pas të shtë...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 08:36
r.ll
enca
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca nën akuzën e kultivimit t&eu...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 08:34
a.l
Enca
TIRANË- Pak pas arrestimit për kultivim kanabisi nga Policia e Tiranës, këngëtarja Ruenca Haxhiaj e njohur me emrin artistik ...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 08:26
A.B
Vazot ne verande
TIRANË-Policia ka bërë publike pamjet nga banesa e këngëtares Ruenca Haxhiaj, e njohur nga të gjithë si...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 07:57
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 07:50
A.B
Vendi i krimit
GREQI- Gjashtë personat që u ekzekutuan një ditë më parë në qytetin bregdetar të Artemidës n&eu...
Aktualitet
11 Shtator 2023, 22:43
I.A
Shkollat
TIRANË- Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur shqetësimi i një prindi të kthyer nga emigra...
Aktualitet
11 Shtator 2023, 22:07
I.A
Pamje nga vendngjarja
GREQI- Urdhëri për vrasjen e 6 shqiptarëve ditën e sotme në Greqi e ka dhënë mafia shqiptare e bur...
Aktualitet
11 Shtator 2023, 21:58
I.A
Biseda
RROGOZHIN- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një infermieri burgu nga Rrogozhina të arrestuar për dhunë në famil...